LIVE UPDATES
Politike

Lirimi i Vangjush Dakos, Boçi: Drejtësi me porosi, shenja e radhës se në Shqipëri nuk ka ligj

Gjatë fjalës së tij, Boçi u shpreh se lirimi i Dakos të cilin e cilësoi si bosin e mafias është shenja e radhës se në Shqipëri nuk ka ligj, por drejtësi me porosi.

28 Shkurt 2024, 14:14 Nga N.F
Lirimi i Vangjush Dakos, Boçi: Drejtësi me porosi, shenja e
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me lirimin e Vangjush Dakos. Gjatë fjalës së tij, Boçi u shpreh se lirimi i Dakos të cilin e cilësoi si bosin e mafias është shenja e radhës se në Shqipëri nuk ka ligj, por drejtësi me porosi.

Ai më tej shtoi se PD ka vënë r para keqpërdorimit e Spakut dhe gjykatave te drejtësisë se re. Nënkryetari u shpreh se Dako nuk u lirua se e lejoi tejkalimi i procedurave, por sepse ai zbatoi ligjin e heshtjes së Ramës. Boç shtoi se Vangjush Dako është fytyra e pushtetit që Edi Rama ka ndërtuar në Shqipëri që në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës.

Fjala e plotë:

Lirimi i Vangjush Dakos, bosit të mafies, betonizuesit të Durrësit dhe serial-killerit të zgjedhjeve në këtë qark, është shenja e radhës se në Shqipëri nuk ka ligj, por drejtësi me porosi. Partia Demokratike e ka vënë e para alarmin e keqpërdorimit e  Spakut dhe gjykatave te drejtësisë se re si vegla të verbëta në duart e partisë së krimit dhe do të jetë e fundit që do të heshtë përballë kapjes së sistemit të drejtësisë nga Edi Rama. Konvaleshenca e Dakos nga suita e paraburgimit, e ngritur posaçërisht për të dhe zyrtarët e tjerë socialistë, në kushtet e shtëpisë, është sinjali që Edi Rama u dërgon bashkëpunëtorëve: me pak harxhe, dhe po të po ti përmbahet kodit të Omertas, dmth; te qepni gojën, do t’ia hidhni!

Dako nuk u lirua se e lejoi tejkalimi i procedurave, por sepse zbatoi ligjin e Omerta-s, të heshtjes, së Edi Ramës. Dako nuk u akuzua për krimet e tij të rënda që rëndonin mbi të si betonizimi i Durrësit dhe krimi monstruoz elektoral të mirëdokumentuar, por për shtesë kati dhe ‘shpërdorim detyre’. Ai nuk u dërgua në shtëpi se nuk ka prova, por se ai e dha provën e besnikërisë ndaj partisë dhe Edit. Besnikëria, e cila bazohet mbi parimin: lejojeni drejtësinë e re tone të bëjë sikur po na godet, që nëpërmjet saj të godasim kundërshtarët politikë dhe të jemi në pushtet sa të duam vetë.

Vangjush Dako është fytyra e pushtetit që Edi Rama ka ndërtuar në Shqipëri që në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës. Ai nuk mund të dënohet sepse është mik i Ramës, bashkëpunëtor i tij, por mbi të gjitha në bashkëfajësi dhe bashkëdijeni me të. Edi Rama nuk lejon ta dënojnë Gjushin. Ai, disa muaj në paraburgim, si në kohën e etërve komunistë, ia konsideron si ‘kuadro në qarkullim’. Ndërkohë që kreu i vjedhjes së zgjedhjeve dhe betonizimit të Dyrrahut antik dërgohet në shtëpi, lideri i opozitës Sali Berisha, pa asnjë akuzë, pa asnjë provë, mbahet në izolim. Shtyrja e seancës së djeshme për masën e Sali Berishës, me pretekstin se ishte e zënë me seancë tjetër, nga gjyqtarja me dy identitete Gjoka-Maneku, dhe nguti për të liruar Dakon, tregon se gjyqtarët e Ramës, as nuk fshihen më në animin e tyre të qartë politik. Njerëz të tillë do të bien bashkë me padronin e tyre. Betejë pa kthim! Mosbindje civile! O sot o kurrë! është përgjigja jonë.

luçiano boçi pd rama vangjush dako

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje