LIVE UPDATES
Politike

'Investitorët'/ Bardhi-Nokës: I shërbeni Xhaçkës. Sekretari i PD: U bëre deputet me gjak

Sipas Nokës, punën e këtyre deputetëve në komisione e ka treguar Komisioni për Inceneratorët, i cili tha se shërbeu vetëm ‘për të larë’ maxhorancën. Komisioni i Investimeve Strategjike, Bardhi tha se është rrëzuar pasi një ministër rrezikohej që të futej në burg.

9 Qershor 2022, 20:16 Nga F.M
'Investitorët'/ Bardhi-Nokës: I shërbeni
Flamur Noka dhe Gazment Bardhi

TIRANË- Përplasjet mes maxhorancës e Partisë Demokratike janë zhvendosur mes vetë demokratëve. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Flamur Noka ai që tha se kryeministri Edi Rama është ai që ka përzgjedhur një Opozitë, mër me të cilin iu referuar grupit që mbështet deputetin Enkelejd Alibeaj. Ai tha se ata i komandon Rama e se Komisioni i Investimeve strategjike ishte totalisht i panevojshëm pasi nuk do të zbulonte asgjë për PS-në. Sipas Nokës, punën e këtyre deputetëve në komisione e ka treguar Komisioni për Inceneratorët, i cili tha se shërbeu vetëm ‘për të larë’ maxhorancën. Ai madje përmendi vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan dhe tha se Bardhi ka dalë deputet me gjakun e një njeriu. Gazment Bardhi nuk e ka la pa përgjgje. Ai u shpreh se priste që Noka të fliste për çmimin e naftës, por që sipas tij nuk e bën dot këtë pasi nuk i përmend oligarkët. Komisioni i Investimeve Strategjike, Bardhi tha se është rrëzuar pasi një ministër rrezikohej që të futej në burg.

Debati mes tyre:

Flamur Noka: Ju keni marrë një stil të keq vitet e fundit, të përdorni dhe opozitën. Të emëroni opozitën, të caktoni dhe opozitën. Tani merreni me Enkin, me Gazin, me Jorin e me të tjerët, dhe i keqpërdorni, i fshini, i hidhni i lani, i ricikloni i fusni prapë. E vetmja që ju kishte ngel pa kapur ishte opozita, ja ku i keni pengjet. I keni kapur, ju shërbejnë, ju servilosen, i urdhëroni si të doni. Na keni sjellë për të miratuar 2 komisione ua ka propozuar Enki, Gazi dhe Jori, komision për reformën zgjedhore dhe komision për reformën territoriale. A e dini ju që Enki, Gazi dhe Jorka nuk dalin dot nga shtëpia të takojnë elektoratin, që të marrin mendime për reformën zgjedhore dhe komision për reformën territoriale sepse nuk ju hap dernë askush. A e bëtë një komision për inceneratorët, ku ishte rezultati? Arben Ahmetaj u pastrua. Ku shkoi Komisioni për vjedhjen e votave? Apo e ndatë kokë më kokë këtë punë, një në këtë botë një në atë botë? PD a ka marrë vota në Jug? Kush është përfaqësuesi në këtë reformë. Elbasani s’ka përfaqësues se nuk duan këta e ka tmerr Bardhi Elbasanin, i bie të fikët.

Gazment Bardhi: Ju kërkoj ndjesë në fakt, sepse mëduhet që t’i kthej përgjigje një kolegu nga opozita. Prita të fliste për naftën nuk ke guxim ta përmendësh oligarkun. Nuk ke guxim t’i përmendësh oligarkët që kjo fake opozitë i përmend çdo ditë. Merri leje doktorit, dhe sqaro demokratët pse u bashkuat me PS-në për të bllokuar komisionin për investimet strategjike. Pse i ka nis Berisha mesazh deputetëve që të bëhen bashkë për të bllokuar komisionin? Një javë para se në të depozitonim kryeministri tha harrojeni se do të ngremë komision hetimor për të verifikuar proceduarat për investimet strategjike. Një deputet i këtij Kuvendi që është një nga ministrat më të rëndësishëm të këtij Kuvendi, rrezikon mandatin dhe të shkojë në burg. Bashkëshorti i saj ka fituar statusin e investitorit strategjik. Pasuritë publike janë kthyer në plaçkë dhe kryeministri zgjohet në mëngjes dhe thotë se cilit do t’i japë një copë tokë. Duhet të jemi të ndershëm më shqiptare ju vini dhe nuk dini se çfarë flisni. Ju i shërbeni Olta Xhaçkës, ta harroni se mund të bllokoni një komision hetimor të kërkuar nga opozita konform ligjit e kushtetutës.

seance plenare 9 qershor 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj