LIVE UPDATES
Politike

"Lojë me fake-vakancat në Gjykatën Kushtetuese!" Vasili: Sulm për rrëmbimin korruptiv nga koorporatizmi dhe politika

Vasili shkruan se ka ndryshuar vetëm mënyra dhe forma e sulmit, por jo qëllimi i tij, e kësaj here sipas tij, përmes fake-vakancave antiligjore.

28 Janar 2025, 10:36 Nga M.B
"Lojë me fake-vakancat në Gjykatën Kushtetuese!"
Petrit Vasili

TIRANA- Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka bërë një postim në rrjetet sociale ku thotë se Gjykata Kushtetuese nuk po gjen stabilitet dhe integritet, sipas tij, për të kryer funksionin e saj dhe është sërish nën sulmin e korrupsionit koorporativo-politik dhe medias së paguar. Vasili shkruan se ka ndryshuar vetëm mënyra dhe forma e sulmit, por jo qëllimi i tij, e kësaj here sipas tij, përmes fake-vakancave antiligjore.

Ai shton se korrupsioni i koorporatës këtë radhë po përdor copa mediash të 'akaparuara' për të mbjellë lojën e fake vakancave me qëllimin e vetëm kontrollin e plotë okult të Gjykatës Kushtetuese dhe përfitimin e interesave korruptive, që rrjedhin nga ky kontroll. Sipas tij, loja me vakancën e gjyqtares së larguar Toska dhe loja me fake-vakancat e tjera, "që po duan të shpiken gjoja me fake-sebepin e rrotacionit, qelben erë me kilometra larg."

POSTIMI:

Loja me fake-vakancat në Gjykatën Kushtetuese, sulm për rrëmbimin korruptiv nga korporatizmi dhe politika! Gjykata Kushtetuese nuk po gjen aspak stabilitet dhe integritet per te kryer funksionin e saj dhe eshte serish nen sulmin e korrupsionit korporativo politik dhe medias se paguar prej tij. Ka ndryshuar vetem menyra dhe forma e sulmit por jo qellimi i tij, kete here permes fake-vakancave antiligjore.

Korrupsioni i korporatës kete radhe po perdor copa mediash te akaparuara per te mbjelle lojen e fake vakancave me qellimin e vetem kontrollin e plote okult te Gjykates Kushtetuese dhe perfitimin e interesave korruptive, qe rrjedhin nga ky kontroll.
Loja me vakancen e gjyqtares se larguar Toska dhe loja me fake-vakancat e tjera, qe po duan të shpiken gjoja me fake-sebepin e rrotacionit qelben erë me kilometra larg. Gjykata Kushtetuese permes vendimesh teresisht te manipuluara, tefalsifikuara dhe absolutisht te pavotuara, po synon ne menyre mafioze te legjitimoje kete rrembim diten per diell e mbeshtetur nga copa mediash qe bejne hapur lojen e korporates dhe te korrupsionit.

Situata faktike pas ndryshimeve kushtetuese të korrikut 2016 e bënë të pamundur respektimin e rregullit të rotacionit. Kjo u shkaktua nga vonesa në zgjedhjen e gjyqtarëve të rinj, të cilët sipas Kushtetutës u zgjodhën për një mandat të plotë në dhe pas vitit 2019, mandat i cili mbaron pas 9 vitesh, në vitin 2028 dhe më pas. Në situatën aktuale natyrshem qe eshte jetik të aplikohet parimi kushtetues, që është kohëzgjatja e mandatit të plotë dhe ndalimi i kufizimit të tij përballë rregullit kushtetues, përtëritja e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese. Edhe në praktikën institucionale të kësaj Gjykate që prej krijimit të saj, rotacioni nuk ka qenë e mundur të respektohet plotësisht për shkak të vonesave dhe procedurave të zgjedhjes.

Në praktikën institucionale, në asnjë rast gjyqtarët nuk janë zëvendësuar menjëherë dhe gjyqtari që i ka mbaruar afati ka qëndruar në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit (neni 125/7 i Kushtetutës) dhe referuar vendimeve të Gjykatës për deklarimin e mandatit ai është llogaritur vetëm nga momenti i betimit, që është dhe fillimi i detyrës, dhe nga asnjë moment tjetër. Edhe referuar qëndrimit të Komisionit të Venecias, arrihet në të njëjtin konkluzion. Komisioni i Venecias ka qene shume i qarte dhe shterrues ne Opinionin No. 978/2020 CDL-AD(2020)010 “On the appointment of judges to the Constitutional Court” states in its paragraph 107 as follows:

Për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” thuhet në paragrafin 107 të saj si më poshtë:

"Modeli kushtetues i miratuar në vitin 2016 është tepër kompleks dhe në terma afatgjatë do të rekomandonte thjeshtimin e tij, në radhë të parë duke hequr rregullin e sekuencës. Kuotat e tre organeve emëruese mund të ruhen duke i caktuar automatikisht rinovimin e mandatit të njëjtit autoritet që kishte caktuar gjyqtarin në largim.

"Së dyti, duhet të hiqen vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare. Gjyqtarët kushtetues duhet të gëzojnë gjithmonë një mandat të plotë nëntëvjeçar, edhe nëse janë zgjedhur me njëfarë vonese ose nëse marrin një mandat që është ndërprerë para kohe; ky ndryshim nuk duhet të krijojë probleme pasi të hiqet sekuenca. Ky ndryshim do ta bënte pozicionin e gjyqtarit kushtetues më tërheqës për kandidatët e kualifikuar, por edhe më kuptimplotë. (paragrafi 107)."

KONKLUZION:

Kontrolli okult i Gjykates Kushtetuese eshte qellimi i vetem i lojes me fake vakancat. Perdorimi i copave te medias eshte pak te thuash qesharak per realizimin e ketij qellimi. Copat e medias se perdorur, po te kishin nje gram integritet dhe te benin zanatin e tyre duhet te shqetesoheshin se pse: Gjykata Kushtetuese në vënd të vendimarrjeve të mëdha, që lidhen me mbrojtjen e Kushtetutës, qe dhunohet çdo ditë nga qeveria, ka si çështje themelore të saj vetëm pazaret e pështira korporatiste për shitblerjen e mandateve të gjyqtarëve të saj përmes lojës korruptive së kohezgjatjes së mandateve dhe të gjoja rifreskimit të saj.

Por eshte shume e qarte se këto pazare mandatesh, te sponsorizuara edhe mediatikisht lidhen qartazi me një trafik influence te dukshem dhe një synim të qartë për nje kontroll total edhe ekstrapolitik të Gjykatës, që lidhet me interesa financiare shumë të mêdha, që vijnë erë dhe që kanë rrëzuar përtokë integritetin ligjor e moral të kësaj Gjykate. BE dhe SHBA nuk duhet te lejojne kurrsesi qe loja korporatiste dhe politike te realizoje rrèmbimin dhe rrenimin perfundimtar te Gjykates Kushtetuese dhe Reformes ne Drejtesi ne teresi e cila aktualisht eshte ne nje moment kritik dhe thuajse ne zhberje totale te saj dhe kthimin e kesaj reforme ne nje plaçke tregu te gjithfare interesash korruptive te cdo lloji.

Ceshtjet kritike sot jane aferat miliardere të Qeverise,dhunimi i të drejtave kushtetuese të qytetarëve dhe subjekteve politike, moszbatimi i vendimeve të vetë kësaj gjykate, kërkojne detyrimisht qendrimin shume te vendosur dhe pa kompromis te saj, por kjo Gjykate peng i interesave të qeverisë dhe korporatizmit korruptiv i ka munguar totalisht misionit te saj.

petrit vasili

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta