LIVE UPDATES
Politike

(VIDEO) McGonigal/ Alibeaj: Berisha të kërkojë falje se hodhi baltë për paratë ruse! Kush bën 'zhurmë' i shërben Ramës, përjashtimin e deputetëve kam tentuar ta ndaloj

Alibeaj tha se është përpjekur ta shmangë këtë gjë, duke qenë se ka qenë i pranishëm në Byronë Kombëtare dhe në Sekretariatin e Etikës. 

22 Shkurt 2023, 19:52 Nga F.M
(VIDEO) McGonigal/ Alibeaj: Berisha të kërkojë falje se hodhi
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se kryedemokrati Sali Berisha duhet të kërkojë falje në lidhje me akuzat që hodhi ndaj PD-së e ish-kreut të selisë blu, Lulzim Basha, në lidhje me paratë ruse. I ndaluar në Korçë, para gazetarëve, Alibeaj tha se tani që dosja e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal zbardhi gjithçka, Berisha e shumë deputetë të tjerë duhet të kërkonin ndjesë. Ai komentoi dhe zhurmën e bërë në seancat plenare së fundmi dhe tha se gjithçka i shërben kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se në këtë mënyrë, ai do ta shmangë shkuarjen në Kuvend. Përsa i përket përjashtimit të deputetëve të PD-së, Alibeaj tha se është përpjekur ta shmangë këtë gjë, duke qenë se ka qenë i pranishëm në Byronë Kombëtare dhe në Sekretariatin e Etikës. 

Deklarata e Alibeajt: 

Unë nuk kam heshtur. Nuk kam heshtur dhe këtë e di shumë mirë. Sepse unë besoj për një gjë, nëse bëhet fjalë në lidhje me masat drastike që ka marrë maxhoranca për të ndëshkuar deputetët, unë po them një gjë. Nuk jam dakort që të krijohet një rrëmujë për t'i shërbyer Edi Ramës. Me skandalin e bërë së fundmi, i shërben dhe këtu biem dakort. Ai është i kapur me më së kapu 225 mijë dollarë dhënë një përfaqësuesi të korruptuar të FBI-së për të goditur PD-në. Minimumi duhet të japë shpjegime para Kuvendit dhe para publikut. S'ia japim dot komoditetin duke bërë zhurmën e madhe, ta presim aty që tëq vijë të flasë. Më dëgjoni, ajo rrëmujë bëhet nga ca njerëz të cilët nga shtatori i vitit të kaluar çfarë nuk thanë për PD-në dhe Lulzim Bashën. Paratë ruse, rublat ruse. Arriti fantazia e sëmurë që të thoshin deri në pikën që kishin parë ambasadorin rus që me një torbë ngjiste shkallët në PD. Ou? Këtë e ka folur dhe Sali Berisha e një sërë deputetësh të tjerë. T'ju vijë turp kur shohin kronika dhe kërkojnë në Google ku dle 'PD e lidhur me paratë ruse'. T'ju vijë turp e të kërkojnë ndjesë sepse s'paska qenë e vërtetë. Ato para qenkan paguar nga Agron Neza, i lidhur me Dorian Duçkën dhe informacioni për të goditur PD-në ka dalë nga zyra e Kryeministrisë. Këto i dimë nga një dokument i drejtësisë amerikane. E kuptoj shumë mirë se në çfarë roli është Rama, por shpejgimet duhet t'i japë. E ka detyrim kushtetues. Seanca duhet të ndërpritet dhe të thirret kryeministri. Kur një deputet apo kryetari i grupit kërkon interpelancë, kryeministri duhet të vijë me një këmbë dhe të flasë. Por, ku sheh që ke bërë gabimin më të madh ndaj Partisë tënde, siç bënë ata që hodhën baltë dhe s'gjejnë guximin për të thënë më fal. Këto skemat e rrethimit të Foltores nuk bëjnë gjë tjetër veçse i shërbejnë Ramës. Krijojnë zhurmë në parlament dhe nuk bëjnë gjë tjetër veçse ishërbejne atij. Nuk ka goditje më të madhe për Ramën që t'i thuash 'fol'. Sepse ai e di fare mrë që çdo gjë që do të thotë do t'i përdoret atje në gjyq. Ndaj hesht, sepse është konsultuar me avokatin. Përsa i përket asaj për deputetët, kam qenë unë në konferencën e kryetarëve, në Byronë e Kuvendit, në Sekretariatin e Etikës, kam mbrojtur fort këtë gjë. Që të mos merren masa përjashtimi ndaj deputetëve. Kështu që kam bërë maksimumin. 

Më 2 mars pritet të mbahet mocion-debati me kryeministrin Edi Rama, por që Opozita nuk do të jetë e plotë. Kjo pasi gjashtë deputetë të tjerë janë përjashtuar dhe për 10 ditë nuk mund të jenë të pranishëm në seancat plenare. Bëhet fjalë për deputetët: Edmond Spaho; Elda Hoti; Sorina Koti; Oerd Bylykbashi; Lindita Metaliaj dhe Greta Bardeli. Më herët janë përjashtuar edhe de[utetë të tjerë, por deri më 2 mars, do tu ketë skaduar afati. 

Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?

Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, ndërsa Opozita ka zhvilluar disa protesta kombëtare ke a premtuar se do të vijojë me të tjera.

charles mcgonigal enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj