LIVE UPDATES
Politike

Berisha non grata, koordinatori amerikan: SHBA përqendrohet tek dukuria, jo tek emrat

Richard Nephew deklaroi se nga takimet e para të tij në Shqipëri kanë qenë me kreun e SPAK Arben Krajën. Ndërkohë që nënvizoi se lufta kundër korrupsionit në Shqipëri duhet që të vazhdojë kudo që shfaqet dhe jo vetëm te opozita

25 Gusht 2022, 21:42 Nga I.A
Berisha non grata, koordinatori amerikan: SHBA përqendrohet tek dukuria, jo
Richard Nephew

SHBA- Koordinatori i qeverisë amerikane për luftën kundër korrupsionit global, Richard Nephew rikonfirmoi angazhimin e administratës së presidentit Joe Biden në luftën kundër kësaj dukurie në gjithë botën. Në konferencën e tij të parë për shtyp të enjten në Uashington, foli edhe për Ballkanin Perëndimor, duke thënë se problemet e tjera ekzistuese në rajon, përkeqësohen si pasojë e korrupsionit. Ai vlerësoi Shqipërinë si partner të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit dhe tha se SHBA do ta luftojë korrupsionin kudo që ta ndeshë.

Në paraqitjen e parë para mediave në Uashington, zoti Nephew, i cili u emërua në korrik nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha se administrata e presidentit Joe Biden ka treguar qysh në vitin e parë të punës se lufta kundër korrupsionit është “interes thelbësor i sigurisë kombëtare dhe një nga përparësi e politikës së jashtme amerikane”.

“Ne do të vazhdojmë të promovojmë llogaridhënien e zyrtarëve të korruptuar përmes të gjitha programeve tona, atë të sanksioneve, kufizimeve financiare dhe të vizave nga Departamenti i Shtetit”, tha zoti Nephew.

Zoti Nephew tha se Shqipëria është një partner i rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

“Një nga takimet e para që kam pasur kur e kam marrë këtë pozitë ka qenë me Prokurorin Special të Shqipërisë si dhe me disa prej zyrtarëve të tij. Ishte shumë e qartë për mua, që në atë diskutim, se Shqipëria është një partner i rëndësishëm ndërsa ne kemi disa programe për ndërtimin e kapaciteteve kundër korrupsionit si dhe kemi disa aktivitete të tjera që janë duke u mbajtur me Shqipërinë”, tha i emëruari i qeverisë amerikane për luftën globale kundër korrupsionit.

Shtetet e Bashkuara u kanë ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara për shkak të korrupsionit, disa figurave në politikën e Shqipërisë, mes së cilëve ish-kryeministri Sali Berisha është emri më i njohur.

Në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës se disa herë në Shqipëri është shprehur shqetësimi se veprimet e SHBA-së në lidhje me korrupsionin në Shqipëri janë të përqendruara më shumë tek njerëzit që nuk janë më në pushtet, ndërkohë që vetë raportet e përvitshme të Departamentit të Shtetit flasin për “korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e qeverisë”, zoti Nephew tha se kritikat për këtë nuk janë të arsyeshme.

“Theksi dhe vëmendja jonë është tek sfida e korrupsionit, jo kush është personi që po e shkakton korrupsionin. Besoj se do ta shihni që ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë çështjet e korrupsionit kudo që i gjejmë ato... Nuk mendoj se kritikat janë të arsyeshme në atë drejtim, por unë prapë do e nënvizoja partneritetin tonë të vazhdueshëm dhe se ne do të vazhdojmë t’i trajtojmë të gjitha çështjet për të cilat kemi shqetësime”, tha zoti Nephew.

Zyrtari amerikan gjithashtu tha se qeveria e SHBA-së gjithmonë i kushton vëmendje luftës kundër korrupsionit në tërë Ballkanin perëndimor, megjithëse kohët e fundit tensionet ndër-etnike janë ato që kanë marrë vëmendjen më të madhe.

“Nuk ka asnjë Sekretar Shteti që shkon në takim me një homolog të huaj me një çështje të vetme në agjendë. Zyra ime ekziston që të sigurohemi që elementi kundër korrupsionit i politikës sonë të jashtme është i përfaqësuar në forma të ndryshme. Unë nuk besoj që një çështje merr më shumë vëmendje nga çështjet tjera. Unë do të thoja se ajo që e kemi kuptuar është se çështja e korrupsionit i bën shumë prej problemeve të tjera, edhe më keq se sa që janë”, tha zoti Nephew.

Zoti Nephew, në shtator, do niset në një tur nëpër botë duke nisur me Evropën ku do të mbajë konsultime me vendet partnere për dy javë. Ai nuk përmendi se në cilat vende do të udhëtojë.

Lufta kundër korrupsionit përparësi e administratës Biden

Vitin e kaluar, presidenti Biden mbajti takimin e parë të nivelit të lartë për demokracinë me udhëheqës botërorë, përfshirë edhe ata nga Ballkani, ndërsa një nga pesë pikat kryesore të punës ishte edhe lufta kundër korrupsionit. Takimi i dytë i këtij lloji, sipas zotit Nephew do të mbahet në pjesën e parë të vitit 2023.

Zoti Nephew tha se udhërrëfyesi i punës së tij përbëhet nga pesë shtylla kryesore, të cilat janë:

Zoti Nephew tha se qeveria amerikane është e vetëdijshme se nuk mund të priten mrekullira në luftën kundër korrupsionit, ndërsa nuk pranoi të thotë cili rajon në botë është më i korruptuari për qeverinë amerikane. Në lidhje me këtë ai tha se qeveria amerikane do e ndryshojë qasjen e saj duke mos e trajtuar korrupsionin njëjtë për një rajon të tërë, por do mundohet të kuptojë nevojat e secilit vend individualisht për ta luftuar këtë fenomen.

Marrë nga VOA

sali berisha antony blinken joe biden richard nephew

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet