LIVE UPDATES
Politike

"Mbledhja e sotme rast unik..."/ Këshilltari i PS Aldo Merkoçi: Me këtë vendim po tjetërsojmë padrejtësisht vullnetin e qytetarëve

Merkoçi tha gjithashtu se prej 7 muajsh Erion Veliaj, mbahet në një kufizim të lirisë, pa gjyq dhe pa proces duke i mohuar atij dhe qytetit një jetese normale.

23 Shtator 2025, 20:25 Nga E. D
"Mbledhja e sotme rast unik..."/ Këshilltari i PS Aldo
Aldo Merkoçi

TIRANË- Këshilltari i PS, Aldo Merkoçi, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Bashkiak cilësoi këtë një moment unik në historinë e demokracisë shqiptare dhe theksoi se për herë të parë po zhvishet nga mandati një kryetar i zgjedhur tri herë radhazi. Merkoçi tha gjithashtu se prej 7 muajsh Erion Veliaj, mbahet në një kufizim të lirisë, pa gjyq dhe pa proces duke i mohuar atij dhe qytetit një jetese normale. Në fund Merkoçi u shpreh se sot këshilltarët po bëjnë një zgjedhje të detyruar, në shkelje të parimeve të vet drejtësisë, në shkelje të drejtave të një individi te zgjedhur me votë të lirë dhe në shkelje të parimeve të autonomisë vendore.

Deklarata e plotë:

Mbledhja e sotme është një rast unik në historinë e demokracisë shqiptare. Zhveshja nga mandati i një kryetari bashkie të votuar 3 here radhazi është një akt i cili do të na shënoj të gjithëve për një kohë, e cila nuk matet dot as me ciklet politike e akoma më pak më ciklet mediatike të showbizit te cilat diktojnë debatin e ceket publik dhe politik.

Erion Veliaj është kryetari që ndryshoj Tiranën në mënyrë rrënjësore, ai dhe skuadra e tij modernizuan shtëpinë tone, lagjen tone, qytetin tone duke sjellë dinjitet dhe vëmendje në çdo cep të Tiranës.

Prej 7 muajsh Erion Veliaj, mbahet në një kufizim të lirisë, pa gjyq dhe pa proces duke i mohuar atij dhe qytetit një jetese normale.

Për herë të parë në historinë e këtij këshilli, gjendemi përballë një dileme të pazgjidhshme, nga njëra anë lufta për pavarësinë e sistemit të drejtësisë, si gangrena me madhe e tranzicionit shqiptar dhe nga ana tjetër respektimi i Standardeve demokratike dhe autonomisë së pushteteve të pavarura siç është ai I të zgjedhurve vendorë me votë të drejtpërdrejtë nga qytetarët.

Në kushtet e një dilemë të tillë, ne sot po bëjmë një zgjedhje të detyruar, në shkelje të parimeve të vet drejtësisë, në shkelje të drejtave të një individi te zgjedhur me votë të lirë, në shkelje të parimeve të autonomisë vendore, në një tentative ekstreme për ti rikthyer normalitetin qytetit dhe banorëve të tij.

Me shpresën se drejtësia një ditë, do i japi hisen e vet të gjithëve atyre që janë përfshirë në këtë proces, përfshirë dhe në këtu sot. Qytetarët e Tiranës 3 here radhazi e kanë shprehur qartë dhe bindshëm bindjen e tyre se kush ishte alternativa më e mirë për qytetin.

Kështu që ne sot duhet të jemi të qartë, se me këtë vendim po tjetërsojmë në mënyrë të padrejtë vullnetin e lirë të qytetarëve të Tiranës, me shpresën se ky vendim do mund të çlirojë qytetin nga një ngërç vendimmarrjeje, do mund të çliroj ndoshta kryetarin nga një pengmarrje e padrejtë, dhe ndoshta, ndoshta do mund të përshpejtojë dhe normalizojë një proces gjyqësor. Parimi i vendimmarrjeve të Vështira është zgjedhja mes vendimmarrjes së drejtë dhe asaj të lehtë. Pyetja që mbart një peshë jashtëzakonisht te madhe sot për ne është, nëse po ndërmarrim një vendimmarrje të drejtë apo te lehtë?

Një pyetje tjetër edhe më e rëndë është a mos po zëvendësojmë sot drejtësinë me perceptimin? Prokuroria dhe media e kanë bërë tashmë këtë hap, për hir të sensacionit, për hir të emocioneve sepse në fund nuk kanë ndonjë kosto publike të qenësishme. Por mendojeni pak, do të donit të jetonit apo akoma më keq të gjykoheshit ju vete jo në bazë të fakteve dhe  parimeve të së drejtës por në bazë të perceptimit.. Të perceptimit?

Vendimi i sotëm është gjithçka përveç se i lehtë kështu që nuk kam ndërmend as ta zbukurojë as ta lehtësojë nga barra e drejtësisë dhe historisë. Minimumi që mund të bëjmë sot, në respekt të qytetarëve, në respekt të parimeve të drejtësisë dhe në respekt të një kryetari i cili ka dhënë Gjithçka për qytetin është të jemi të ndërgjegjshëm për vendimin që po marrim.

aldo merkoçi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj