Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Darka ishte konsumuar në restorantin St. George pas punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York dhe prezentë kishin qenë persona të tjerë, por Allison tha se emrat e të tjerëve, McGonigal nuk ia kishte treguar.
SHBA- Allison Guerrero, ish-e dashura e Charles McGonigal ka zbardhur akoma më shumë detaje nga takimet e kryeministrit Edi Rama me ish-agjentin e FBI-së, i cili është vënë nën akuzë për korrupsion. Në një intervistë për “One America News”, Guerrero tha se ka qenë vetë McGonigal që i kishte rrëfyer se një nga darkat me Ramën i kishte kushtuar 10 mijë dollarë. Darka ishte konsumuar në restorantin St. George pas punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York dhe prezentë kishin qenë persona të tjerë, por Allison tha se emrat e të tjerëve, McGonigal nuk ia kishte treguar.
Guerrero rikujtoi edhe njëherë episodin kur agjentët e FBI-së i trokitën në derë për ta marrë në pyetje dhe tha se në atë kohë u ka kërkuar që të hetojnë veprimtarinë e McGonigal në Shqipëri, pa ditur se do të zbuloheshin akoma më shumë të tjera në të gjithë Ballkanin, përfshirë Kosovën e Bonsje Hercegovinën. Allison tha se në atë kohë mendonte se McGonigal ishte përfshirë në gjëra të dyshimta, por sot është e bindur që ish-agjenti i FBI-së është një tradhëtar.
Fjala e Allison Guerrero në intervistë:
Unë isha shumë e suprizuar, shumë e zhgënjyer. Ishte shumë e lehtë për të që të më mashtronte mua dhe familjen time. Unë besoj se ai është tradhëtar, ndaj vendit. Unë s’e kam përdorur më parë fjalën ‘tradhëtar’, por thjesht u kam thënë që të shikonin se çfarë po bënte ai në Shqipëri dhe rezultoi se ishte i gjithë Ballkani i përfshirë. Tek rusët as që më shkonte mendja. Në fund të nëntorit të vitit 2021, FBI trokiti në derën time. Më pyetën sa shpesh kishte shkuar Charlie në Shqipëri, sa herë ishte shoqëruar me kryeministrin Edi Rama, kur ishte këtu në asamblenë e OKB. Charlie më tha, nuk e di a mund t’i besoj më ato që thoshte ai, që e çoi kryeministrin Rama në restorantin St. George. Ajo darkë ka kushtuar 10 mijë dollarë për të dhe jo vetëm. Kishin një ekip njerëzish me vete. Unë besoj se ai është tradhtar, mendoj se numri i akuzave ndaj tij do të rritet. Jam thuajse e sigurt se do të ketë akuza shtesë, sidomos me mashtrimin me taksat. Kështu e kapën edhe Al Kaponen.
Ç’ka ndodhur me dosjen e Charles McGonigal?
Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI. Rama mohon të ketë lidhje me akuzat e ngritura nga McGonigal, ndërsa Opozita ka zhvilluar disa protesta kombëtare ke a premtuar se do të vijojë me të tjera. Nga ana tjetër, debatet e zhvilluara në Kuvend kanë sjellë përjashtimin e shumë deputetëve të Partisë Demokratike./Dosja.al
Majlinda Dhuka TIRANË- Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë Majlinda Dhuka, ka treguar për vendimet që janë mar...
Niko Peleshi TIRANË- Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave jan&eu...
Mbledhja TIRANË-Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryetari, Sali Berisha tha se Edi Rama dhe Taulant B...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar, foli për protestën që do t&...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi ditën e sotme nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i Euro...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi sërish ditën e sotme ambasadoren Yuri Kim. Gjatë mbl...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama. Në një komunikim ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar të PD-së, ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi ditën e sotme grupin parlamentar të PD-së. Përball&...