LIVE UPDATES
Politike

Marrëveshja e detit/ Berisha: Kam të drejtë të ulem me palën greke dhe të arrijmë zgjidhjen më të mirë të mundshme

Berisha theksoi se ajo ishte marrëveshja më e mirë që Shqipëria mund të marrë ndonjëherë në të gjitha kohërat.

24 Shkurt 2025, 13:31 Nga N.F
Marrëveshja e detit/ Berisha: Kam të drejtë të ulem me
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një konferencë me gazetarët. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se aktet më themelore të marrëdhënieve Shqipëri-Greqi janë firmosur gjatë qeverisjes së PD. Ai shtoi se njëri ishte traktati i miqësisë, që sot ka skaduar dhe tjetra ishte marrëveshja e detit. 

Berisha theksoi se ajo ishte marrëveshja më e mirë që Shqipëria mund të marrë ndonjëherë në të gjitha kohërat. Ai tha se ajo marrëveshje u firmos në kushtet kur Greqia kishte të deklaruara ujëra territoriale 6 milje.

"Çfarë ishte morali i kësaj? Në rast se bën një vështrim në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë, do gjeni se aktet më themelore në këto marrëdhënie, janë firmosur gjatë qeverisjes së PD. Dy janë më kryesoret, por janë edhe unike. Njëri ishte traktati i miqësisë, që sot ka skaduar, ai nuk e ripërtëriti. Dhe e dyta ishte marrëveshja e detit. Unë u them shqiptarëve se ajo ishte marrëveshja më e mirë që Shqipëria mund të marrë ndonjëherë në të gjitha kohërat.


Sepse ajo marrëveshje u firmos në kushtet kur Greqia kishte të deklaruara ujëra territoriale 6 milje. Natyrisht Greqia në ligjin ndërkombëtar kishte të drejtë të plotë të kalonte në 12 milje. Greqia nuk e bëri këtë. Greqia pranoi që marrëveshja të firmosej në një kohë kur ajo njihte 6 milje. Greqia nuk humbiste nga marrëveshja, se duhej të jesh naiv që të mendosh se ajo po të fal apo po humbet. Por ajo pranoi një regjim që e kishte.


Ky ishte një avantazh real i Shqipërisë që nuk e arrin më. Dhe kur Gjykata Kushtetuese e rrëzoi në mënyrë absolute nga ndërhyrja antishqiptare e Edi Ramës dhe të tjerëve, ramë dakord me palën greke që ta çojmë në Gjykatën e Hagës meqenëse vendimet e gjykatave ndërkombëtare mbizotërojnë mbi vendimet e gjykatave shqiptare. Edi Rama erdhi në pushtet, jo, i tha Ciprasit, ne e negociojmë bashkë tani, bëjmë një marrëveshje më të mirë. Bënë dy vjet negociata duke mashtruar dhe në fund kur shkuan në Korçë për ta firmosur palët, jo, thanë, se kemi vendimin e Gjykatës Kushtetuese.


Me të drejtë pala greke u neverit dhe u tha se ju vendimin e keni pasur aty, pse negociuat dy vjet kur e dinit që kishit vendimin? Nuk është i sotëm vendimi. D.m.th pa diskutim që unë kam të drejtë morale dhe ligjore që të ulem në tryezë me palën greke dhe të bëjmë zgjidhjen më të mirë të mundshme për të dy vendet. Sepse pala greke e ka shumë të qartë se unë isha për zgjidhjen dhe moszgjidhjen. Pala greke e ka shumë të qartë që ne ramë dakord që nuk krahasohet me marrëveshjen që po negocionte Rama më vonë. Shumë më e mirë," tha Berisha.

berisha

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë