Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Konjufca, i cili sapo është emëruar ministër i Punëve të Jashtme, është kandidati i vetëm i propozuar deri më tani, një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.

KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit Albin Kurti e ka propozuar Glauk Konjufcën për president të Kosovës, si dhe u ka bërë thirrje partive të tjera të propozojnë kandidatin e tyre. Konjufca, i cili sapo është emëruar ministër i Punëve të Jashtme, është kandidati i vetëm i propozuar deri më tani, një ditë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit.
“Subjekti ynë politik është i bindur se në vendin tonë ka shumë emra të denjë për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore, rreth të cilëve do të mund të ndërtohej një pajtueshmëri për të ecur përpara. Në këtë fazë, zgjedhjet e reja do të ishin krejtësisht të panevojshme”, tha Vetëvendosje në Facebook.
Prej disa ditësh, në media janë përmendur emra të ndryshëm si kandidatë të mundshëm, të cilëve sot u janë shtuar edhe Konjufca, dhe ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti. Ndërkohë, Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, më herët kishte shprehur gatishmërinë për të kandiduar edhe për një mandat tjetër në krye të shtetit.
Gjatë ditës, deputetë të të gjitha partive janë parë pranë Kuvendit, të mbledhur në takime të grupeve parlamentare. Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon nesër, çka e shton presionin politik mbi shumicën parlamentare për të ofruar një zgjidhje.
Një kandidat duhet t’i sigurojë dy të tretat e votave të deputetëve në Kuvendin me 120 karrige, ndërsa kuorumi arrihet me 80 deputetë. Nëse në dy rundet e para një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61. Sipas Kushtetutës, po dështoi zgjedhja në këto tre runde, zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, deklaroi se deri më tani nuk kanë marrë asnjë ftesë nga kryeministri Albin Kurti për ndonjë takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ajo theksoi se përgjegjësia për procesin i takon partisë së parë parlamentare, përkatësisht LVV-së, e cila sipas saj duhet të prezantojë një emër dhe të sigurojë 30 nënshkrime për thirrjen e seancës.
Neni 86 i Kushtetutës përcakton që secili kandidat duhet t’i sigurojë 30 nënshkrime të deputetëve për t’u nominuar, dhe se deputetët mund të japin nënshkrimin vetëm për një kandidat. Lushaku shtoi se LDK-ja ka shprehur gatishmëri për dialog dhe për të marrë pjesë në proces, por se deri tani nuk ka as iniciativë zyrtare dhe as kandidat të propozuar.
Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk ka sinjale për marrëveshje. Kryetari i saj, Bedri Hamza, tha se nuk ka as marrëveshje dhe as kandidat, duke theksuar se PDK-ja nuk do të propozojë emër pa dakordim paraprak politik. Ai shtoi se partia e tij ka kërkuar që presidenti të zgjidhet nga radhët e PDK-së ose të paktën të ketë një marrëveshje për një “emër dinjitoz”, brenda ose jashtë strukturave partiake.
Pas mbledhjes së grupit parlamentar, deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku tha se ai dhe kolegët e tij do të kishin votuar me zemër një kandidat nga familja Jashari, por se nuk do ta votojnë Andin Hotin, edhe nëse ai propozohet, duke theksuar se ai është pjesë e LVV-së.
Lushtaku shtoi se PDK-ja nuk do të qëndrojë në sallë nëse mbahet seanca për presidentin pa një marrëveshje politike. Kritika të ashpra pati edhe shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i cili tha se vendi po përballet me një krizë serioze për shkak të mungesës së një procesi të mirëfilltë politik për zgjedhjen e presidentit. Ai theksoi se ende asnjë grup parlamentar nuk ka informacion për mbajtjen e seancës, ndonëse kanë mbetur edhe pak orë deri në afat.
Zhvillimet e sotme pasojnë një sërë takimesh të ditëve të fundit mes kryeministrit Kurti dhe liderëve të partive opozitare, si Bedri Hamza i PDK-së dhe dy takime të njëpasnjëshme të hënën dhe të martën me Lumir Abdixhikun e LDK-së. Takimet përfunduan pa ndonjë marrëveshje konkrete dhe pa konsensus mes palëve për emrin e kandidatit për president.
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për tetë të pandehur...
Edi Rama, Blerina Gjylameti TIRANË- Mbledhja e kryeministri Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë...
Foto ilustruse TIRANË- Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme ndryshimet në kabinetin ‘Rama 4’. ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar datën e protestës së radhës. Në mbledhjen ...
Salil Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se kryeministri Edi Rama, po devijon orientimin kryesor 33-vjeçar të shqipt...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Rama po gjen zgjidhje në Beograd te Vuçiçi...
Gazment Bardhi TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me ndryshimet e njëanshme t&eum...
Ted Blushi TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë së Lirisë ka dorëzuar sot një projektligj që parashikon pezullimin e...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar vazhdimisht që nga fillimi i viteve ’90 se Irani ë...
Tomor Dosti TIRANË- Ish-deputet i Partisë Demokratike dhe një figurë e njohur e politikës shqiptare Tomor Dosti ka ndërruar j...