LIVE UPDATES
Politike

KRAHASIMI/ Rama-Mussolini, por kush është "Klareta" e politikës shqiptare sipas Ilir Metës?

Duke mos iu referuar me emër direkt por përshkrim të saktë se e kishte për Lulzim Bashën, Meta tha se të gjithë e dinë se kush është. 

26 Tetor 2022, 12:17 Nga f.g

KRAHASIMI/ Rama-Mussolini, por kush është "Klareta" e

Ilir Meta, Edi Rama dhe Lulzim Basha

TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e çoi më tej sot akuzën politike për bashkëpunimin mes ish-kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Teksa ishte duke shprehur revoltën për situatën ekonomike në vend dhe komentoi edhe ligjin e fundit për dosjet që u miratua në Kuvend edhe me votën e Lulzim Bashës, Meta tha se bashkëpunimi mes tyre është më i thellë se ajo që dihet. Meta tha se kush mendon se mund të sfidojë lirinë e mendimit dhe votës do të ketë fatin e "Mussolinit dhe Klaretës". Po, Klaretës. E lexuat saktë. Dhe për ta theksuar se krahasimin nuk e kishte thjesht epitet, Meta tha se Klareta e politikës shqiptare "është ai i 17 majit që u mbyll në zyrë". Duke mos iu referuar me emër direkt por përshkrim të saktë se e kishte për Lulzim Bashën, Meta tha se të gjithë e dinë se kush është. 

"Duhet të keni parasysh që unë i mbaj premtimet. Dhe ju kam thënë që ligjet që bën djali Kristaqit, ligjet që bën nipi Spiro Kolekës unë me tolerancën më të madhe do t’ja fus atje ku i shijon më shumë atij. Të gjithë ata që mendojnë që do të ekzekutojnë pluralizmin do të kenë fatin e Musolinit dhe Klaretës. Klareta është dashnorja e Musolinit. E dini kush është Klaret në Shqipëri, është ai i 17 majit (qesh). E dini more kush është? Është ai i 17 majit, që u mbyll atje në zyrë me atë dhe...(qesh sërish), ai është. Kanë të drejtë që kanë tmerr nga Partia e Lirisë, Partia e Lirisë do t’i rikthejë lirinë të gjithë shqiptarëve. Nuk bëhet fjalë vetëm për dinjitetin tim por për dinjitetin e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Piktori i sigurimit të Shtetit Edvin Kristaq Rama e di shumë mirë që do të përgjigjet një më një."-tha Meta

Kush ishte Klareta dhe raporti 13 vite i dashurisë me Mussolinin?

KRAHASIMI/ Rama-Mussolini, por kush është "Klareta" e

Clara Petacci njihet edhe si dashuria më e rëndësishme e jetës së udhëheqësit fashist italian, Benito Mussolini. Jeta e Mussolinit njihet për gratë e shumta që e rrethonin por Clara ishte ndryshe. E fundit dhe kryesorja, Claretta ishte 29 vite më e vogël se Duçja dhe e kishte simpatizuar atë që e vogël. Ata u takuan në vitin 1932 në një plazh në Itali në Ostia, jashtë Romës dhe në atë kohë Mussolini kishte 10 vite udhëheqës absolut, ndërsa Claretta ishte vetëm 20 vjeç. Ajo vinte nga një familje romake borgjeze ndërsa ai ishte i martuar. Edhe pse ishte 29 vite më i madh se ajo, prindërit e saj e inkurajuan raportin jashtëmartesor të së bijës me Duçen. Lidhja e tyre nisi rastësisht po u kthye në dashurinë më të madhe të Duçes, ku për ironi ata takoheshin sipas biografisë së bërë nga historiani i Universitetit të Oksfordit, Richard J.B. Bosëorth, në kishë. Të dielën pasdite, ata takoheshin në zyrën e Mussolinit ku sipas profesorit kryenin edhe raporte intime. Me kalimin e viteve ajo u bë gruaja kryesore e Mussolinit, me një dhomë private në Palazzo Venezia ku u krijua qeveria dhe me një truprojë personale. Edhe pse me një lidhje të çuditshme Claretta ia kishte dalë të regjistronte bisedat e tyre në ditare. Vajza kishte një nivel të lartë intelektual dhe për 13 vitet e romancës të botuara në librin "Claretta Petaçi, Mussolini sekret", ajo e përshkruan udhëheqësin si një njeri të varur pas seksit. Mussolini ra nga froni më 1943 dhe Claretta nuk iu largua. Ata u arrestuan dhe më pas u vranë nga partizanët teksa po pëpiqeshin të arratiseshin më 27 prill 1945. /Dosja.al

ilir meta lulzim basha edi rama mussolini dhe klareta klareta e musolinit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj