LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Pluralizmin politik nuk e minoi dot Antony Blinken, jo më ta minojë Altin Dumani

Berisha tha se në Amerikë u shkarkuan që të gjithë se kishin bërë akte politike. Ai shtoi se Amerika mund të ketë 10 mijë prokurorë dhe u shkarkuan ata që kanë bërë akte të turpshme politike.

24 Shkurt 2025, 13:15 Nga N.F
Berisha: Pluralizmin politik nuk e minoi dot Antony Blinken, jo më ta
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se cilido që ka keqpërdoruar paratë publike duhet të marrë ndëshkim ligjor. Berisha u shpreh se në rastin e tij nuk është gjetur qoftë edhe një qindarkë publike nga ai dhe famijarët e tij. Ai tha se dokumentet zyrtare që thonin se është tokë publike, faktuan se ajo nuk ishte tokë publike.

Berisha tha se në Amerikë u shkarkuan që të gjithë se kishin bërë akte politike. Ai shtoi se Amerika mund të ketë 10 mijë prokurorë dhe u shkarkuan ata që kanë bërë akte të turpshme politike. Në lidhje me SPAK Berisha u shpreh se është transformuar në një prokurori politike dhe vepër e Edi Ramës. Sipas tij kreu i SPAK, Altin Dumani është një njeri i papërgjegjshëm, i pandërgjegjshëm, një beniamin i Arben Rakipit dhe Ulsi Manjës.

"Së pari, cilido që ka keqpërdoruar paratë publike, është në opozitë apo në pushtet, duhet të marrë ndëshkim ligjor. Por siç e shihni ju, në rastin e Sali Berishës nuk është gjetur qoftë edhe një qindarkë publike nga ai dhe famijarët e tij. Të gjithë narrativën e bazuan në një shpifje, një trillim se ajo ishte tokë publike. Por dokumente zyrtare të atyre viteve kur këta thonin se është tokë publike, faktuan se ajo nuk ishte tokë publike.


Ajo kishte qenë tokë e privatëve dhe ajo tokë nuk ishte shpronësuar kurrë. Dhe ajo tokë ishte konfiskuar nga diktatura komuniste. Atëherë, në qoftë se ndërton akuza mbi falsitetin, mbi fshehjen e dokumenteve, mbi manipulimin e dokumenteve, atëherë ti ke ndërtuar një piramidë mashtrimi politike për të cilën do ndëshkohesh. Për këtë të mos kemi iluzion. Do ndëshkohesh me ligj. Se ka ligj. Urdhëro, e bënë në Amerikë, u shkarkuan që të gjithë se kishin bërë akte politike.
Amerika mund të ketë 10 mijë prokurorë, u shkarkuan ata që kanë bërë akte të turpshme politike.
Pra, transformimi i Skapit në prokurori politike është vepër e Edi Ramës. Nëpërmjet veglës së tij, Altin Dumani, një njeri i papërgjegjshëm, i pandërgjegjshëm, një beniamin i Arben Rakipit dhe Ulsi Manjës, kush nuk e bënte këtë.


Ata harruan se po bënin gjithçka për të minuar pluralizmin politik. Po atë nuk e minoi dot Antony Blinken, jo ta minojë dot Altin Dumani. Kanë kryer krim monstruoz, por unë nuk i them askujt që do e kesh personale, jo, do e kesh ligjore. Ligjore do e ketë ai pa asnjë diskutim. Ligjore do e ketë Edi Rama. Ligjore do e ketë Ulsi Manja. Ligjore do e ketë Arben Rakipi pasi të zbërthehen të gjitha ndërhyrjet. Sepse kjo është e gjitha. Arben Rakipi, a u kujtohet ju kur në vitin 1998, ky ish bashkëpunëtor i shpërfytyruar i Sigurimit të Shtetit, u ul para gazetarëve dhe tha Sali Berisha ka kryer krime kundër njerëzimit. Çfarë krimesh? Ka helmuar qytetarët e Vlorës me helme ushtarake. Po ku i ke provat? Kishte marrë një shishe Pepsi Kola. Dhe një gazetar e pa, i tha kjo është Pepsi Kola, çfarë helmi është ky?


Ky është Dumani, është një replikë e këtij mafiozi që drejton Shkollën e Magjistraturës dhe bën avokati, pret gjoba në anën tjetër. Pra, nuk mund të ketë asnjë lloj krahasimi. Po nuk ndodh në histori, unë nuk kam dëgjuar kurrë që të investohen 130 milionë euro për një vepër dhe vepra të mos ekzistojë. Dhe për këtë të jenë përgjegjës drejtorët që ka firmosë tenderin. Si ka mundësi? Po drejtorët janë më të parëndësishmit aty, aty përgjegjës është Edi Rama dhe Erion Veliaj. Dhe për këtë të jetë përgjegjës Arben Ahmetaj që e ka kundërshtuar 4 herë dhe jo Erion Veliaj që ka insistuar 4 herë. Pastaj të themi atë që është, ajo, fakti i dhënies së tenderave nga BYL-a tek Ajola, nga Zhizhi tek Ajola, nga Eventi tek Ajola, nga Lal Vjedhësi tek Ajola, këto janë të dokumentuara.


Tani nxjerrin si provë që nuk është ashtu, dëftesën e Olsi Dados dhe thonë se ky është mbetës në matematikë dhe nuk di të bëjë llogari. Po mirë, ta zëmë se është mbetës në matematikë, po llogaritë i bëjnë OPGJ-të, nuk merret prokurori me llogaritë, ai sheh ligjet. Ka ekonomistë, ka kontabilistë aty. Pra, gjeti si argument për t’u mbrojtur kryehajduti i Tiranës një, sharjet dhe dy, i paska notat e dobëta në matematikë. Dhe meqenëse ky qenka i dobët në matematikë, gardëroba e Velicës nuk kushton 870 mijë euro, por kushton sa thotë ajo, 70 mijë. Po ato janë fatura doganash. Kush të dojë të vijë t’i marrë t’i shohë," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen