LIVE UPDATES
Politike

Marta Kos mesazh të qartë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Askush nuk hyn në BE pa vendosmëri dhe unitet kombëtar

Gjatë fjalës së saj, Komisionerja theksoi se Bashkimi Europian ka nisur hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Malit të Zi, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë të progresit të bërë nga Podgorica në rrugën drejt BE-së.

21 Maj 2026, 16:21 Nga E. D
Marta Kos mesazh të qartë vendeve të Ballkanit Perëndimor:
Marta Kos

PODGORICË- Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos dha një mesazh për vendet e Ballkanit Perëndimor në ceremoninë e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi. Kos deklaroi se asnjë shtet nuk arrin të bëhet pjesë e Bashkimit Europian pa reforma të forta, vendosmëri politike dhe unitet kombëtar.

“Askush nuk arrin në këtë fazë të procesit të zgjerimit pa përpjekje të jashtëzakonshme dhe askush nuk bëhet anëtar i Bashkimit Europian pa një vendosmëri dhe unitet kombëtar edhe më të madh në pjesën finale të këtij rrugëtimi”, tha Kos.

Gjatë fjalës së saj, Komisionerja theksoi se Bashkimi Europian ka nisur hartimin e Traktatit të Anëtarësimit të Malit të Zi, duke e cilësuar këtë si një sinjal të qartë të progresit të bërë nga Podgorica në rrugën drejt BE-së. Kos u shpreh se Europa i sheh arritjet dhe ky është një vlerësim i qartë për progresin e Malit të Zi, por edhe një nxitje për të përshpejtuar reformat që kanë mbetur. 

“Njëzet vite më parë, ju vendosët të shkruanit një kapitull të ri në historinë e gjatë të shtetësisë së Malit të Zi. Europa sheh atë që keni ndërtuar. Europa sheh arritjet tuaja. Së shpejti, edhe ju do të kontribuoni në historinë e Bashkimit Europian. Kapitujt e ardhshëm të historisë sonë të përbashkët do të shkruhen së bashku. Vendi i Malit të Zi në Bashkimin Europian tani po merr formë. Hartimi i Traktatit të Anëtarësimit të Malit të Zi ka nisur tashmë. Ky është një vlerësim i qartë për progresin tuaj, por edhe një nxitje për të përshpejtuar reformat që kanë mbetur për të përfunduar rrugëtimin tuaj”, deklaroi Komisionerja.  

Kos tha ndër të tjera, se Bashkimi Europian nuk dobëson shtetet anëtare, por i bën ato më të forta përballë sfidave globale. Kos gjithashtu u shpreh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian dhe se një Europë e bashkuar mund të ndihmojë rajonin të lërë pas plagët e së shkuarës.

“Bashkimi Europian nuk e zëvendëson shtetësinë. Përkundrazi, ai forcon aftësinë e shteteve tona për të mbrojtur qytetarët, për të mbrojtur liritë e tyre dhe për të krijuar prosperitet në një botë ku asnjë vend europian nuk mund t’i përballojë i vetëm forcat që e rrethojnë as shtetet tona më të mëdha anëtare. Kjo është arsyeja pse ne e dimë shumë mirë, sidomos shtetet e vogla: së bashku jemi më të fortë. Më të fortë në mbrojtjen e demokracisë. Më të fortë në mbrojtjen e sigurisë sonë. Më të fortë në krijimin e mundësive ekonomike.

Më të fortë në ruajtjen e vlerave tona dhe mënyrës sonë të jetesës në një botë gjithnjë e më shumë të formësuar nga fuqitë e mëdha. Për mua, ky moment është shumë personal. Teksa rritesha, sllovenët dhe malazezët ishin të barabartë. Nuk kishte kufij që na ndanin. Studionim bashkë, punonim bashkë dhe krijonim miqësi bashkë. Historia na çoi në rrugë të ndryshme. Pamë fytyrën më të keqe të njerëzimit. U shfaqën kufij të rinj dhe çdo komb duhej të gjente rrugën e vet. Por sot, Europa na jep mundësinë të ribashkohemi në mënyrë paqësore, të lirë, demokratike dhe si partnerë të barabartë”, tha Kos./Dosja.al

marta kos be ballkani perendimore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj