LIVE UPDATES
Politike

"Mendonin se kisha marrë fund"/ Berisha rrëfen pse vendosi të rikthehej në krye të PD-së: Po shkelmohej sovraniteti...

Berisha ka rrëfyer se kur nisi beteja e tij për atë që ai e quajti një rikthim. Berisha thotë se rikthimi i tij kishte për qëllim mbrojtjen e vendit, që sipas tij po i shkelmohej sovraniteti.

24 Shkurt 2025, 21:08 Nga B.Z
"Mendonin se kisha marrë fund"/ Berisha rrëfen pse vendosi
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme rikthimin e tij në PD pasi hoqi dorë nga drejtimi i kësaj force politike.

Në një intervistë për "Çim Peka' në Syri TV, Berisha ka rrëfyer se kur nisi beteja e tij për atë që ai e quajti një rikthim. Berisha thotë se rikthimi i tij kishte për qëllim mbrojtjen e vendit, që sipas tij po i shkelmohej sovraniteti. 

Berisha shton ndër të tjera se beteja e tij nisi kur Blinken dërgoi Filip Rikerin që të kërkonte të mos futej në parlament. Berisha thotë se kur ai dërgoi Rikerin, njeri me të cilin ishte takuar disa herë, për të kërkuar që kreu i PD-së të mos futej në parlament, ndryshoi gjithçka sepse ajo ishte një kërkesë që sipas tij kurrë një qeveri demokratike nuk mund ta bënte ndaj një partneri, përveçse ndaj një kolonie.

“Së pari, dua të bëj një sqarim. Mendonin se kisha marrë fund, por unë isha ndarë me politikën, përveç FB dhe Instagramin, unë nuk kisha asnjë ambicie mbi tokë. Unë kisha vendosur që edhe mandatin ta dorëzoja 2-3 muaj më vonë pas zgjedhjeve të vitit 2021, ia kisha thënë kryetarit. Unë nuk bëra fushatë dhe e kisha të drejtë atë. Fushata ka një udhëheqës dhe nuk ka pse duken 2 koka.

Pse erdhi kjo? Unë, atë ditë që lexova përcaktimin e Antony Blinken në Twiterin e tij personal, shkoj në shtëpi dhe i shkruaj një letër me tre pika publike dhe vendosa të bëj një betejë në vetmi. Absolutisht. Dhe i them atij kryetarit, të mos futet PD në këtë punë, jemi parti pro-perëndimore, pro-amerikane, nuk kemi pse bëjmë asgjë. Me këtë merrem vetë. Pushka ime është pena ime.

Kur ai dërgoi Filip Rikerin, njeri me të cilin isha takuar disa herë, për të kërkuar që unë të mos futem në parlament, ndryshoi gjithçka sepse ajo ishte një kërkesë që kurrë një qeveri demokratike nuk mund ta bënte ndaj një partneri, përveçse ndaj një kolonie. Dhe i them tani, i thuaj zotit Riker që kurrë, asnjë komb tjetër nuk ka bërë sa kombi amerikan për shqiptarët për lirinë e tyre, por nuk e kanë bërë kurrë këtë për t’u bërë listën e deputetëve në parlament.

Prandaj kjo, deri këtu merr fund kjo punë. Nuk mund të jetë... Pse e nisa unë këtë?

Nuk e dija kurrë se sa do mbështetesha. Jo, absolutisht. Kur unë kam bërë thirrje për takim, njerëzit më të afërt të mi më kanë pyetur se a do vijnë njerëzit? Kush të vjen? U thashë, ata që besojnë në dinjitetin e njeriut, do vijnë. Ata që besojnë se ky vend duhet të përcaktojë vetë deputetët, do të vijnë.

Pra, beteja ime ka nisur për këtë, nuk ka nisur për asnjë qëllim, përveçse për t’i thënë cilitdo se ky vend, sovranitetin e tij nuk mund ta shkelmosh. Këtu filloi e gjithë beteja ime,” tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj