LIVE UPDATES
Politike

"Mandati i Edi Ramës ka zero legjitimitet"/ Berisha: Po nisim një diskutim të gjerë të programit tonë

Lideri demokrat tha se pozita e ka denoncuar çdo ditë korrupsionin, ndërsa shtoi se është protagonist i aferave korruptive më të mëdha në vend. 

13 Mars 2026, 19:10 Nga E.d
"Mandati i Edi Ramës ka zero legjitimitet"/ Berisha: Po nisim
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se mandati i Edi Ramës ka zero legjitimitet. Duke folur në takimin për infrastrukturën të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës në PD, Berisha u shpreh se ky do të jetë një dikutim i gjerë i programit të opozitës. 

Lideri demokrat tha se pozita e ka denoncuar çdo ditë korrupsionin, ndërsa shtoi se është protagonist i aferave korruptive më të mëdha në vend. 

Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetje të përzemërta secilit prej jush këtu. Ne, sonte së bashku çelim tiparin e një diskutimi të gjerë intensiv të programit tonë, me të cilin ne duhet t’u japim përgjigjen më të plotë problemeve të mëdha me të cilat përballet sot Shqipëria. Probleme të krijuara nga shkalla më e lartë e korrupsionit që mund të përfytyrohet, nga vjedhjet 100% të fondeve siç është djegësi i Tiranës, tek vjedhjet 90% të veprave të tjera publike, nga rrënimi i familjeve shqiptare për shkak të rritjes së madhe të çmimeve dhe pothuaj në raport me çmimet një mosrritje kurrkund e rrogave dhe pensioneve, çka ka bërë që 49% e shqiptarëve të jenë në varfëri ose rrezik varfërie.

Shërbimet në këtë vend kanë pësuar një metamorfozë asgjësuese për rregullin dhe cilësinë që duhet të kenë. Pra, problemetika është shumë e thellë. Ndërkohë mandati, që e quan kreu i organizatës kriminale Edi Rama, është mandati kryekëput i krimit. Nuk po e them këtë për t’i vënë një epitet, por e them këtë sepse ky mandat ka zero legjitimitet. Pra, Edi Rama me farsën elektorale nuk ka asnjë ditë legjitime në pushtet.

Por, një faktor tjetër tani, të cilin opozita e ka denoncuar çdo ditë, por edhe mediat, duhet të jemi realistë, një faktor tjetër është bërë faktor famëzi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në botë, është faktori korrupsion, në të cilin kryeministri vetë njëherë me emër Belinda Balluku, njëherë tjetër me emër Ergys Agasi, është protagonist i aferave korruptive më të mëdha. Dhe përveç kësaj, reagimi i tij, reagim tipik i hajdutit që për të shpëtuar lëkurën është i aftë të marrë çdo vendim dhe veprim, ishte mbyllja e dyerve hetimit dhe sistemit të drejtësisë.

Njeriu që në një paranojë injorance, sepse ai është një injorant i shpëlarë nga konceptet, sepse u garantoj ju dhe shqiptarët se nuk ka pasur kurrë në atë post një zyrtar më injorant dhe më të shpëlarë nga konceptet se ai. Kurrë! Ndiqjani fjalorin, në fjalorin e tij nuk gjeni dot një fjalë të vetme të qeveritarit që qeveris. Gjen vetëm gjuhën e një ordineri rrugësh, i cili për hir të së vërtetës me qëndrimin e tij ndaj korrupsionit, humbet çdo legjitimitet, edhe sikur zgjedhjet e 11 majit të kishin qenë zgjedhjet e standardeve më të mira botërore./Dosja.al

sali berisha pd edi rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj