LIVE UPDATES
Politike

Meta prezanton 5 prioritetet e PL-së: Në 20 vitet që vijnë Shqipëria do të ketë 4 milionë qytetarë rezidentë

Ai tha se Partia e Lirisë do të përqëndrojë veprimtarinë e saj për të realizuar këto prioritete qe synojne nje Shqipëri evropiane e me standarte te larta jetese.

1 Prill 2024, 21:59 Nga r.ll
Meta prezanton 5 prioritetet e PL-së: Në 20 vitet që vijnë
ilir meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka prezantuar sot 5 prioritet kryesore të Partisë së Lirisë për 10 vitet e ardhshme dhe objektivin madhor për 20 vitet e ardhshme.

Meta tha se një nga objektivat për Partinë e Lirisë do të jetë që në 20 vitet e ardhshme, Shqipëria të ketë mbi 4 milion banorë rezidentë shqiptarë, që të jenë të lumtur e krenarë të jetojnë e të jenë të mirëqenë në vendin e tyre.

Ai tha se Partia e Lirisë do të përqëndrojë veprimtarinë e saj për të realizuar këto prioritete qe synojne nje Shqipëri evropiane e me standarte te larta jetese.

Meta u shpreh se “duhet të rithemelohemi si PL për 10 vitet që vijnë dhe 20 vitet që vijnë, duke nxjerrë mësime nga 20 vitet që nga krijimi i ish LSI dhe duke u ndarë përgjithmonë edhe në mënyrë statutore nga nepotizmi dhe kultura e krahinalizimit. Në mënyrë që të japim një shembull si do ndërtohet nesër administrata shtetërore. Ku do ti gjejmë paratë? Paratë janë, por vidhen”.

DEKLARATA E PLOTË:

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezanton 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë për 10 vitet e ardhshme dhe objektivin madhor për 20 vitet e ardhshme

Krahas objektivave madhore që ka Partia e Lirise sipas programit të miratuar ne Konventën themeluese:

1. Forcimin e lirive politike, ekonomike, dhe të drejtave të qytetarëve, kthimin e vendit në normalitet demokratik ku vullneti i qytetarëve zgjedh qeverisjen dhe imponon llogaridhënien e saj, duke zbatuar referendumin si formë të demokracisë direkte dhe si garantor se vullneti i qytetarëve nuk mund të merret peng nga keq-qeverisja.

2.Transformimin e qeverisjes në shërbëtore të qytetarëve dhe jo të krimit dhe të oligarkëve, duke vënë individin dhe familjen e tij si përfitues kryesor të zhvillimit dhe rritjes ekonomike.

3. Transformimin e sistemit arsimor duke synuar formimin e qytetarëve që ruajnë dhe fuqizojnë demokracinë, ekonominë e tregut të lirë dhe të drejtat e liritë, që e duan Atdheun e shqiptarinë dhe që janë krenarë për përkatësinë e tyre mes kombeve të tjera evropiane.

4.            Çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni, nga monopolet dhe interesat klienteliste për biznes dhe investime, duke garantuar rritjen e punësimit dhe të pagave si dhe paga dinjitoze për këdo që punon ndershmërisht.

5.            Mbështetje reale për shtresat në nevojë, duke rivleresuar të ardhurat jetike dhe duke i mbrojtur këto shtresa nga efektet e inflacionit, të rritjes së çmimeve, si dhe nga risku i mënjanimit nga shërbimet jetike publike si arsimimi dhe shërbimi shëndetësor.

6.            Ndalimi i shpopullimit të vendit dhe krijimin e besimit tek çdo shqiptar, veçanërisht tek të rinjtë, se Shqipëria është vend i bekuar nga Zoti, ku ata janë zotër dhe kanë mundësi të ndërtojnë jetën e tyre dhe familjeve të tyre në siguri, liri e prosperitet duke u mbështetur nga shteti. Shqipëria u përket të rinjve dhe ka diell për të gjithë!

Partia e Lirisë do të përqëndrojë veprimtarinë e saj për të realizuar këto prioritete qe synojne nje Shqipëri evropiane e me standarte te larta jetese.

Projekti dhe objektivi madhor i Partisë së Lirisë është që në 20 vitet e ardhshme, Shqipëria të ketë mbi 4 milion banorë rezidentë shqiptarë, që të jenë të lumtur e krenarë të jetojnë e të jenë të mirëqenë në vendin e tyre.

Pra projekti aktual i “Rilindjes” dhe shpopullimit është që në vitin 2100, Shqipëria të ngelet me 1 milion banorë.

Projekti i Partisë së Lirisë është në 20 vitet e ardhshme Shqipëria të ketë mbi 4 milion qytetarë shqiptarë që jetojnë në vendin e tyre.

Për ketë, ne projektin e Partise se Lirise, do te realizojmë:

Ndalimin e menjehershem te shpopullimit,

Gjenerimin e rritjes me te larte ekonomike,  përmiresimin e jeteses dhe uljen e kostes se saj, paga me te larta, me mundesi strehimi e krijimi familjeje, si dhe me cilesi me te larte te sherbimeve publike te arsimit dhe shendetit publik.

Për këtë, 5 prioritetet tona dhe masat konkrete do të jenë:

1.            Ndalimi i shpopullimit,

a.            Mbështetje e lindshmërise me pagesa direkte me rritje progresive per cdo femije te lindur, subsencionim i ushqimit dhe veshtjeve te domosdoshme te bebeve.

b.            Krijimi i fondit te strehimit per familjet e reja (ne apartamentet e fondit te familjeve (blerje me kosto e apartamenteve te pashitura), mbeshtetje direkte per blerje apartamentesh dhe subvensionim i kredive.

2.            Rritja e pensioneve mbi nivelin e mesatares së rajonit brenda një mandati qeverisës.

a.            Pagese e kompensimit te padhene si rezultat i mos-indeksimit, indeksim te vazhdueshem vjetor.

b.            Dyfishim të pensioneve

c.             Dyfishim të pagave të mësuesve dhe mjekëve

d.            Nivel pagash mbi mesataren e rajonit.

3.            Arsimi dhe investimi tek kapitali njerëzor

Dyfishim i buxhetit per arsimin, kerkimin shkencor dhe inovacionin. Niveli i buxhetimit per arsimin dhe inovacionin do te jete mbi mesataren e vendeve te BE.

4.            Bujqësia dhe ushqimi. Ulja e kostos së jetesës

Rritje e prodhimit bujqësor dhe agroperpunimit vendas, ulje e kostos se ushqimeve, mbeshtetja e blegtorise me pagesa direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të katërfishuar numrin e krerëve dhe prodhimin vendas. Subvencionim i plote i agroperpunimit. Garantim i sigurise ushqimore

5.            Shqipëria, fuqi eksportuese.

a.            Mbështetje e aktiviteteve prodhuese dhe eksportuese, me mbeshtetje ne infrastrukture (toka, rrjeter inxhinjerike, rruge), kualifikim te fuqise punetore, perjashtim te mjeteve te prodhimit nga detyrimet fiskale.

b.            Ulja e kostos se energjise (te karburanteve me mbi 20 %, ulje e cmimit te energjise elektrike per konsum familjar). Liberalizim dhe subvencionim per energjine diellore per konsum familjar

c.             Mbledhja e rentes nga minierat, nga perdorimi i burimeve natyrore dhe perdorimi i natyres per qellime biznesi, dhe perdorimi i saj per fondin e pagave dhe pensioneve.

d.            Mbeshtetje e aktiviteteve prodhuese, ne fushen e IT dhe inovacionit. 10000 Euro per start-upet dhe tax-free per 5 vite.

e.            Perdorimi i parave te konfiskuara nga informaliteti, korrupsioni, aktivitetet e jashteligjshme si dhe incerenatoret dhe gjithe kontratat pa te mira publike per fondin e pagave dhe pensioneve.

ilir meta partia e lirise

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj