LIVE UPDATES
Politike

Mbledhja e Kryesisë! Berisha njofton datën e protestës kombëtare: Mblidhemi më 22 dhjetor! Do nxitim protesta gjer në krijimin e qeverisë teknike

Gjatë mbledhjes së Kryesisë, Berisha theksoi se të gjithë ata që do të marrin pjesë janë të mirëpritur, ndërsa mungesa e të tjerëve nuk do të pengojë zhvillimin e protestës, përkundrazi do të shërbejë si nxitje për të mobilizuar më shumë mbështetës.

13 Dhjetor 2025, 13:51 Nga M.L
Mbledhja e Kryesisë! Berisha njofton datën e protestës
Sali Berisha, Flamur Noka

TIRANA- Kryetari i PD-së, Sali Berisha, njoftoi se më 22 dhjetor opozita do të organizojë një protestë kombëtare, duke e konsideruar atë hapin kryesor për të kërkuar ngritjen e një qeverie teknike. Gjatë mbledhjes së Kryesisë, Berisha theksoi se të gjithë ata që do të marrin pjesë janë të mirëpritur, ndërsa mungesa e të tjerëve nuk do të pengojë zhvillimin e protestës, përkundrazi do të shërbejë si nxitje për të mobilizuar më shumë mbështetës.

Berisha theksoi se sfida kryesore është përballja me atë që e quajti “pushtet i krimit”, duke paralajmëruar se pa veprim të drejtpërdrejtë dhe protesta të organizuara, rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme mund të jenë të deformuara në favor të mazhorancës. Ai nënvizoi nevojën për t’i fokusuar të gjitha forcat opozitare drejt largimit të qeverisë aktuale dhe për të mobilizuar qytetarët për një reagim të fuqishëm politik.

Kryedemokrati tha se data e 22 dhjetorit shënon fillimin e këtij procesi të organizuar, ndërsa pjesëmarrësit e përshkruar si “të bekuar” do të jenë pjesë e një lëvizjeje që synon ndryshimin e situatës politike në vend.

DEKLARATA:

Por ne kemi një problem themelor për të zgjidhur. Kemi një problem për të cilin duhet të jemi shumë të sinqertë dhe të hapur. Ekzistencës ose mosekzistencës sonë. Pse kështu? Në një farsë elektorale, më e shëmtuara në histori, në një diktaturë autoritare, e cila arrestoi në vit elektoral drejtuesit e partive kryesore opozitare. Në një regjim që përdori të gjitha potencialet e shtetit, vetëm gjoba dhe kamata 2 miliardë euro, që u intereson 200 mijë familjeve, nga të cilat 84 mijë biznese aktive. Dhe në këto kushte, shqiptarët përsëri votuan 500 e sa mijë për opozitën. Votuan PD-në si parti të parë.

PD është para një alternative, do vazhdojë të mbetet opozitë e farsave elektorale apo do përcaktojë qëllim të saj rrëzimin e këtij armiku të egër të votës së shqiptarëve, rikthimin e tyre, qeverinë teknike dhe marrjen e vlerësimit të qytetarëve të lirë.
Në një vend ku parlamenti kontrollohet në çdo sekondë, çdo minutë dhe çdo qelizë nga narkodiktatori. Në një vend ku parlamenti me qëllim shndërrohet në institucionin më të diskredituar të vendit. Sepse është i vetmi institucion pluralist deri tani, ndaj dhe duhet të damkoset në mënyrën më të fuqishme në çdo gjë.

Në një vend ku mediat janë shndërruar në altoparlantë të pushtetit kundër opozitës dhe mbulimit të krimeve të pushtetit dhe damkosjes së opozitës. Në një vend ku lobingjet zëvndësojnë standardet. Zëvendësojnë kriteret. Paratë e taksapaguesve përdoren për deklarata të blera. Çfarë do bëjmë ne? Çdo njëri nga ju duhet t’i shndërrojë këtë pyetje vetes. Pra, çfarë do bëjmë ne?

A do bëjmë ne përpjekjet për të rikthyer votën, për të larguar këtë qeveri nga pushteti, e cila me votë absolutisht nuk largohet? Ka një mburojë të tmerrshme lobingu ndërkombëtar që paguan dhjetëra milionë... Prestigjiozja britanike dje shkruante se është i zemëruar, lexo lobingun e Edi Ramës. Nuk thoshte një fjalë se skandali përfshinte direkt atë.
Ka bërë dhjetëra artikuj ‘Economist’ për drogën dhe narkoshtetin e tij, në atë artikull asnjë fjalë, as për drogën, as për narkoshtetin. Po, e falënderoj, përmendte zgjedhjet. Për zgjedhje kishte një gjysëm rreshti.

Çfarë është ajo? Është lobing. Marta Kos vjen dhe deklaron këtu se zgjedhjet ishin të lira. Falënderoj shumë Komisionin që reagoi, falenderoje dhe përfaqësuesin e BE këtu që reagoi. Por nuk ka spontanitet aty. Ato janë deklarata të paguara.
Por, të gjitha këto, çfarë kërkojnë nga ne? Kërkojnë ne që të mos filozofojmë, por të përqendrojmë të gjitha forcat tona për të larguar nga pushteti këtë pushtet krimi, përndryshe zgjedhjet e tjera do i kishte 63 përqind minimumi. Ose sa të dojë.

Ndaj dhe duhet të fillojmë protestat. Duhet t’i besojmë protestës. Duhet të organizojmë protestat, duhet t’i fillojmë sa më parë. I kemi filluar ato që janë te kryeministria. Por me datën 22, duhet të thërrasim protestë kombëtare. Ata shqiptarë që vijnë, ata janë të bekuar. Ata që nuk do vijnë, do vijnë më vonë. Por ne kurrë nuk do bëhemi pengesë, përkundrazi nxitës të protestave gjer ditën e fundit që të krijohet qeveria teknike në këtë vend për zgjedhjet e lira. Agjendë tjetër nuk ka dhe nuk mund të ketë PD./ Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj