Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
GJKKO në një njoftim për mediat thotë se varianti i bisedës së publikuar nga Veliaj sot në Facebook nuk është e vërtetë.
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka hedhur poshtë pretendimet e kryebashkiakut Erion Veliaj për gjuhën që sipas tij është përdorur në seancë gjyqësore. GJKKO në një njoftim për mediat thotë se varianti i bisedës së publikuar nga Veliaj sot në Facebook nuk është e vërtetë.
Më tej thuhet se nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të kryebashkiakut Veliaj, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.
REAGIMI I GJKKO:
Nisur nga interesimi i lartë dhe i vazhdueshëm nga ana juaj, duke paraqitur dhe kërkesa për informacion, në bazë të ligjit Nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, i ndryshuar, në lidhje me vërtetësinë e pjesës së procesverbalit të seancës gjyqësore, të datës 12.02.2025, të publikuar ditën e sotme nga personi nën hetim Erion Veliaj, në rrjetin e tij social në “Facebook”, ju bëjmë me dije se nuk është i vërtetë.
Nga verifikimi i bërë në sistemin audio, të seancës gjyqësore për marrjen në pyetje të personave nën hetim Erion Veliaj, etj., të datës 12.02.2025, konkretisht intervali kohor 6:34:02 PM – 6:34:57 PM (të cilit i referohet i hetuari Erion Veliaj në postimin e tij) si dhe nga procesverbali i seancës gjyqësore, nuk rezulton që të jetë përdorur fjala “ndyrësirë” nga ana e prokurorit Ols Dado në asnjë moment.

Kryebashkiaku i Tiranës, i arrestuar tashmë, ka vijuar me sulmin e tij ditën e sotme ndaj prokurorit Ols Dado. Veliaj postoi në rrjetet sociale një variant bisede mes tij dhe Dados në gjykatë ku vërehen dhe ndërhyrjet e gjykatësit Erion Bani. Në përshkrimin e postimit të tij, Veliaj shkruan se ky është një nga dialogjet në thertore, siç e quan ai sallën e GJKKO-së.
"Kjo gjuhë dhe atmosferë, sikur Sigurimsat janë kthyer nga penxherja, pasi i nxorrëm nga dera, nuk duhet toleruar më", thotë Veliaj.
Pjesë nga debati brenda seancës sipas variantit të Veliajt:
OLS DADO: Ndyrësirë! S'ke turp që thua, tregon banesën e prokurorit këtu, ç'a është 3 ky, kërcënim është ky? Është kërcënim ky që tregon banesën e prokurorit?
5 ERION VELIAJ: Asnjë kërcënim.
BRION BANI: Prokuror, ulu!
OLS DADO: A? Ç'a është ky? Kërcënim është ky?
9 ERION VELIAJ: Unë besoj është konflikt 10 interesi. Prokurori mendon që edhe kjo 11 sjellje është normale, por kjo s'është normale.
OLS DADO: E kam mesazhin këtu.
ERION VELIAJ: Por, kam të drejtë të them që 15 s'është normale.
ERION BANI: Prokuror!
Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
ilirjan celibashi TIRANË- Komisioni Qendror Zgjedhor ka regjistruar 15 partitë e para politike për zgjedhjet parlamentare që do të...
erion veliaj TIRANË- Ndërsa Erion Veliaj vijon të shkëmbejë akuza nga qelia me prokurorin e SPAK, Ols Dado, thelbi i ç...
Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalim përmes një lidhjeje online drejtuar samitit të mbledhur me lider...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët. Berisha gj...
sali berisha TIRANË- Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi në konferencën e sotme me gazetarët emërimin e Dan Bonginos nga...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjal&eu...
Elvis Roshi TIRANA- Ish-kryetari i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi është paraqitur mesditën e sotme në ambientet e...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama duhet të përgatitet për të...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se Safet Bajri nuk u arrestua, por u dorëzua me marrëveshje. ...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës ...