LIVE UPDATES
Politike

Lojërat e fatit, Braçe-Ibrahimajt: Pse nuk sillni ligjin në Kuvend, por keni llogaritur fitimet dhe tatimin për të? Ministrja: Duhet të kalojë më 22 dhjetor

Erion Braçe tha se nuk mund të kalohet një ligj që parashikon tatimin për këtë aktivitet, kur ende nuk është gati ligji për rregullimin e tij. Ndërsa nga ana e saj ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se projektligji ende nuk ka përfunduar së hartuari dhe se brenda muajit dhjetor kalon në Kuvend.

1 Dhjetor 2022, 15:49 Nga k.m.
Lojërat e fatit, Braçe-Ibrahimajt: Pse nuk sillni ligjin në
Erion Braçe dhe Delina Ibrahimaj

TIRANË- Tatimi i lojërave të fatit në vend ka qenë në fokus të komisionit të sotëm të Ekonomisë, por pa një dokument për t'u diskutuar se si do të takohet. Në mbledhjen e sotme të Komisionit, deputeti socialist, Erion Braçe tha se nuk mund të kalohet një ligj që parashikon tatimin për këtë aktivitet, kur ende nuk është gati ligji për rregullimin e tij. Ndërsa nga ana e saj ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh se projektligji ende nuk ka përfunduar së hartuari dhe se brenda muajit dhjetor do t'i depozitohet Kuvendit. Por pavarësisht mungesës së dokumentit, kërkoi kalimin lidhur me mënyrën e taksimit nga kolegët prezentë në mbledhje. 

“Dua fjalën për procedurë. Ligji flet për lojrat e fatit, do ishte mirë që të kemi ligjin për të diskutuar.  Deri më tani nuk ka ndonjë shpjegim se deri ku do të shkojmë me lojat e fatit. Për të ditur edhe ne për të gjykuar për normën tatimore që duhet të vendosim. Ky ligj është shumë i rëndësishëm. Të përcakojmë ne gamën e të ardhurave dhe fitimet tatimore. Data 1 dhjetor dhe qeveria se ka sjell ligjin në parlament. Duhet të kemi minimalisht para ligjin për të ardhurat dhe tatimin e lojërave të fatit. Pa hyrë në fuqi ky ligj duhet të hyjë në fuqi ligj tjetër. Si mund ta përcaktojmë ne normën e tatimit kur nuk e dimë se si do të rregullohet ky aktivitet? Bëhet fjalë për të ardhurat apo fitimin? E bëmë këtë gjë për buxhetin, por nuk e bëjmë dot në çdo rast. Deri tani nuk ka ndonjë shpjegim se deri ku do të shkojmë me lojërat e fatit. Për sa kohë e kemi ditur sa të ardhura do të vijnë nga ato, pse pse nuk ka vjen ligji në kohë? Kemi llogaritur 2 mld lekë të ardhura nga tatimi i lojërave të fatit dhe 8 mld lekë nga mbifitimi i kompanive të energjisë,”- u shpreh Braçe përballë ministres së Financave, Delina Ibrahimaj.

Ministrja shpjegoi se ligji i tatimit mbi të ardhurat, ku përfshihen dhe lojërat e fatit, është ligj ombrell që parashikon taksimin e çdo të ardhure që prodhon individi duke shtuar se ligji për rregullimin e lojërave të fatit do të duhet të kalojë në Kuvend më 22 dhjetor.

“Duhet që çdo formë tatime të jetë e rregulluar me ligjin bazë. Pritet të dorëzohet nrenda dhjetor ligji për lojërat e fatit do të jetë në parlament. Nuk do ketë ligj të ri, është aktuali me disa amendime. Do të jetë ligji aktual me disa ndryshime dhe ligji i ri për pensionet private. Ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe ligji për Agjencinë e Trajtimit të Kredive. Më 22 dhjetor parashikojmë të miratojmë ligjin për TAP. Në bazë të tij do të adaptohen dhe ligjet tjera, të pasuara me akte nënligjore. është e rëndësishme që ka ndryshime, por po punohet,” -u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Më pas fjalën e mori sërish socialisti Braçe, i cili me ngulm kërkoi dokumentin, duke kërkuar që kalimi i projektbuxhetit në një mënyrë të ngjashme nuk mund të kthehet në një precedent për të gjithë ligjet e tjera që kalohen, ndërsa deputetët të mjaftohen me faktin që e "di dikush" se si veprohet. 

"Unë fola parimisht. Kemi 2 masa me karakter fiskal me ndikimin në buxhet, ligjin e ri për lojrat e fatit. Të dy ligjet nuk kanë ardhur në Kuvend. Mendoj se kaq lojra fati sa kemi, janë shumë. Unë në lagje kam 2 kazino. Por nëse do i shtojmë këto, të flasim me një kapitull të posaçëm. Këtu minimalisht të kishim ligjin, unë dua t'i mbitaksojmë. Ne nuk vendosim dot duke e marrë me mend. Apo i di dikush dhe ne votojmë. Pa hyrë në fuqi ky ligj duhet të miratohet edhe tjetri. Edhe për fondin e pensioneve. Si do tatojmë pa e ditur si do rregullohet? Nëse e pranuam dhe kaluam buxhetin, kjo nuk mund të ndodhë në çdo rast. Nuk është precedent që mund të vijojë. Sa kohë që në maj hidhen parimet lidhur me buxhetin. Nuk e kuptoj pse vijnë ligjet këtu në kohë. Ne nuk gjykojmë në padije. Minimumi të kemi letrat para, se pjesa tjetër e di si funksionon,"-shtoi Braçe

Në Shqipëri është çelur një debat pas propozimit të federatave sportive për rikthmin e basteve sportive on line, që u ndaluan me ligj më shumë se 3 vjet më parë. Propozimi ka ardhur nga qarqet sportive, të cilat thonë se të ardhurat nga taksimi i tyre mund të përdoren për të financuar sportin në vend.Qeveria e ka marrë në konsideratë dhe organizoi një dëgjesë publike për këtë çështje. Autoritetet zyrtare e kanë marrë në shqyrtim këtë propozim dhe janë në fazën e dëgjesave publike, duke pranuar se ndalimi i basteve dhe lojrave të fatit në Janar të vitit 2019, me përjashtim të kazinove në hotelet me 5 yje, nxiti aktivitetin informal të tyre. Përfaqësues të opozitës dhe ekspertë mendojnë se kjo industri ka nevojë për një disiplinim të thellë, pasi siç thonë ata, në të pastrohen para dhe janë të përfshirë mjaft eksponentë të krimit të organizuar.

Bastet sportive on line dhe lojrat e fatit me përjashtim të kazinove në hotelet me 5 yje, u ndaluan me ligj në Shqipëri me një vendim të para tre viteve. Mbyllja e tyre në Janar të 2019-ës u argumentua nga zyrtarët me dëmin ekonomik dhe social, që po shkaktonte aktivititeti i mbi 4 mijë qendrave të basteve që ekzistonin në vend, dhe me shkeljen e mjaft kritereve si largësia nga njëra-tjetra, apo vendodhja pranë shkollave. Qeveria tha se na atë kohë kjo industri pastronte para dhe financohej në mjaft raste nga krimi i organizuar.

erion braçe delina ibrahimaj ligji per lojrat e fatit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj