LIVE UPDATES
Politike

9 muaj në qeli/ Veliaj kërkesë Gjykatës së Posaçme: Ende nuk më është vënë në dispozicion asnjë faqe nga dosja

Veliaj pretendon se aktet e depozituara në gjykatë nuk përputhen me ato të depozituara në USB nga SPAK dhe si pasojë, ai kërkon një kopje fizike të dosjes dhe që të ketë kohë të mjaftueshme për ta lexuar që të përgatitet për mbrojtjen.

15 Nëntor 2025, 13:58 Nga E. D
9 muaj në qeli/ Veliaj kërkesë Gjykatës së
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme një kërkesë zyrtare, ku kërkon t’i garantohet e drejta kushtetuese për tu njohur me aktet e dosjes ndaj tij. Veliaj pretendon se aktet e depozituara në gjykatë nuk përputhen me ato të depozituara në USB nga SPAK dhe si pasojë, ai kërkon një kopje fizike të dosjes dhe që të ketë kohë të mjaftueshme për ta lexuar që të përgatitet për mbrojtjen.

Në kërkesë, theksohet se vazhdimi i procedurës pa garantuar këtë të drejtë elementare e bën të pavlefshëm çdo hap të mëtejshëm dhe e shndërron procesin në një formalitet që cenon drejtësinë. Në fund Veliaj thekson se prandaj, lodhja, koha, volumi dhe ritmi i prokurorisë nuk janë dhe nuk mund të jenë asnjëherë arsye për t'i shkelur të drejtën e mbrojtjes.

"Nëse gjykata, pavarësisht kësaj kërkese legjitime dhe detyrimeve të saj të drejtpërdrejta kushtetuese, vijon të refuzojë të drejtën time për t’u njohur me aktet, atëherë jam i detyruar të deklaroj me përgjegjësi të plotë se: Vijimi i procesit pa u njohur unë personalisht me dosjen përbën një mohim thelbësor të drejtësisë, një shkelje flagrante të garancive kushtetuese dhe një tregues serioz se gjykata nuk po ruan distancën e nevojshme nga pretendimet e prokurorisë, por po shndërrohet në pjesë të një skenari procedural të ndërtuar prej saj.

Një proces në të cilin: prokuroria grumbullon për dy vite dokumente e mijëra faqe pa asnjë filtër, pa asnjë analizë selektive dhe pa asnjë orientim substancial të hetimit; gjykata shpejton procedurën në mënyrë të pashpjeguar dhe pa asnjë arsye kushtetuese apo ligjore; dhe i akuzuari nuk ka mundësi të njihet personalisht me dosjen mbi bazën e së cilës i është hequr liria; nuk mund të konsiderohet më një proces gjyqësor, por shndërrohet në një procedurë formale ku drejtësia zhvishet nga kuptimi i saj real dhe gjykata vendos veten, me veprim apo mosveprim, në funksion të një skenari të ndërtuar nga prokuroria dhe të riprodhuar mekanikisht edhe nga vetë ajo.

Unë nuk kam përgjegjësi dhe as mund të kem për faktin që prokuroria ka zgjedhur të hetojë për dy vite me radhë, të prodhojë 60.000 faqe aktesh dhe të lodhet në përpjekjen për të ndërtuar një akuzë që më mohon lirinë. Kjo kohëzgjatje dhe ky volum nuk mund të kthehen në mënyrë absurde në një barrë shtesë kundër meje, duke më mohuar kohën dhe mundësinë minimale për t’u mbrojtur. Prandaj, lodhja, koha, volumi dhe ritmi i prokurorisë nuk janë dhe nuk mund të jenë asnjëherë arsye për të më shkelur të drejtën e mbrojtjes. Ato janë zgjedhje të organit të akuzës jo arsye për të kufizuar më tej të drejtat e mia kushtetuese", thuhet në kërkesën e Veliajt. 

Për çfarë akuzohet Veliaj?

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.

Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.

Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen