LIVE UPDATES
Politike

"Mbështetja e fermerit nga shteti është 3-5 herë më e vogël se rajoni", Berisha: Kërkohet një ndërhyrje e gjithëanshme në sektorin e bujqësisë

Berisha tha se në qoftë se në Serbi, Maqedoni, apo në Kosovë fondi për bujqësinë 70-80% përfundon tek fermeri, sipas tij në Shqipëri 55% përfundon nën xhepat e nëpunësit dhe administratës.

5 Shkurt 2025, 18:06 Nga r.ll
"Mbështetja e fermerit nga shteti është 3-5 herë
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar kjo forcë politike shikon te sektori i bujqësisë një potencial shumë të madh për të ndryshuar jetën e shqiptarëve. 

Berisha u shpreh se prodhimi i vezëve, i qumështit dhe i mishit kanë pësuar rënie katastrofale krahasuar me vitin 2013. Ai e ka cilësuar si qesharak, buxhetin e ndarë nga qeveria për bujqësinë. Më tej shtoi se në qoftë se në Serbi, Maqedoni, apo në Kosovë fondi për bujqësinë 70-80% përfundon tek fermeri, sipas tij në Shqipëri 55% përfundon nën xhepat e nëpunësit dhe administratës.

Berisha foli edhe lidhur me fondet e IPARD dhe tha se ishin burim i rëndësishëm financimi për fermerin, por u përdorën për ndërtimet e hoteleve në bregdete. Ai u shpreh se mbështetja e shtetit për fermerin është 3-5 herë më e vogël se në Kosovë. Sipas tij, kërkohet një ndërhyrje e gjithëanshme në sektorin e bujqësisë, pasi potenciali i këtij sektori është absolutisht disa herë më i madhe se sa ky që marrim sot.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Partia Demokratike shikon te bujqësia një potencial shumë të madh për të ndryshuar jetën e shqiptarëve. Impakti i degradimit të bujqësisë sonë ka qenë me pasoja shumë të rënda, jo vetëm për mijëra e mijëra ferma dhe fermerë që falimentuan, por ka qenë për të gjithë qytetarët.

Po të marrësh prodhimin e vezëve, prodhimin e qumështit, prodhimin e mishit ta krahasosh me 2013, rënia është katastrofale. Po edhe me 2018 po ta krahasosh, 3 vitet e fundit kanë qenë vite që Shqipëria ka njohur therrjet dhe reduktimin më masiv të krerëve, të të imtave dhe të gjedhëve në ëktë vend. Janë më shumë se sa përgjysmuar lopët e rracës. Ka rënë në 30-40% numri i të imtave. Nuk flitet më për potencialin e saj të jashtëzakonshëm në frutikulturë. Ndihma që jepet bujqësisë, buxheti i saj është qesharak. Gjithësej, de facto, janë të caktuara 70 mln euro, por 40 ua marrin hajdutët.

Sepse në qoftë se në Serbi, Maqedoni, apo në Kosovë fondi për bujqësinë 70-80% përfundon tek fermeri, në Shqipëri 55% përfundon nën xhepat e nëpunësit, e administratës.

IPARD që ishte një burim i rëndësishëm financimi, shumë i rëndësishëm, u vërsulën si lukuni ministrat, ministret, klanet e drogës dhe të trafikantëve, dhe në vend se të shkonte tek fermeri të përdorej për industrinë përpunuese, u përdor për sipërmarrjen e banditëve dhe të qeveritarëve, për hotele në bregdet, e me radhë.

I lënë në mëshirë të fatit është fermeri sot.

Mbështetja e tij nga shteti është 3-5 herë më e vogël se në Kosovë, dhe po të shtojmë këtu dhe IPARD-in që iu hoqi, si rezultat i vjedhjes së Edi Ramës dhe minitrave të tij, them Edi Ramës, se ajo zonja hajdute, ajo është këshilltare. Në vend se të shkonte atje ku e ka vendin, për shpërdorimin masiv të fondeve të IPARD-it, është këshilltare te Edi Rama.

Pra, fermeri ka si alternativë falimentimin. Po të shihni pensionet e tyre, njerëz që kanë djerësitur dhe kanë bërë punën më të rëndë, puna e bujkut është puna më e rëndë, që nga rinia e hershme e tyre e gjer sot, marrin 100-120 euro pension, dhe nuk i marrin ato.

Të gjitha këto janë sirena alarmi që dëshmojnë se kemi të bëjmë me një gjendje emergjente në fushën e bujqësisë në Shqipëri. Kërkohet një ndërhyrje e gjithëanshme në këtë sektor, pasi potenciali i këtij sektori është absolutisht disa herë më i madhe se sa ky që marrim sot.

Çdo shqiptar blen sot ushqimet në dyqan me një çmim më të lartë se italiani, më të lartë se greku, më të lartë se gjermani, dhe të dashur miq, në qoftë se shihni studimine fundit të INSTAT për çmimet në Shqipëri, çfarë ka konstatuar?
Ka konstatuar se, në vitet 2010-2011 çmimet në Shqipëri, në raport me çmimet në BE vinin në ulje, sepse rritej prodhimi, thjesht sepse rritej prodhimi bujqësor dhe blegtoral.

Kurse, në vitet e batërdisë ato ecin lart në mënyrë vertikale. Në fshat punësohen rreth gjysmë milioni shqiptarë. Është pra, bujqësia, është sektori i punësimit më të madh dhe përsëri pothuaj është zhdukur nga fjalori shtetëror fjala ‘bujqësi’.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj