Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në fjalën e saj në seancë plenare, ajo ngriti akuza ndaj qeverisë teksa thotë se po përgatit ndryshime të njëanshme në rregulloren e Kuvendit me qëllim përgjysmimin e kohës së të folurit për deputetët.
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh se mazhoranca ka fobi nga fjala e opozitës. Në fjalën e saj në seancë plenare, ajo ngriti akuza ndaj qeverisë teksa thotë se po përgatit ndryshime të njëanshme në rregulloren e Kuvendit me qëllim përgjysmimin e kohës së të folurit për deputetët.
Sipas Zhupës, kjo lëvizje vjen si një kundërpërgjigje ndaj një vendimi të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë opozitës për kohën e nevojshme për diskutim.
Fjala e plotë:
"Zoti kryetar, keni fobi nga fjala e opozitës, e keni tmerr, keni numëruar ato minutat tona të sesionit të kaluar dhe ju ka hequr vërejtje kryeministri, se ju tha ju duhet të jeni vetëm kartona dhe mbasi kishit një vendim të Gjykatës Kushtetuese që ju tregonte që ky kuvend ka shkelur të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës për t'u shprehur, për të diskutuar, për të marrë kohën e nevojshme për ndryshimet në rregullore, ju vazhdoni në mënyrë të njëanshme të propozoni ndryshime në rregullore, siç nuk ka ndodhur ndonjëherë më përpara, jush që ndryshimet në rregullore të jenë të njëanshme, dhe kush është thelbi i ndryshimeve?
Thelbi i ndryshimeve është të godasësh pikërisht atë që ju tërhoqi vëmendje Gjykata Kushtetuese. Pikërisht atë që ju rrëzoi Gjykata Kushtetuese. Lirinë e shprehjes së deputetit, hapësirën e deputetit për të thënë të vërtetën, për të thënë hallet e qytetarëve, për të denoncuar korrupsionin qeveritar, për të kërkuar llogari juve. Po procedura këtu është që ju propozoni me vendimmarrje të grupit tuaj të Partisë Socialiste që koha e deputetëve të përgjysmohet. Te procedura jam dhe procedura është që të tërhiqini ato ndryshime.", tha Zhupa./Dosja.al
Kuvendi TIRANË- Përplasjet e para kanë nisur në Kuvend ditën e sotme. Teksa kryedemokrati ka kërkuar fjalën pë...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një replike me deputeten e PS-së, Elisa Spiropali në ...
Elisa Spiropali TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar në Kuvend pas shkarkimit si Ministre e Jashtme. Gjatë fjalës në ...
TIRANË- Në seancën e sotme plenare, katër kandidatët e propozuar për postet e ministriave janë paraqitur për të m...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka hedhur poshtë pretendimet e Gazment Bardhi se mazhoranca po p&eu...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar i PD-së Gazment Bardhi ka deklaruar se Prokuroria e Posaçme po pret përgjigje n...
Deputetet TIRANË- Seanca plenare ka nisur ditën e sotme në Kuvend me një minutë heshtje. Deputetët mbajtën nj&...
Agron Shehaj TIRANË- Deputeti i Partisë Mundësia Agron Shehaj është përjashtuar ditën e sotme nga Kuvendi. Mës...
Enver Robelli TIRANË- Gazetari Enver Robelli ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentit në Republikën e Kosovës. Në nj&eu...
Kuvendi TIRANË- Mblidhet sot kuvendi për seancën e radhës plenare, ku janë parashikuar për diskutime dhe miratime të dis...