1 Prill 2024, 13:34
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ilir Meta, Kryetari i Partisë së Lirisë ka shpërndarë në Facebook një status që përkujton hyrjen e Shqipërisë në NATO. Meta shkruan në një postim në rrjetet sociale se kjo ishte një nga ngjarjet më të mëdha në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Meta shpreh më tej mirënjohjen për aleatët që mbështetën anëtarësimin e vendit tonë në NATO.
POSTIMI I ILIR METËS:
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 15 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha në të gjithë historinë e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Mirënjohje për të gjithë ata burra dhe gra në uniformë, në politikë, në fushën ushtarake dhe të sigurisë, që punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues të Forcave tonë të Armatosura, si dhe rreshtimin e Shqipërisë krah aleatëve tanë në NATO.
Në këtë përvjetor historik, shpreh falenderimet më të përzemërta ndaj të gjitha vendeve aleate dhe mike, të cilat e mbështetën me shumë besim anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kontribuan në mënyrë të gjithanshme për modernizimin e Forcave tona të Armatosura, në veçanti për Presidentin George ë. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë, në vitin 2007, frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të qëllimit madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Sot gjithashtu kam kënaqësinë e veçantë, të ndaj me ju një moment të paharruar, nënshkrimin në Tiranë më 2 maj 2003 me Sekretarin e Shtetit, Colin Poëell të Kartës së Adriatikut, një akt shumë i rëndësishëm që përgatiti anëtarësimin tonë në NATO në mënyrë të pakthyeshme.
Ndaj edhe ky përvjetor bëhet edhe më kuptimplotë për shkak se 21 vite pas nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, jo vetëm Shqipëria e Kroacia, por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s.
Partia e Lirisë angazhohet për t'u dhënë mbështetjen e merituar Forcave tona të Armatosura, përmes rritjes të buxhetit për mbrojtjen sipas kërkesave të NATO, si dhe dhënies fund njëherë e përgjithmonë të politizimit të institucioneve të sigurisë kombëtare.
ilir meta
Politike
1 Prill 2024, 13:35
I.A
Drejtoret e Veliajt
TIRANË- Në prill 2021, gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të qershorit të atij viti, shtetasj...
Politike
1 Prill 2024, 11:47
h.k
TIRANË-Gazment Bardhi Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratiek shkruan se e vërteta qëndron në kërkesën time z...
Politike
1 Prill 2024, 10:58
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ditën e nesërme do të zhvillohet Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS. Komisioni do t...
Politike
1 Prill 2024, 10:47
h.k
TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka nisur kryerjen e veprimeve të para hetimore pas kallëzimit të Partisë së Lirisë se n&eu...
Politike
1 Prill 2024, 09:57
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Në kuadër të përvjetorit të 15 të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, m...
Politike
1 Prill 2024, 08:43
h.k
Foto ilustruese
DURRËS-Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë me një postim nga kantieri i Portit të ri tur...
Politike
31 Mars 2024, 21:17
S.N
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur rreth vjedhjeve nga tenderat e Bashkisë Tiranë dhe nga oligark&eu...
Politike
31 Mars 2024, 21:07
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur para mbështetësve të tij mbrëmjen e sotme tha se...
Politike
31 Mars 2024, 21:06
S.N
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratie Sali Berisha ka folur rreth kanabizmit të shqipërisë dhe atyre që i p&...
Politike
31 Mars 2024, 20:57
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e mbajtur para mbështetësve të tij mbrëmjen e sotme tha se...