Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Dosja ka raportuar hap pas hapi sesi Begaj ka spastruar Presidencën nga çdo i punësuar gjatë kohës që Ilir Meta ishte president duke shënjuar një rast flagrant të keqpërdorimit të institucioneve nga politika.
TIRANE- Pushimi i paprecedent nga puna që presidenti Bajram Begaj i bëri Drejtorit të Informimit Publik dhe Marrëdhënieve me Jashtë, Edvin Shvarc duke përdorur si shkak mungesën e diplomës së njesuar Shqipëri, ka ndezur një debat të fortë publik mbi përdorimin politik që presidenti i ri po i bën administratës së Presidencës. Dosja.al ka raportuar hap pas hapi sesi Begaj ka spastruar Presidencën nga çdo i punësuar gjatë kohës që Ilir Meta ishte president duke shënjuar një rast flagrant të keqpërdorimit të institucioneve nga politika.
Por a është kaq i zellshëm Presidenti i Ri për të verifikuar diplomën e çdo të punësuar në shtet? Dosja ka vendosur t'ja lehtësojë punën, pasi me gjasë posti i ri e ka ngarkuar goxha, duke i sjellë një listë interesante të zyrtarëve shumë herë më të rëndësishëm dhe më të paguar se Shvarc.
Po ia nisim me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, më herët ministër. Veliaj ka përfunduar studimet dhe është diplomuar në Grand Valley State University, në SHBA. A e ka njësuar diplomën në Shqipëri?
Zyrtari i dytë, sërish brenda Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, ka përfunduar studimet në Universitetin e Sheffield, Britani e Madhe. A e ka njësuar diplomën në Shqipëri?
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përfunduar studimet në Clark University Massachussets SHBA, po a ia ka çuar kryeministrit Edi Rama diplomën shqiptare?
E njëjta pyetje vlen edhe për 4 ministre të tjera. Bora Muzhaqi, Elva Margariti Belinda Balluku e Delina Ibrahimaj, që janë shkolluar dhe diplomuar jashtë vendit. A duhet të shkarkohen nga detyra? A kanë zgjedhur të shkojnë te Ministria e Arsimit për të dorëzuar diplomën e tyre e njësuar edhe në vendin tonë?
Presidenti mund ta pastrojë ndërgjegjen e tij duke vepruar për të provuar se akti i shkarkimit të Shvarc nuk ishte politik por nw pwrputhje me standartet dhe si ushtarak që ndjek standartet, vendosë të zbatojë ligjin deri në fund. Kështu, presim që presidenti të ndërmarrë hapa të ngjashëm për ti kërkuar edhe këtyre zyrtarëve dokumentacionin e plotë që iu garanton qëndrimin në detyrë.
Lista: Zyrtarët që janë diplomuar jashtë vendit:
Erion Veliaj, Grand Valley State University, SHBA
Arbjan Mazniku, Universiteti i Sheffield, Britani e Madhe
Olta Xhaçka, Clark University Massachussets SHBA
Bora Muzhaqi, London School of Economics and Political Science, në Londër
Elva Margariti, Arkitekturë në Itali
Belinda Balluku, IATA në SHBA
Delina Ibrahimaj, Milano Itali.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pritur me një ceremoni homologun e tij nga Luksemburgu, Xavier Bettel. Në pritjen e organizuar në bulevar...
Xavier Bettel dhe Edi Rama TIRANË- Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel do të zhvillojë ditën e sotme një vizitë z...
Foto Ilustruese BERAT- Kryeministri Edi Rama ka denoncuar vetë vetën me anë të një postimi në Facebook. Kjo pasi teksa k...
Edvin Shvarc TIRANË- Gazetari dhe moderatori i njohur, Enkel Demi ka reaguar ashpër në lidhje me largimin nga puna të Edvin Shvarc nga ...
Bajram Begaj dhe Edvin Shvarc TIRANË- Gazetari Bledian Koka ka reaguar ashpër pas lajmit të bërë publik në media për shk...
Edvin Shvarc TIRANË- Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të madh me origjinë hebreje, Robert Shvarc është larguar nga post...
Richard Nephew SHBA- Koordinatori i qeverisë amerikane për luftën kundër korrupsionit global, Richard Nephew rikonfirmoi angazhimin e a...
Sali Berisha POGRADEC- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Rama se ka shkatërruar shtetin elektoral, duke krij...
Sali Berisha POGRADEC- Duke folur gjatë takimit me intelektualë të Pogradecit Berisha nuk kurseu akuzat ndaj kreut të qeverisë...
Sali Berisha POGRADEC- Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Rama është më keq se sa Ramiz Alia. Gjatë fjalës së...