22 Shkurt 2023, 13:33
Nga A.B
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mblodhi ditën e sotme grupin parlamentar të PD-së. Përballë deputetëve ai u shpreh se dita e nesërme do të jetë njëjtë si herët e kaluara, pra me bllokim të parlamentit. Berisha tha se e gjitha ndodh për shkak të kryeministrit Edi Rama, i cili ka bllokuar seancat dhe ka shkelmuar të drejtat e opozitës.
'Të nderuar deputetë, nesër është përsëri një seancë e parlamentit, në të cilën siç duket, pseudoshumica e skandaleve, e vjedhjeve, vazhdon bllokimin e parlamentit dhe asgjësimin, shkelmimin e të drejtave të opozitës.
I ngërthyer dhe i pashpresë në Rama-gate, apo Uotergejtin e shekullit të 21-të, Edi Rama beson dhe mendon, ose ka vendosur ta kapërcejë këtë skandal, duke paralizuar hetimin parlamentar, duke paralizuar të drejtat e deputetëve, të drejtën e fjalës.
Edhe njëherë, dua t’u bëj të qartë të gjithë qytetarëve shqiptarë, se në këtë çështje, me këtë skandal, janë dëmtuar interesat e mbarë shqiptarëve sepse afera Rama-McGonigal ishte një levë Arkimedi për konsolidimin, për fitoren e paligjshme dhe konsolidimin e pushtetit të Edi Ramës të bazuar në krimin, drogën, vjedhjen.
Shqiptarët janë dëshmitarë për të gjithë mbështetjen e jashtëzakonshme që iu dha Edi Ramës, pavarësisht nga dhunimi i zgjedhjeve, pavarësisht nga shndërrimi i vendit në një protektorat krimi, pavarësisht nga vjedhjet e shfrenuara të fondeve, buxhetit, pasurive publike të shqiptarëve.
Nuk ka dyshim se prapa kësaj mbështetje qëndronte edhe dora e zezë e Charles McGonigal, i cili i paguar nga Edi Rama, nëpërmjet Dorian Duçkës, këshilltarit të tij personal, i cili i dha 225 mijë dollarë në garazhet dhe banesën e Agron Nezës, bëri gjithçka që sipas një skenari supermafioz, duke tradhtuar vendin e tij, betimin ndaj ligjit dhe Kushtetutës, besimin e presidentit të SHBA dhe të Kongresit amerikan ndaj tij dhe u mor me shkatërrimin e opozitës shqiptare, me qëllimin e vetëm, që pagatori i tij të vazhdonte të qëndronte në pushtet dhe ta paguante më tej. '- u shpreh Berisha.
sali berisha
Politike
22 Shkurt 2023, 13:28
f.g
Ilir Meta, kryetar i PL
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nga gazetarët se a u pyet nga Prokurorët e SPAK n&e...
Politike
22 Shkurt 2023, 13:33
I.A
Jorida Tabaku
TIRANË- Deputetja demokratike Jorida Tabaku në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese ka shpalosur nismën e...
Politike
22 Shkurt 2023, 13:28
k.m.
Ilir Meta
TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë humor me pyetjen e gazetarit nëse ka frikë pë...
Politike
22 Shkurt 2023, 13:16
f.g
Ilir Meta, kryetar i PL
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mohoi çdo përfshirje të tij në hetimin e dyt&e...
Politike
22 Shkurt 2023, 11:27
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi ka vendosur që të shtyjë miratimin...
Politike
22 Shkurt 2023, 10:26
k.m.
Jorida Tabaku
TIRANË- Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin po zhvillon ditën e sotme mbledhjen ku diskutohet...
Politike
22 Shkurt 2023, 10:10
f.g
Ilir Meta ne hyrje te SPAK
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është paraqitur pranë Prokurorisë së Pos...
Politike
22 Shkurt 2023, 08:27
A.B
Rama
JAPONI- Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm foto nga takimet që po zhvillon në ditën e dytë t&eu...
Politike
21 Shkurt 2023, 22:56
F.M
Petraq Milo
MALI I ZI- Dhunimi i Petraq Milos, Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe Financat në Partinë e Lirisë ka sjel...
Politike
21 Shkurt 2023, 22:20
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Protestat e Partisë Demokratike nuk ndalen! Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka b&...