LIVE UPDATES
Politike

"Martirët e 2 Prillit", Berisha: Kushtrim për të rrëzuar këtë regjim, për të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike

Në mesazhin e tij, Berisha tha se protestuesit paqësorë rrethuan atë ditë ndërtesën e partisë së krimit, të bindur se ajo ishte projektuesja, organizatorja dhe ekzekutuesja e aktit të vjedhjes së votës dhe zgjedhjeve. 

2 Prill 2024, 12:36 Nga M.B

 

"Martirët e 2 Prillit", Berisha: Kushtrim për të
Sali Berisha


SHKODRA- Në nderim të 4 martirëve që u vranë më 2 prill të vitit 1991 në Shkodër, sot në këtë qytet u zhvillua ceremonia e vendosjes së kurorave. Në ceremoni dha një mesazh edhe nga kryetari i PD, Sali Berisha. Në mesazhin e tij, Berisha tha se protestuesit paqësorë rrethuan atë ditë ndërtesën e partisë së krimit, të bindur se ajo ishte projektuesja, organizatorja dhe ekzekutuesja e aktit të vjedhjes së votës dhe zgjedhjeve. Ai tha se këtë vit ata i përkujtonin për herë të parë me kokën e ulur sepse, sipas tij, përsëri në maj të vitit që shkoi, pasardhësit e bllokmenëve hoxhistë, Edi Rama dhe 'suita e tij', siç tha Berisha, i rrëmbyen Shkodrës votën dhe fitoren. Ai shtoi se sot Edi Rama ka në duart e tij pushtet të paktën 10 përqind më shumë se ç’kishte Ramiz Alia në vitin 1991. 

FJALA E PLOTË E BERISHËS:

Mirëdita dhe përshëndetje të përzemërta.

Së pari, duhet të përshëndes dhe të përulem me mirënjohje para familjarëve të martirëve të 2 prillit, të pranishëm në këtë ceremoni. Të përshëndes demokratet dhe demokratët e Shkodrës, qytetaret dhe qytetarët e këtij qyteti dhe mbarë shqiptarët. Ne sot nderojmë veprën e pavdekshme të martirëve të votës së lirë, bijve të Shkodrës, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmir Kryeziu dhe Besmir Ceka që ranë për t’u bërë të pavdekshëm në një protestë kundër grabitjes së votës nga diktatori i fundit komunist, Ramiz Alia dhe klika e tij.

Protestuesit paqësorë rrethuan atë ditë, më 2 prill të vitit 1991, ndërtesën e partisë së krimit, të bindur se ajo ishte projektuesja, organizatorja dhe ekzekutuesja e aktit të vjedhjes së votës dhe zgjedhjeve. Por, protestës së tyre paqësore, diktatori Ramiz Alia dhe falangat e tij në Shkodër, iu përgjigjën me breshëri, nga të cilat ranë për t’u bërë të pavdekshëm 4 martirët e 2 prillit dhe u plagosën 87 qytetarë të tjerë në rrugët dhe sheshet e qytetit.

Të dashur miq, Artan Broci, Bujar Bishanaku, Nazmir Kryeziu dhe Besmir Ceka ranë në lule të rinisë së tyre, por sakrifica e tyre u shndërrua në dritë, në rrugën e shqiptarëve për zgjedhje të lira. Masakra e regjimit komunist në Shkodër jehoi si një barbari në të katër anët e planetit. Parlamenti Europian, Kongresi i SHBA, qeveritë e vendeve mike, panë te ajo masakër fytyrën e vërtetë të regjimit që pretendonte se po pranonte pluralizmin. Sot, pas 33 vitesh, ne nderojmë dhe do nderojmë përjetë veprën e martirëve të 2 prillit.

Por duhet të jemi realistë, ne këtë vit, për herë të parë nga ajo datë, i nderojmë me kokën e ulur. Sepse përsëri në maj të vitit që shkoi, pasardhësit e bllokmenëve hoxhistë, Edi Rama dhe suita e tij i rrëmbyen Shkodrës votën dhe fitoren. Por kësaj radhe nuk ishin falangat e Sigurimit të Shtetit, por ishin falangat e krimit më të egër, më të urryer të Shkodrës dhe Shqipërisë. Edi Rama, siç përdori Ramiz Alia policinë politike në vitin 1991, përdori famëzinjtë Bajrat, Gjokat dhe vrasës të tjerë serialë për të mposhtur dhe dhunuar vullnetin e qytetarëve të Shkodrës, që nuk i mposhti kurrë asnjë diktaturë, asnjë pushtim.

Në këtë kontekst, ne jemi pafundësisht të detyruar ndaj idealeve dhe sakrificave të martirëve të 2 prillit. Të dashur miq, sot Edi Rama ka në duart e tij të zeza pushtet të paktën 10 përqind më shumë se ç’kishte Ramiz Alia në vitin 1991. Ai sot kontrollon të gjitha pushtetet. Edi Rama nuk ka një polici sekrete siç kishte Ramiz Alia, por ka një aleancë të tmerrshme me krimin e organizuar në Shkodër dhe mbarë vendin, me të cilën tmerron qytetarët e lirë dhe i kontrollon ata. Edi Rama, njësoj si Ramiz Alia, bën përpjekje të mëdha për të zhdukur opozitën.

Edi Rama është sot përfaqësues i një regjimi që ka boshatisur Shqipërinë më shumë se çdo regjim tjetër në tërë historinë e saj. Që ka boshatisur Shkodrën më shumë se çdo regjim tjetër në tërë hsitorinë e saj. Ndaj dhe kjo ditë e sakrificës sublime, e martirizimit të Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmir Kryeziut dhe Besmir Cekës, është ditë kushtrimi, është ditë thirrje për çdo demokrate dhe demokrat, për të garantuar votën e lirë të shqiptarëve. Për të rrëzuar këtë regjim dhe të ecur drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri teknike. Edhe njëherë, nderim përjetë veprës, sakrificës së pavdekshme të martirëve të 2 prillit. Nderimin më të madh familjeve të tyre, Shkodrës, Rozafës së lirisë së shqiptarëve.

sali berisha

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit