Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Përfundon takimi i Ramës me deputetët e qarkut të Tiranës/ Kryeministri del nga selia duke folur në telefon nën shoqërinë e… zbardhen diskutimet
Mbledhja ka pasur në qendër të diskutimeve organizimin e partisë.
4 Mars 2026, 15:14Nga E. D
Edi Rama, Blerina Gjylameti
TIRANË- Mbledhja e kryeministri Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës në selinë e Partisë Socialiste ka përfunduar pak momente më parë. Në mbledhje kanë qenë edhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës.
Mbledhja ka pasur në qendër të diskutimeve organizimin e partisë, ose më saktë takime të organizuara në terren për tu përgatitur për të zgjedhur drejtuesit e rinj të degëve, zgjedhje këto që do të mbahen në muajin qershor.
Pas përfundimit të mbledhjes, Rama ka dalë nga selia nën shoqërinë e Blerina Gjylametit, e cila pak kohë më parë mori drejtimin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Siç shihet edhe në pamje, Rama dhe Gjylameti kanë bërë një pjesë të rrugës në këmbë, ku për disa momente janë ndalur dhe kanë biseduar./Dosja.al