LIVE UPDATES
Politike

Luftar Hysa u sanksionua nga SHBA së bashku me familjen/ Gazeta ‘El Pais’: Edi Rama mori në mbrojtje publikisht kreun e klanit që pastronte paratë e Kartelit të Sinaloas

Në artikull thuhet se Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje publikisht njeriun që pastronte paratë e Kartelit të Sinaloas. EL PAIS më tej përmend edhe vizitën e Hysës në zyrën e Ramës dh foto që u publikuan atë ditë nga shtypi shqiptar.

15 Nëntor 2025, 14:16 Nga E. D
Luftar Hysa u sanksionua nga SHBA së bashku me familjen/ Gazeta ‘El
Luftar Hysa

SPANJË- Gazeta spanjolle, EL PAIS i ka kushtuar një artikull biznesmenit shqiptar Luftar Hysa, i cili u sanksionua nga SHBA së bashku me familjen e tij. Në artikull thuhet se Kryeministri Edi Rama mori në mbrojtje publikisht njeriun që pastronte paratë e Kartelit të Sinaloas. EL PAIS më tej përmend edhe vizitën e Hysës në zyrën e Ramës dh foto që u publikuan atë ditë nga shtypi shqiptar.

Ndër të tjera në artikull thuhet se Luftari, i cili jeton mes Meksikës dhe Kanadasë, është drejtuesi i familjes dhe ka dhënë intervista për bizneset e familjes së tij në Meksikë dhe Europë. Gazeta spanjolle ka prekur në artikull edhe momentin, kur disa media publikuan lajmin se qeveria meksikane po hetonte faktin se Ismael ‘El Mayo’ Zambada, një nga liderët e Kartelit të atëhershëm të bashkuar të Sinaloas, ishte lidhur me mafian shqiptare për të pastruar miliona dollarë përmes bizneseve dhe investimeve në brigjet meksikane.

Dhe këto krime se ndodhnin në një sërë kazinosh të familjes Hysa. Sipas EL PAIS në atë kohë Luftari u dërgoi një letër mediave shqiptare dhe dha një konferencë shtypi, ku përveç mohimit të çdo lidhjeje me krimin e organizuar, ai dha disa të dhëna mbi mënyrën dhe kohën kur kishte mbërritur në Meksikë.

Në fund EL PAIS shkruan se ai merrte qindra transferta milionëshe nga Meksika, të cilat më pas i shpërndante në shuma të vogla, përveç dërgimit, në më pak se një vit, të 28 milionë dollarëve në llogari të ndryshme në Shqipëri, Meksikë, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Itali.

Artikulli i EL PAIS:

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara sanksionoi këtë javë një sërë kazinosh, restorantesh dhe pronarët e tyre në Meksikë, duke i akuzuar ata për pastrim të dyshuar parash për Kartelin e Sinaloas. Në total, thuhet se këto shtëpi bastesh kanë ndihmuar në pastrimin e dy milionë dollarëve nga viti 2017 deri në 2024; gjë që bëri që Rrjeti i Kontrollit të Krimeve Financiare të lëshojë një alert për 10 kazino, ndërsa Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja sanksionoi 20 kompani dhe 7 individë.

Nga këta, shumica i përkasin familjes Hysa, një grupi biznesmenësh shqiptarë që “kanë përdorur influencën ose kontrollin mbi investimet e tyre në Meksikë për të pastruar fitimet e trafikut të narkotikëve”, të cilët ishin përmendur edhe vite më parë për lidhjet e tyre me grupe kriminale.

Sipas njoftimeve të Shteteve të Bashkuara, “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa” përfshin Luftar Hysën, Arben Hysën, Ramiz Hysën, Fatos Hysën, Fabjon Hysën dhe Eselda Baku-Hysën dhe “mendohet të ketë operuar me miratimin e Kartelit të Sinaloas”, i cili kontrollon një pjesë të madhe të territorit ku ky grup zhvillonte aktivitetet e tij. Dhjetë kazinotë e përmendura ndodhen në shtetet Sinaloa, Tabasco, Baja California dhe Sonora, dhe emrat e tyre u bënë publikë një ditë pasi qeveria meksikane bllokoi llogaritë bankare të 13 kazinove në Meksikë për pastrim të supozuar kapitalesh dhe lidhje me krimin e organizuar.

Luftari, i cili jeton mes Meksikës dhe Kanadasë, është drejtuesi i familjes dhe ka dhënë intervista për bizneset e familjes së tij në Meksikë dhe Europë.

“Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë punuar nga afër me një qytetar të Shteteve të Bashkuara për të pastruar para, përfshirë edhe transportimin e sasisë së mëdha të parave në dorë nga Meksika në SHBA, ku përdornin kompaninë e këtij qytetari për të pastruar fondet”, thuhet në njoftim.

“Luftari dhe Arbeni kanë përdorur kompani europiane për t’u pasuruar me këto fonde që i përkasin trafikantëve të supozuar të narkotikëve; përveç kësaj, Luftari është pronar i disa kompanive të përdorura nga ky grup”.

Herën e parë që emri i Luftarit doli në dritën publike ishte në fund të vitit 2022. Atëherë, disa media publikuan lajmin se qeveria meksikane po hetonte faktin se Ismael ‘El Mayo’ Zambada, atëkohë një nga liderët e Kartelit të atëhershëm të bashkuar të Sinaloas, ishte lidhur me mafian shqiptare për të pastruar miliona dollarë përmes bizneseve dhe investimeve në brigjet meksikane. Këto krime supozohej se po ndodhnin në një sërë kazinosh të familjes Hysa.

Asokohe, Luftari u dërgoi një letër mediave shqiptare dhe dha një konferencë shtypi. Në të, përveç mohimit të çdo lidhjeje me krimin e organizuar, ai jepte disa të dhëna mbi mënyrën dhe kohën kur kishte mbërritur në Meksikë.

Ai emigroi nga Shqipëria në vitin 1997 dhe mbërriti në Meksikë në vitin 2004, kur një mik nga Australia u kishte thënë se tregu i kazinove po hapej në Meksikë. Kjo përkonte me mandatin e presidentit Vicente Fox, gjatë të cilit u legalizuan lojërat e fatit në kazino dhe shtëpitë e basteve. Familja e tij jeton në Kanada, ku është rezident, ndërsa ai ka edhe nënshtetësi meksikane. Thotë se ka më shumë se 10 biznese në Meksikë, mes tyre bare, restorante dhe kazino.

Në ato data, shtypi shqiptar publikoi disa fotografi të Luftarit duke dalë nga zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë; gjë të cilën e shfrytëzoi opozita për ta akuzuar për lidhje me krimin e organizuar meksikan. “Është shumë e pakëndshme që një familje shqiptare të kryqëzohet vetëm me një copë letër”, deklaroi atëherë Rama.

Në Kanada, Luftari ka pasur gjithashtu probleme me ligjin për lidhjet e supozuara me krimin e organizuar. Në tetor 2023, gazeta ‘La Presse’ publikoi se Policia Mbretërore e Kanadasë po e hetonte për rolin e tij në kazinonë ‘Magic Palace’ në Kahnawake, një rezervat indigjen i irokezëve në jug të qytetit të Kebekut.

“Çdo gjë tregon se Luftar Hysa është infiltruar në rezervatin indigjen të Kahnawake për të lehtësuar aktivitete të pastrimit të parave në emër të kartelit meksikan të Sinaloas, si edhe për përfitimin e tij personal”, thuhet në një deklaratë të depozituar në drejtësinë kanadeze. Aty, ai përshkruhet si një pastrues ndërkombëtar parash me bazë në Kebek dhe me udhëtime të shpeshta midis Montrealit, Meksikës dhe Evropës.

Burimet e ‘La Presse’ sigurojnë se autoritetet shqiptare kanë kërkuar ndihmën e homologëve të tyre në Kanada për ta hetuar, duke pohuar se ai dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal të përkushtuar në pastrimin e kapitaleve të ardhura nga aktivitete kriminale në Meksikë, Kanada, Panama, Poloni dhe Shqipëri, dhe se posedon më shumë se 30 kazino dhe restorante të shpërndara në këto vende.

I njëjti artikull thotë se Qendra e Analizës së Transaksioneve dhe Raporteve Financiare të Kanadasë ngriti një alarm në mars 2023 për aktivitete të mundshme të pastrimit të parave nga ana e Luftarit. Sipas publikimit, ai merrte qindra transferta milionëshe nga Meksika, të cilat më pas i shpërndante në shuma të vogla, përveç dërgimit, në më pak se një vit, të 28 milionë dollarëve në llogari të ndryshme në Shqipëri, Meksikë, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Itali./Dosja.al

luftar hysa

Sondazh

Poll

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit