Revolucion në krye të PD, largohet Noka nga Kryesia, Berisha: Këshilli Kombëtar do drejtohet nga një grua
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
Këshilli Kombëtar/ Zbardhet lista, kush janë emrat që do të votohen për anëtarë të Kryesisë s&...
Dita e 32-të e protestës qytetare në vend/ Pensionisti: Duhet t’i kontrollojmë pasurinë politikanëve 1 Kor...
Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë 1 Korrik, 13:58 ...
“Algoritmi nuk e urren demokracinë, thjesht nuk e di çfarë është"/ Rama: Shqipëria u kthye në laborat...
Gjatë promovimit të librit ‘Tirania e Buzëqeshjes - Një portret politik dhe psikologjik i Edi Ramës’, Berisha u shpreh se në qoftë se një pjesë e gjerë e shoqërisë ul kokën këta të rinj kanë zgjedhur përballjen me Edi Ramën.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se lëvizjet e udhëhequra nga gjenerata Z, është një mrekulli, pasi janë ngritur fuqishëm ndaj një diktature autoritare. Gjatë promovimit të librit ‘Tirania e Buzëqeshjes - Një portret politik dhe psikologjik i Edi Ramës’, Berisha u shpreh se në qoftë se një pjesë e gjerë e shoqërisë ul kokën këta të rinj kanë zgjedhur përballjen me Edi Ramën.
Me tej, lideri i opozitës tha se ky libër është një manual i shkëlqyer dhe frymëzim për brezat që vijnë.
Sali Berisha: Ndaj dhe dy fjalë për gjeneratën Z. Kjo lëvizje të dashur miq, në shumë aspekte është mrekullia më e madhe e Shqipërisë dhe shqiptarëve në kohëra. Pse e them këtë? Aty janë rryma të ndryshme, por ata që janë energjia, ata që janë guximi, ata që janë shpirti i pamposhtur, ata janë të rinjtë e asaj gjenerate që nuk ka njohur kurrë diktaturë autoritare. Dhe është kjo gjeneratë që ngrihet në mënyrën më të fuqishme ndaj një diktaturë autoritare. Në qoftë se një pjesë e gjerë e shoqërisë ul kokën, në qoftë se dhjetëra mijëra intelektualë zgjedhin indiferencën, këta të rinj kanë zgjedhur përballjen me të keqen më të madhe që shqiptarët mund të kenë pasur në histori, me Edi Ramën.
Kam bindjen se ky libër është gjithashtu një manual i shkëlqyer për ta dhe frymëzim për ta dhe brezat që vijnë. Ndaj dhe i dashur mik, kjo trilogji do të mbetet në historinë e letrave një kryevepër e vërtetë. Ernest Heminguej e thotë diku në një kongres, shkrimtari duhet të luftojë me pendë dhe me pushkë, ai e kishte fjalën në atë kohë për luftën e Spanjës. Por shkrimtari lufton me pendë. Dhe aq sa mund të luftojë një shkrimtar me pendë, Ndriçim Kulla pendën e tij e ka bërë një pendë të artë dhe u lë sot shqiptarëve një trashëgimi shumë të madhe për të sotmen dhe brezat që vijnë.
Një përkushtim i jashtëzakonshëm, një përgjegjësi e lartë intelektuale e pashembullt. Ndaj dhe njëherë mirënjohjen më të pakufishme i dashur miq për kryeveprën, trilogjinë që i jep publikut shqiptar, dhe jo vetëm shqiptar, por edhe atij ndërkombëtar. Shqipëria është rast unik në Evropë, ua them unë ju. Ka të tjera diktatura autoritare siç është Bjellorusia apo Gjeorgjia. Po aty nuk është droga, aty është rusi dhe duhet që mbahen nga rusët. Ndaj edhe njëherë shumë faleminderit./Dosja.al
Gogu- Pjetri TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka prezantuar sot drejtorin e ri të Agjencisë së Trajtimit të...
Irini Myftaraj Erion Brace dhe Dea Mishel TIRANË- Deputeti Erion Braçe ka nisur një seri fyerjesh ndaj blogereve që marrin pjesë...
Pamje GJERMANI- Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Gjermani, ku dhe ka zhvilluar një takim me kryeministrin e landit gjerman Nordrhein-We...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama është një nga psikologjitë m&...
Ted Blushi TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë ka denoncuar në Parlamentin Evropian mungesën e he...
Ulsi Manja TIRANË- Një debat ka ndodhur në Komisonin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore mes deputetit socialist Uls...
Klodian Braho TIRANË– Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka kërkuar një rishikim të thellë të politikës penale për ...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se sado manipulator të jetë, kryeministri Edi Rama ...
Majlinda Bufi TIRANË- Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është shpallur ditën e sotme e pafajshme nga GJK...
Klodian Braho TIRANË- Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Klodian Braho ka treguar s...