LIVE UPDATES
Politike

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, gazetari Robelli: Kur partitë janë të papërgjegjshme fillon loja me emrat

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook ai shkruan se, kur partitë janë të papërgjegjshme, atëherë fillon loja me emra.

5 Mars 2026, 08:55 Nga D.S
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, gazetari Robelli: Kur partitë
Enver Robelli

TIRANË-  Gazetari Enver Robelli ka reaguar lidhur me zgjedhjen e presidentit në Republikën e Kosovës. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook ai shkruan se, kur partitë janë të papërgjegjshme, atëherë fillon loja me emra.

Sipas Robellit, tre liderë po mbajnë peng 1.6 milionë banorë, duke u fshehur pas procedurave ndërsa ndjekin interesa personale. Ndër të tjera ai thekson se qytetarët vuajnë pasojat e kësaj politike, ndërkohë që liderët e trajtojnë popullin si pronë private.

Postimi i plotë:

"Kur partitë janë të papërgjegjshme, atëherë fillon loja me emra. A bën ky? A bën ai? Ndoshta bën ajo? Ose ajo tjetra? Ka edhe të tillë që thonë, faqe botës, me gojë e me shkrim: “Hej, edhe unë jam këtu, i gatshëm të sakrifikohem”. Natyrisht pa ua kërkuar sakrificën askush. Por të tillët kanë shumë vetëbesim, e hedhin pullazin e parlamentit në hava nga ky vetëbesim.
Së paku një kryetar partie dëshiron të bëhet vetë president, andaj në takime me kryeministrin shkon vetëm. Propozohen kandidatë të tjerë sipas mentalitetit fisnor. Djali i këtij, vajza e atij. Gati 30 vjet pas luftës! Ende mbizotëruese mendësia tribale.
A kërkohet ndonjë përvojë politike për këtë post? A duhet të ketë një profil të caktuar për president & presidente? Një lloj pjekurie mentale e emocionale? A kërkohet nga kandidati apo kandidatja të njoh pak edhe botën? Jo, jo, asgjë nuk kërkohet.
Tre burra mbajnë peng 1,6 milionë banorë. Secili përpiqet të shfajësohet: nuk kemi emër, kemi emër, jo nuk kemi folur për emra, por nëse na kërkohet, do të nxjerrim emër, jemi për konsensus, s’jemi për konsensus nëse propozimi nuk na shkon përshtati, jo, jo, partia e parë e ka përgjegjësinë të propozojë një kandidat, jo, jo, partitë e opozitës e kanë përgjegjësinë të jenë bashkëpunuese.
Drama vazhdon. Paradite thonë: vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, pasdite brohorasin: jemi të gatshëm për zgjedhje. Në mbrëmje hiqen si idealistë, në mëngjes si demagogë. Të shkëputur nga realiteti dhe aq mospërfillës ndaj popullit, saqë orë e çast i referohen popullit, të cilin, në fakt, e trajtojnë si pronë private. Kjo është një tallje institucionale. Bartësit e vullnetit të popullit “fshihen” pas procedurave, rregullave, “mandatit nga populli”, ndërsa qytetarët vuajnë pasojat e kësaj politike në jetën e përditshme. Argëtimi i keq vazhdon. Kanë mbetur edhe pak orë. Ama tallja do të vazhdojë. Edhe nëse Kosova shkon në zgjedhje.", shkruan Robelli./Dosja.al

enver robelli zgjedhjet e presidentit ne kosove

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet