LIVE UPDATES
Politike

PS kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision i Posaçëm për të luftuar dezinformimin

Deputetët socialistë kërkojnë që Komisioni i Posaçëm të përbëhet nga 13 anëtarë që përfaqësojnë proporcionalisht të gjitha grupet parlamentare dhe drejtohet nga përfaqësuesi i shumicës parlamentare.

1 Prill 2024, 17:42 Nga r.ll
PS kërkesë Kuvendit: Të ngrihet Komision i Posaçëm
kuvendi

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste i ka dërguar kërkesë Kuvendit për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për dezinformimin.

Në dokumentin e firmosur nga deputetët Bledar Çuçi, Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Toni Gogu, Damian Gjiknuri, Klevis Xhoxhi dhe Petro Koçi, kërkohet ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë. Sipas tyre ky komision duhet të shërbejë për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.

Deputetët socialistë kërkojnë që Komisioni i Posaçëm të përbëhet nga 13 anëtarë që përfaqësojnë proporcionalisht të gjitha grupet parlamentare dhe drejtohet nga përfaqësuesi i shumicës parlamentare.

KËRKESA: 

DREJTUAR:

SH.S.Znj. Lindita Nikolla Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë

OBJEKTI:

Kërkesë për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë

BAZA LIGJORE: Neni 77, pika 1 e Kushtetutës, neni 24 i Rregullores së Kuvendit

E nderuar Zonja Kryetare,

Në bazë të neneve 77 dhe 78 të Kushtetutës dhe neneve 24 dhe 55 të Rregullores së Kuvendit, duke mbështetur Deklaratën e Samitit të 28 shkurtit 2024 “Ukrainë Europa Juglindore”, dhe veçanërisht pikën 11 të Deklaratës, në mbështetje të Rezolutës 2024/2548 të Parlamentit Europian të 8 shkurtit 2024 “Mbi akuzat për ndërhyrje ruse në proceset demokratike të Bashkimit Europian”, në përputhje me vendimin e Parlamentit Evropian të datës 18 qershor 2020 “Për ngritjen e një komiteti të posaçëm për ndërhyrjen e huaj në të gjitha proceset demokratike në Bashkimin Europian, përfshirë dezinformimin…”, për të sjellë në vëmendje të të gjithë transmetuesve audiovizivë dhe platformave të tjera mediatike detyrimet ligjore për të ofruar për publikun, informim të paanshëm dhe objektiv, duke paraqitur me saktësi faktet dhe ngjarjet, si dhe duke respektuar lirinë e shprehjes, në përputhje të plotë me kërkesat e neneve 8, 9, 10, 13, 16 dhe 17 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, dhe Protokollin e Konventës, në veçanti, neni 3, duke qenë të ndërgjegjshëm se dezinformimi dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike përbëjnë një kërcënim për parimet dhe vlerat demokratike, mbi të cilat vepron dhe mbron Republika e Shqipërisë, në veçanti përkushtimin e Shqipërisë ndaj

Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior dhe Bashkimit Europian, duke vlerësuar rëndësinë e marrëveshjes midis SHBA dhe Qeverisë Shqiptare “Për përgjigjen kundër manipulimeve të informacionit nga shtetet e huaja” të 15 Tetorit 2024, duke vlerësuar dhe marrë në konsideratë shkresën nr. 4048 prot., datë 18.03.2024, të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Igli Hasani dhe në këshillim dhe nën kujdesin e Kryetares së Kuvendit, SH.S.Znj. Lindita Nikolla, duke e çmuar si çështje të një rëndësie të veçantë luftën kundër formave të ndërhyrjes së huaj të paligjshme në proceset demokratike të vendit, përfshi dezinformimin,

Ne, anëtarët e Komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë që kanë në fushë përgjegjësie, përkatësisht, median e lirë, marrëdhëniet me jashtë dhe të drejtat e njeriut (e drejta për informim, liria e medias, liria e shprehjes, të drejtat në procesin zgjedhor etj.), hazuar në nenin 77, pika 1 e Kushtetutës, nenin 24 të Rregullores së Kuvendit,

Kërkojmë:

Ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit të Shqipërisë për të koordinuar dhe mbikqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.

Komisioni i Posaçëm nëpërmjet një qasje gjithëpërfshirëse dhe afatgjatë, duhet të nxisë identifikimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike përmes një seri formash, duke përfshirë, fushatat e dezinformimit nëpërmjet mediave tradicionale dhe atyre sociale për formësimin e opinionit publik, mbështetjen financiare të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë si dhe ndikimin keqdashës ekonomik të aktorëve publikë dhe minimin e veprimtarisë së shoqërisë civile.

Komisioni i Posaçëm duhet të kryejë një analizë të plotë të të gjithë faktorëve dhe fenomeneve për të vlerësuar nëse janë respektuar detyrimet ligjore në fuqi, në lidhje me transparencën në proceset demokratike, veçanërisht transparencën e financimeve në fushata zgjedhore, si dhe transparencën e financimit të të gjithë aktorëve dhe platformave që ofrojnë shërbime në sektorin e informimit publik apo veprimtari të tjera të ngjashme me to.

Bazuar në gjetjet e kësaj analize. Komisioni i Posaçëm duhet të identifikojë masat administrative dhe ndërhyrjet e mundshme nëpërmjet ndryshimit apo plotësimit tëe legjislacionit në fuqi për të adresuar zgjidhjen e problematikave të identifikuara, veçanërisht në drejtim të rritjes së përgjegjëshmërisë së platformave dhe mediave sociale për të klasifikuar përmbajtjet e lajmeve/informacioneve që shpërndahen nga robotët, duke rishikuar algoritmet me qëllim bërjen sa më transparente të faktorëve ku bazohen për të shfaqur, për t’i dhënë përparësi, shpërndarë, apo hequr përmbajten e lajmit/informacionit, si dhe pa cënuar lirinë e shprehjes, për të mbyllur llogaritë e personave/subjekteve që përfshihen në sjellje të koordinuara joautentike në internet ose aktivitete të paligjshme që synojnë minimin sistematik të proceseve demokratike ose nxitjen e gjuhës së urrejtjes.

Komisioni i Posaçëm duhet të organizojë seanca dëgjimore me përfaqësues të mediave tradicionale, sektorit të biznesit si dhe përfaqësues të shoqërisë civile për të nxitur një debat të vazhdueshëm mbi rritjen e përgjegjësisë për të luftuar ndërhyrjen e huaj në të gjitha proceset demokratike, duke përfshirë dezinformimin, jo ekskluzivisht vetëm nga autoritetet publike, por edhe në bashkëpunim me bizneset që operojnë në fushën e teknologjisë dhe mediave sociale dhe sektorin privat në përgjithësi, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rolin, detyrën dhe përgjegjësinë që këta subjekte kanë në përballjen e ndërhyrjeve të huaja, duke u kujdesur në të njëjtën kohë për të mos cënuar lirinë e shprehjes.

Komisioni i Posacëm, duhet të vlerësojë dhe masat ligjore për kufizime të forta në burimet e financimit, duke patur në konsideratë se aktorët e huaj kanë gjetur mënyra të ligjshme dhe të paligjshme për të anashkaluar detyrimet ligjore dhe kanë ofruar mbështetje të fshehtë për aleatët e tyre duke marrë hua në bankat e huaja, duke ofruar në natyrë sende me vlerë, përmes marrëveshjeve të blerjeve dhe atyre tregtare, përmes kompanive guaskë, përmes organizatave jofitimprurëse, përmes donatorëve të lëvizjeve qytetare, përmes teknologjive në zhvillim që ofrojnë anonimitet, përmes reklamave në internet, përmes mediave ekstremiste online dhe përmes lehtësimit të aktiviteteve financiare.

Komisioni i Posaçëm duhet të punojë gjithashtu me organizata të shoqërisë civile që monitorojnë në mënyrë aktive tendencat e dezinformimit dhe proceset e ngjashme dhe të marrë në konsideratë dhe analizë dhe raportet përkatëse të monitorimit.

Komisioni i Posaçëm duhet t’i paraqesë Kuvendit një raport vjetor të veprimtarisë me analizat, gjetjet dhe propozimet për masat administrative dhe ndërhyrjet në legjislacion, që duhet të përmbajë edhe masa konkrete për të kundërshtuar fushatat e informacionit dhe komunikimin strategjik të vendeve të treta keqdashëse, përfshirë ato që kryhen nëpërmjet aktorëve dhe organizatave vendase, që dëmtojnë qëllimet e Republikës së Shqipërisë dhe që janë krijuar për të ndikuar negativisht opinionin publik me qëllim për të minuar angazhimin e Shqipërisë në NATO dhe BE

Komisioni i Posaçëm të përbëhet nga 13 anëtarë që përfaqësojnë proporcionalisht të gjitha grupet parlamentare dhe drejtohet nga përfaqësuesi i shumicës parlamentare. Anëtarët e Komisionit përcaktohen me vendim të Kuvendit.

Afati i veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm është një vit nga dita e vendimit të Kuvendit për ngritjen e tij. Kuvendi mund të vendosë të shtyjë afatin e Komisionit sipas përcaktimeve në Rregulloren e Kuvendit.

Nisur nga natyra e veçantë e çështjeve që ka për objekt veprimtarie, pranë Komisionit te Posaçëm nevojitet të ngrihet një grup ekspertësh, si përfaqësues të institucionit të Presidentit të Republikës, Ministrisë së Brendshme. Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë. Shërbimit Informativ Kombëtar, Agjencisë së Inteligjencës Financiare, Autoritetit të Mediave Audio-Vizive si dhe institucione të tjera që Komisioni vlerëson se mund të kontribuojnë me ekspertizë në veprimtarinë e tij.

Komisioni mund të kërkojë zyrtarisht ekspertizë nga BE, NATO, SHBA, si dhe të angazhojë ekspertë vendas dhe/ose të BE-së, NATO-s, dhe ekspertë nga SHBA, të cilët punojnë së bashku me grupin e ekspertëve vendas sipas kërkesave të Komisionit dhe caktimit të detyrave përkatëse. Ekspertët duhet të jenë pajisur ose të pajisen me dokumentacionin përkatës për sigurinë sipas legjislacionit në fuqi që mundëson kryerjen e ekspertizave në funksion të punës së Komisionit.

Të gjitha organet shtetërore, ato publike dhe institucionet e pavarura kanë detyrimin të bashkëpunojnë me Komisionin e Posaçëm si dhe të vënë në dispozicion të tij pa vonesa, çdo dokumentacion apo informacionin që kërkohet nga Komisioni, për kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tij.

Kuvendi duhet të marra masa për krijimin e kushteve të punës dhe mbështetjen logjistike e me burime njerëzore të veprimtarisë së Komisionit të Posaçëm.

partia socialiste kuvendi i shqiperise


Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend