LIVE UPDATES
Politike

LUFTA XHAFAJ-SPAK/ Pse hijet e zeza të hakimit të dosjeve vërtiten rreth ish-ministrit të Brendshëm

Çfarë ndodhi realisht në SPAK më 12 mars? Përse lajmi u mbajt sekret për tri javë? Dhe përse Sali Berisha thotë se “duan t’ia faturojnë Xhafajt”?

4 Prill 2025, 19:57 Nga Dosja.al
LUFTA XHAFAJ-SPAK/ Pse hijet e zeza të hakimit të dosjeve
fatmir xhafaj, spak

TIRANË– Më 12 mars 2025, vetëm një ditë para se Gjykata e Apelit të konfirmonte masën e arrestit me burg për Erion Veliajn, ndodhi ajo që sot konsiderohet si një nga ngjarjet më të errëta në historinë e drejtësisë shqiptare. Institucioni më i rëndësishëm i hetimeve penale, SPAK, ra pre e një ndërhyrjeje të paautorizuar në sistemin e tij digjital.

Por më e habitshme se vetë sulmi, është mënyra si u menaxhua. Heshtja institucionale për më shumë se tri javë e ktheu ngjarjen në një terren spekulimesh dhe akuzash politike.

Në pamje të parë, autorët nuk janë aspak ata që do të priteshin: jo hakera profesionistë, as ekspertë IT. Por dy ish-punonjës administrate që, për arsye ende të paqarta, kanë mundur të depërtojnë në sistemin e ruajtjes së e-maileve të SPAK-ut. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për emailet e tre prokurorëve: Enkeleda Millonai, Behar Dibra dhe Elida Kaçkini.

Të nesërmen, të dhënat e vjedhura nisën të qarkullonin. Informacione sensitive nga dosje që lidhen me një ish-ministër dhe një oligark të fuqishëm në sektorin e shëndetësisë, përfunduan në telefonat e dy gazetarëve- një pranë SPAK dhe një tjetër pranë opozitës.

Pak orë më vonë, Zambak Gjoni dhe Arnold Rrokaj u arrestuan. Por arrestimi i tyre nuk u bë publik, as me një deklaratë të shkurtër zyrtare. Sekreti institucional mbi një ndërhyrje të tillë serioze shënoi një precedent të rrezikshëm.

Portali “Prapaskena” ishte i pari që raportoi për përfshirjen e Zambak Gjonit në sulm, ndërkohë që gazetarë të njohur si Anila Hoxha kërkonin më kot informacione zyrtare. Për tri javë me radhë, gjithçka mbeti në errësirë.

Drita u ndez në studion e Blendi Fevziut.

Në mënyrë befasuese, ngjarja u bë publike për herë të parë në emisionin “Opinion”, ku gazetari Elvi Fundo zbuloi detaje që në çdo shtet normal do të ishin publikuar nga institucionet përkatëse ditën pas ngjarjes. Kjo mungesë transparence i la terren të lirë spekulimeve, përfshirë edhe përfshirjen e emrave të tjerë.

Dy emra të rinj dolën në dritë: Dritan Palnikaj dhe Agim Ismaili, dajë e nip, me poste të rëndësishme në administratë – njëri sekretar në Ministrinë e Bujqësisë, tjetri ish-drejtor i IKMT. Mediat afër SPAK sugjerojnë se materiali i vjedhur u shpërnda fillimisht në rrethin e tyre, përmes Zambak Gjonit, i cili njihet si “ushtar” i Ismailit.

Gjoni ka punuar më parë në IKMT, ku ka kallëzuar për shpërdorim detyre ministrin aktual, Ervin Hoxha, në një përplasje që ka lidhje me grupin Bajri – një tjetër nyje e pazgjidhur në këtë histori. Ndërkohë, Arnold Rrokaj – personi i dytë i arrestuar – rezulton të jetë nipi i gruas së Palnikajt.

Dhe në këtë labirint emrash dhe lidhjesh, del në skenë Fatmir Xhafaj.

Sipas burimeve të pavarura për Dosja.al, Xhafaj ka qenë promovuesi dhe mbrojtësi institucional i Agim Ismailit, duke lobuar për emërimin e tij në disa poste kyçe. Nga momenti që informacionet e vjedhura përfunduan pranë Ismailit dhe Palnikajt, deduksioni në opinion publik është i qartë: fijet të çojnë drejt Fatmir Xhafajt.

Por sa qëndron kjo? Dhe a është kjo një përpjekje për ta implikuar politikisht?

Në kohën kur në disa media qarkullonte teza se “sulmi kishte lidhje me Xhafajn” dhe se “ishte ndërmarrë nga një kullë e ndërtuar prej tij”, vetë Xhafaj ishte në një dalje publike krah Edi Ramës, ku deklaronte me ton kritik: “Suksesi i drejtësisë nuk matet me numrin e të burgosurve, por me aftësinë për të parandaluar.”

Ai njoftoi gjithashtu se Komisioni që drejton ka finalizuar një dokument analitik mbi gjendjen e drejtësisë, që do t’i paraqitet Kuvendit për shqyrtim.

Në këtë kontekst, shfaqet Sali Berisha, i cili lëshon një deklaratë të koduar: “Dikush do të tentojë t’ia faturojë Xhafës këtë histori.”

Nëse hipoteza që qëndron në prapaskenë e këtij sulmi është e vërtetë – pra që pas tij fshihet Fatmir Xhafaj – atëherë lind një pyetje thelbësore që nuk mund të anashkalohet:

Pse të dhënat e vjedhura nuk u shpërndanë në median pranë Veliajt, i cili ishte objekt i një procesi penal dhe politik të rëndësishëm në atë moment, por u përçuan tek gazetarë të afërt me SPAK dhe opozitën?

Ky fakt nuk përkon me logjikën e një sulmi të organizuar nga mbështetës të Xhafajt për të ndihmuar Veliajn. Nëse qëllimi do të ishte zhbërja e masës së arrestit apo dobësimi i hetimit ndaj tij, informacioni do të duhej të përhapej në drejtim të kundërt.

Gjithashtu, mbetet e paqartë cilin rol ka luajtur Zambak Gjoni në këtë histori. Deri më tani, ai është paraqitur si “shpërndarësi” i të dhënave, por nga burime të ndryshme është ngritur dyshimi se ai mund të ketë qenë edhe vetë autori kryesor i depërtimit në sistemin e e-mail-eve të SPAK, pavarësisht mungesës së eksperiencës së thellë IT. Nëse nuk ka qenë ai hakeri, atëherë kush ia ka dorëzuar materialet?

Çfarë ka deklaruar Zambak Gjoni? Deri më tani, nuk është bërë publike asnjë deklaratë zyrtare nga ai apo nga avokatët e tij. As SPAK nuk ka zbardhur aktet apo detajet e dosjes që lidhen me veprimet e tij konkrete, bashkëpunëtorët e mundshëm dhe itinerarin e materialeve të shpërndara.

Po ashtu, mbetet mister ku ndodhet aktualisht Agim Ismaili, një nga emrat kyç të këtij rrjeti informal që përmendet në disa raportime mediatike si përfitues i informacionit të vjedhur. Ai nuk është marrë në pyetje zyrtarisht dhe as nuk është përmendur në ndonjë procedim penal publik. Nëse është i përfshirë, përse ende nuk ka veprim ndaj tij? Nëse nuk është i përfshirë, përse emri i tij përmendet kaq shpesh? Çfarë po fsheh SPAK në këtë luftë?/Dosja.al

fatmir xhafaj spak

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait