Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...

“Lërini urdhrat e partisë, shërbejini Shkodrës dhe Shqipërisë, votojeni këtë marrëveshje. Në një moment dhe një ditë historike si kjo e sotmja. Unë e di që shumë prej jush, jo të gjithë, prisnit që grupi i punës së zgjerimit dhe vendet në proces anëtarësimi në BE, COELA të mos e kalonte sot raportin e piketave të ndërmjetme, e kaluan. 27 vota pro. Ky është lajm i mirë për këdo, për Shqipërinë. Unë nuk bëj pjesë te ata që them se ky është vetëm kontributi ynë, kanë edhe të tjerë që kanë kontributet e tyre, janë qindra ekspertë e përfaqësues të institucioneve të ndryshme, kemi shumë punë përpara.
Ishim edhe me kolegë nga Mali i Zi, që na thanë se vetëm dy muajt e fundit kanë kaluar të paktën 200 ligje pjesa më e madhe që lidhej me përafrimin e legjislacionit për integrimin në BE. Ne kemi nderin e madh që kemi përfaqësuesit e popullit në këtë moment të madh historik. Ne duhet t’i përgjigjemi kësaj periudhë historike që na ka rënë si nder i madh. Nga sot deri në 2027 duhet ta mbyllin procesin e anëtarësimit në BE. Duhet të kemi të gjithë besim. Jemi brenda kalendarit dhe ambicien e kemi bazuar te pritshmëritë që vijnë nga Komisioni dhe vendet anëtare.
Dua ta përshëndes dhe falënderoj pozicionin e bërë publik të kancelarit Merz dhe qeverisë gjerman, për këtë udhëheqje historike. Dua ta përshëndes dhe falënderoj pozicionin tani zyrtar. Lajm i mirë për këtë pozicionim në udhëheqjen historike. Në frymën e asaj rezolute që miratuam javën e kaluar nga të gjithë deputetët, ju falenderoj, në frymën e përbashkët që u bëmë të gjithë bashkë, e po e vijojmë edhe me ndryshimet për Rregulloren këtë frymë.
Rrallë ndodh që të jemi këtu e të diskutojmë një projektligj që çon në një bashki të vetme 100 mln euro. Kjo dëshmon se kjo qeveri e ka Shkodrën siç ka edhe bashkitë e tjera, prioritet themelor, 1,3 mld euro të investuara në Shkodër nga qeveritë tona në këto vite. Dhe 1,3 mld euro është disafish se buxheti juaj gjatë qeverisjes. Ne nuk krahasohemi asnjëherë me ju, kurrë, se ne krahasohemi me veten tonë. Mjaftuan këto vitet e para që Shkodra i dha votëbesimin PS për të kuptuar se si ishte marrë peng ajo bashki. Bëhet fjalë për një projekt mbarëkombëtar, me Bankën e Investimeve dhe KFV-në gjermane duke shkuar te një investim strategjik për të zhvilluar turizmin e integruar.
Synojmë të ndërtojmë një korridor të zhvilluar që t’i zbresë Alpet në Adriatik dhe Shëngjin, Velipojë dhe më tej. Ky është investim historik, që garanton infrastrukturë rrugore që do krijonin aksesin në Alpe dhe Adriatik, hapësirat urbane, transportin publik, infrastrukturën mjedisore dhe kulturore dhe turizmin për Shkodrën e bukur dhe ndërlidhjen me malësinë. Duhet të bashkoheni bashkë me ne për ta votuar këtë. Ne jemi të gatshëm për gjithçka, kur bëhet fjalë për më tepër për këto investime dhe për të mirën e Shqipërisë”, deklaroi ai.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se opozita nuk do të pranojë që askush në parlament t&e...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se udhëtimi i fundit i kryeministrit Rama...
Andis Salla TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe zhvillimit Rural, Andis Salla deklaroi se skema kombëtare e mbështetjes p&...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar ditën e sotme një interpelancë me ministren e Arsim...
Enea Karakaçi, Erion Braçe TIRANË- Deputeti i PS-së Erion Braçe ka zhvilluar një interpelancë me Ministrin e ...
Ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka TIRANË- Ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka ka dalë nga ambientet e SPAK pas më shum&eu...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë ditën e sotme një reagi...
Zyra Islamaj TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, me ...
Ergys Verdho, TIRANË- Drejtori i Hekurudhave Shqiptare, Ergys Verdho u paraqit vetëm këtë të enjte në ambientet e Prokur...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka është paraqitur ditën e sotme SPAK. Ish-deputetja e Partisë S...