4 Mars 2026, 20:08
Nga E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidenca e Kosovës e ka mohuar se partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje i kishte ofruar mbështetje presidentes Vjosa Osmani për të garuar për një mandat të dytë në krye të shtetit, duke ia siguruar edhe asaj nënshkrimet e nevojshme për të hyrë në garë.
Shefja e stafit të Osmani, Learta Hollaj e quajti gënjeshtër deklaratën e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, se partia e saj ia kishte ofruar edhe Osmanit 30 nënshkrimet e nevojshme për të garuar për një mandat të dytë, por se ajo e kishte hedhur poshtë mundësinë.
"Presidentja Osmani demanton se i janë ofruar nënshkrimet dhe përkrahja nga Lëvizja Vetëvendosje për rizgjedhje si presidente e Kosovës", shkroi në Facebook Hollaj.
Nagavci tha se LVV-ja i ka numrat e mjaftueshëm të deputetëve për t’ua siguruar garimin dy kandidatëve, por, “duke dashur të ofrojë mundësi për bashkëpunim dhe për një garë që u jep mundësi garimi edhe kandidatëve të tjerë”, ajo është e gatshme t’ua ofrojë nënshkrimet partive të tjera për një kandidat tjetër.
Më herët LVV-ja e kryeministrit Albin Kurti e propozoi zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm, Glauk Konjufca, për president të Kosovës. Konjufca është kandidati i vetëm i propozuar deri më tani, teksa po afrohet afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se për ta thirrur në seancë pr zgjedhjen e presidentit, nevojiten të paktën dy kandidatë në garë.
“Derisa nuk kemi së paku dy kandidatë që nuk kanë siguruar 30 nënshkrime për garën për president, unë nuk mund të thërrasë seancën për zgjedhjen e presidentit”, tha Haxhiu./Dosja.al
vjosa osmani
Politike
4 Mars 2026, 19:54
KOSOVË- Kryetarja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Negavci ka njoftuar në një konferencë për m...
Politike
4 Mars 2026, 19:23
E. D
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka deklaruar, pasi Lëvizja Vetëvendosje propozoi Gl...
Politike
4 Mars 2026, 19:13
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka promovuar ditën e sotme librin e tij më të ri, i cili mban titullin “N&...
Politike
4 Mars 2026, 18:09
E. D
takimi
TIRANË- Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ka theksuar, se krimi i organizuar në Shqipëri minon integritetin ekonomik t&eu...
Politike
4 Mars 2026, 17:36
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- LDK ka reaguar ashpër ndaj LVV, pas shpalljes së kandidatit për President. LDK-ja thotë se qasja ...
Politike
4 Mars 2026, 17:07
E. D
KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti e ka propozuar Glauk Konjufcën për president të Kosovës, si dhe u ...
Politike
4 Mars 2026, 16:45
E. D
GJKKO
TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për tetë të pandehur...
Politike
4 Mars 2026, 15:14
E. D
Edi Rama, Blerina Gjylameti
TIRANË- Mbledhja e kryeministri Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë...
Politike
4 Mars 2026, 14:01
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në kabinetin ‘Rama 4’. ...
Politike
4 Mars 2026, 13:42
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së radhës. Në mbledhjen ...