LIVE UPDATES
Politike

PRIMARET/ Meta: Procesi dhe fitorja në zgjedhje, përgjegjësi e Berishës

Meta tha se kjo nuk tregon përçarje mes tij dhe se Berishës duke shtuar se ky i fundit ka në dorë suksesin e zgjedhjeve lokale, pasi kjo është ajo që presin shqiptarët. 

26 Tetor 2022, 11:59 Nga F.M
PRIMARET/ Meta: Procesi dhe fitorja në zgjedhje, përgjegjësi e
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Liirsë Ilir Meta tha se procesi i primareve do të jenë totalisht në duart e kryedemokratit Sali Berisha. I pyetur se përse e ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit të emrave nga ana e Partisë së Lirisë, Meta tha se kjo nuk tregon përçarje mes tij dhe se Berishës duke shtuar se ky i fundit ka në dorë suksesin e zgjedhjeve lokale, pasi kjo është ajo që presin shqiptarët. 

Pjesë nga prononcimi: 

Pyetje: Ju thatë që PL do të ketë kandidatët e vet në Primare, por më parë keni deklaruar se e gjithë përgjegjësia do të jetë e Berishës. Pse ka ndodhur kjo? Keni pasur pasiguri në primare apo ka kërkuar Berisha më shumë emra?

Ilir Meta: Ju ngatërroni dy gjëra që për mua janë të kristalta. Kam theksuar se duhet të jemi të kujdesshëm në kushtet e një regjimi mafioz siç është ky aktuali dhe këtë e bën fakti që vulën e PD-së e mban në xhep Edi Rama. Dhe e përdor kundër opozitarizmit dhe pluralizmit politik. Unë kam thënë që e mban Sali Berisha përgjegjësinë që do të thotë që shqiptarët nuk presin primaret nga Berisha e Meta, por fitore. Ai e ka iniciuar, unë e duartrokas, është një proces i vonuar, duhet të kishte marrë masa më herët, megjithatë duhet të bëjë çdo gjë që kjo gjë të zgjidhet sa më parë, për arsye se kemi të bëjmë me një shtet fashist, me një regjim patronazhist, të dhunshëm. Do 10-fishoj tha gjobat e bizneseve, që t'i përdhunojë, do tu vë tatim special tha atyre që pridhojnë energji elektrike, pse? Sepse kanë shpëtuar qindra miliona euro me çmimin që ja japin shtetit, 7 herë më pak se sa e importon banda e Ramës nga jashtë. Ky bandit e bën këtë. Fajin e këta këta prodhues sipas tij, sepse fitojnë shumë, por s'i interesojnë që kanë marrë kredi. 1.3 miliardë euro ishte borxhi që kanë tek oSHEE-ja, ta paguajnë shqiptarët hajdutërinë e tij? Ndaj, e kam thënë shumë qartë dhe kot me pyetje të nxitura nga Fuga mos më hajdeni më këtu. Më vjen keq tani, jo se ta ka dhënë ai ty ppyetjen, por ai nxit kështu. Nuk do të bëhen asnjëherë primaret shkak për përçarjen primaret, i repsktojmë, por nëse kemi ndonjë kandidat diku, po them kot, në Tropojë, Nëse ka dëshirë, të kandidojë, të bashkëpunojë dhe e gjitha me transparencë. ia thashë dhe sot zotit Berisha, çdo kandidat që pqrpiqet të dëmtojë kolegun e tij, të përjashtohet automatikisht nga gara. Jemi një binom i jashtëzakonshëm, referendum-primare, firmat tona japin siguri të plotë. 

Konferenca e Metës erdhi pasi zhvilloi një takim me kryedemokratin Sali Berisha në selinë blu. Meta shkoi mëngjesin e sotëm në zyrën e kryedemokratit Sali Berisha dhe pas bisedimeve me të, bëri me dije për gazetarët se PL-ja ka hedhur emrin e parë mbi tavolinë në kuadër të bashkëpunimit opozitar për zgjedhjet lokale 2023. Meta tha se ka propozuar një emër, të cilin nuk preferoi ta bënte publik, por me siguri të plotë, tha se bëhet fjalë për një supër politikan. Nga ana tjetër, nesër firmoset marrëveshja e shkruar mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë. Në takim u nda dhe data për protestën kombëtare që do të jetë 12 nëntori.

ilir meta sali berisha pakti pd-pl zgjedhjet lokale 2023

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj