24 Shkurt 2025, 16:36
Nga Dosja.al
Takimi
DURRËS - Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka zhvilluar këtë të hënë një takim me banorët e zonës së Arapajt në Rrashbull, ku është inaguruar dhe asfaltimi i rrugës së "Hoxhëve" që ndodhet në këtë zonë.
Por ajo që vihet re gjatë takimit me banorët, shihet se i pranishëm ishte edhe drejtori i Higjenës, Indrit Cerloi, i cili ndodhej aty në orar zyrtar të punës, gjë e cila është në shkelje të ligjit. Prania e tij në takim është shkelje pasi një zyrtar shtetëror nuk lejohet të marrë pjesë në një takim elektoral gjatë orarit të punës, pasi kjo bie ndesh me parimet e ndarjes së shtetit nga politika dhe përdorimit të burimeve publike për qëllime partiake.
Gjithashtu vihet re se në postimet e publikuara nga vetë kryebashkiakja e Durrësit në rrjete sociale, mes të pranishmëve ka edhe fëmijë, gjë e cila është gjithashtu një shkelje. Pasi fëmijët janë të pambrojtur nga presioni politik dhe në rastin konkret janë përdorur për qëllime fushate. Pra dukshëm që takimi elektoral i kryetares Sako është zhvilluar në shkelje të hapur të ligjit.
emirjana sako takim elektoral
Politike
24 Shkurt 2025, 16:29
B.Z
Tymi te Bashkia
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me tymin e zi q...
Politike
24 Shkurt 2025, 16:18
I.A
Klotilda Bushka
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka ka dalë në orën 16:00 nga ambientet e SPA...
Politike
24 Shkurt 2025, 15:51
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, gjatë një deklarate u shpreh se është i gatsh&e...
Politike
24 Shkurt 2025, 14:58
r.ll
erion veliaj
TIRANË- Pas Gjykatës së Posaçme, edhe SPAK ka hedhur poshtë pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj për...
Politike
24 Shkurt 2025, 14:45
N.F
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e projektit për kthimin në zonë këmbësore të ish-B...
Politike
24 Shkurt 2025, 14:44
r.ll
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka hedhur poshtë pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj për gjuhën që sipas tij ësh...
Politike
24 Shkurt 2025, 14:40
r.ll
ilirjan celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor ka regjistruar 15 partitë e para politike për zgjedhjet parlamentare që do të...
Politike
24 Shkurt 2025, 14:20
Dosja.al
erion veliaj
TIRANË- Ndërsa Erion Veliaj vijon të shkëmbejë akuza nga qelia me prokurorin e SPAK, Ols Dado, thelbi i ç...
Politike
24 Shkurt 2025, 14:10
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim përmes një lidhjeje online drejtuar samitit të mbledhur me lider...
Politike
24 Shkurt 2025, 13:44
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët. Berisha gj...