Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Meta tha se nuk ka pasur gjë të kundraligjshme kur ai ishte në drejtimin e LSI-së, ndërsa i cilësoi si lojëra e manipulime të karakterit mediatik që bëhen për të spostuar vëmendjen nga fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorit të Tiranës.
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë për emisionin “Kjo Javë”, teksa foli për Petrit Vasilin të thirrur në SPAK, tha se nuk mban përgjegjësi për kohën kur ai nuk ishte në krye të partisë. Qëndrimi i tij lidhej me thirrjen e nënkryetarit Petrit Vasili në SPAK, për çështjen e lobimit në SHBA. Meta tha se nuk ka pasur gjë të kundraligjshme kur ai ishte në drejtimin e LSI-së, ndërsa i cilësoi si lojëra e manipulime të karakterit mediatik që bëhen për të spostuar vëmendjen nga fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorit të Tiranës.
Më herët, Prokuroria e Posaçme mori në pyetje nënkryetarin e Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ku dha shpjegime për llogari të hetimit për lobimin e LSI-së në SHBA. Hetimet mbi lobimin ne SHBA nisën pas kallëzimit në SPAK nga deputeti Halit Valteri. Në këtë kallëzim ai ngriti pretendime duke e akuzuar Metën dhe tre persona të tjerë për disa vepra penale, mes të cilave “korrupsion” dhe “fshehje të pasurisë”. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, Meta shprehet se Partia e Lirisë zbaton vetëm ligjet e Shqipërisë, Amerikës dhe çdo vendi demokratik.
Ju keni folur për drejtësi me regji, por teksa dëgjohen edhe zëra se SPAK ka nisur punën me ritme edhe më të shpejta, flitet se do të godasë edhe djathtas. Marrim parasysh faktin që ditën e premte u thirr në SPAK z. Vasili, kohë më parë keni qenë edhe ju… Si i komentoni këto zëra?
SPAK është produkt i një reforme në drejtësi të shkatërruar, që në hapat e parë të zbatimit te saj nga Rama. Kjo padyshim që reflektohet të gjithë mënyrat si është krijuar SPAK apo Gjykata Kushtetuese, duke zgjedhur në mënyrë antikushtetuese Arta Markun. Sikurse e dimë se si është ndërhyrë nga mazhoranca përmes ligjeve, sa rezulton që sot një deputete e mazhorancës ka 4 familjarë në një prokurori.
Kanë thirrur Vasilin, thërrasin me dhjetëra, por kjo nuk përbën shqetësim as më për Metën as për PL, i vetmi shqetësim i yni është përse nuk ndalohen pagesat e inceneratorëve? Përse nuk verifikohen faktet që nuk ka inceneratorë? Përse nuk verifikohen fakte të tjera? Ky është problemi. Sa i takon Vasilit, lobimet, aktiviteteve të ish-LSI, të bëjnë çfarë të duan, bazuar në çdo lloj informacioni…
Jeni të hapur ju për çdo hetim apo thirrje në SPAK?
Kjo nuk është pyetje për mua, përgjigjja ime është se ata që mendojnë se do të spostojnë përgjegjësitë e Ramës për këtë regjim që ka krijuar në Shqipëri, që detyrojnë dhe BE të vendosë sanksione siç ishte ai i fondit për AZHBR, në përralla jo Meta, jo ky, jo ai.
Sa i takon Metës dhe PL, SPAK të bëjë çfarë hetimi të dojë, të çojë letra porosie jo në Amerikë por dhe në Hënë, dhe duhet ta ketë të qartë që Meta dhe PL zbatojnë vetëm ligjet e Shqipërisë, Amerikës dhe çdo vendi demokratik. Dhe Shqipëria dhe Amerika kanë marrëveshje ekstradimi, dhe në çdo moment mund të plotësojnë çdo kërkesë për ekstradim.
Të jeni të sigurtë që asgjë nuk ka pasur të kundraligjshme, që të paktën në kohën që unë kam drejtuar, sepse nuk mund të marr përsipër për kohën që nuk kam drejtuar, absolutisht asgjë. Këto janë lojëra, manipulime të karakterit mediatik që bëhen për të spostuar vëmendjen nga fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorit të Tiranës. Gjitha afera është e ideuar dhe në përfitim të Edi Ramës. Është në shkatërrim të shtetit të së drejtës, në shkatërrim të financave…
Kallëzimi i Valterit mori shkas nga një publikim në një media austriake, që fliste për kontrata lobimi në SHBA, të padeklaruara nga Lëvizja Socialiste për Integrim që i paraprinë fushatës zgjedhore të vitit 2017. Sipas kallëzimit, lobimi është financuar përmes kompanive offshore në Qipro, me qëllim sigurimin e një fotoje në ceremoninë e inaugurimit të ish-presidentit amerikan Donald Trump.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa ka shpërndarë denoncimin e qytetarit digjital, shpjegon arsye...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka shpërndarë disa foto nga Plazhi i Darëzezës në Fier, por ajo çfarë t&...
Klodian Tomorri TIRANË- Pezullimi i fondeve të bujqësisë nga BE-ja, ka qenë kryefjala e ditëve të fundit. Sa i takon la...
foto ilustruese TIRANE- Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare ditën e mërkurë, dhe se mbledhja do të...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka treguar rastin kur shkoi në një disko në Prishtinë vite më parë të ...
Rakip Suli TIRANË- Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli nuk lejon mediat që të jenë të pranishme në mbledhjet e Këshi...
Foto ilustruese Parlamenti në Shqipëri miratoi në orët e para të ditës së sotme me 69 vota pro, 23 kund&...
Foto ilustruese RROGOZHINË- Të dielën, në Bashkinë Rrogozhinë do të përsëriten zgjedhjet lokale, kjo pasi...
Taulant Balla TIRANË- Me marrjen e postit si Ministër i Brendshëm, Taulant Balla nis ndryshimet e para në kupolën e Policisë...
Erion Veliaj, kryetar i bashkise Tirane GOSE-RROGOZHINE- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka vazhduar sulmin ndaj kandidatit të opozitë...