12 Prill 2023, 13:02
Nga I.A
Gabriel Escobar dhe Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbardhur takimin me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se në takimin me Escobar ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së aleancës së vendit tonë me SHBA-në. Po ashtu Meta në takim ka theksuar se zgjedhjet lokale të 14 majit do të sjellin ndryshimin në Shqipëri.
Postimi i Plotë:
Mirëprita ditën e sotme Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA për Çështjet Europiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Z. Gabriel Escobar. Vlerësova komunikimin e hapur për të gjitha çështjet që diskutuam në takim. Theksova rëndësinë e ruajtjes së përbashkët të partneritetit dhe aleancës strategjike, midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë. Për Shqipërinë, aleanca me SHBA është themelore për demokracinë, zhvillimin ekonomik, sigurinë e vendit dhe të rajonit. E falenderova për mbështetjen e projektit të bazës së NATO në Kuçovë, si dhe ndihmën e jashtëzakonshme për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të sigurisë kibernetike.
Vlerësova se angazhimi i SHBA në procesin e negociatave mes Kosovës dhe Serbisë është thelbësor dhe garantues drejt përfundimit me sukses të dialogut mes dy vendeve. Theksova se zgjedhet e 14 Majit janë një ditë e madhe e ndryshimit për të gjithë shqiptarët, që do t’i japi fund monizmit në pushtetin vendor dhe do të rikthejë demokracinë, transaprencën dhe Llogaridhënien në të gjitha bashkitë e vendit. Nënvizova vendosmërinë e PL për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga partneriteti dhe aleanca strategjike midis Shqipërisë dhe SHBA. Po kështu, shpreha vendosmërinë e Partisë së Lirisë, për të përshpejtuar procesin e integrimit Europian të vendit, me prioritet luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
gabriel escobar ilir meta
Politike
12 Prill 2023, 12:17
I.A
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë fondet për partitë politikë në vend për vitin 202...
Politike
12 Prill 2023, 11:54
F.M
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ka preferuar të prononcohet pas takimit që zhvilloi me të d&eum...
Politike
12 Prill 2023, 11:45
I.A
Adriana kalaja
TIRANË- Kryetarja e Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja i ka drejtuar disa pyetje kryebashkiakut të Tiranës Erio...
Politike
12 Prill 2023, 11:20
F.M
TIRANË- Vijon turi i takimeve të të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Pas zhvillimit t&eu...
Politike
12 Prill 2023, 11:14
F.M
Takimi
TIRANË- Dosja.al ju sjell pamjet nga takimi i zhvilluar mes të dërguarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ga...
Politike
12 Prill 2023, 10:47
f.g
Admir Sinamati, kandidati i PD Kukes
KUKES- Fushata për zgjedhjet lokale të 14 majit nisi dje zyrtarisht dhe kampet janë në terren p&eu...
Politike
12 Prill 2023, 10:28
F.M
Gabriel Escobar dhe Yuri Kim
TIRANË- Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor ka nisur...
Politike
12 Prill 2023, 10:15
F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kolona zanore që kryeministri Edi Rama zgjodhi të përdorte për zgjedhjet lokale ka tërhequr edhe vë...
Politike
12 Prill 2023, 09:52
I.A
Ilir Meta
ELBASAN- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se varfëria në familjet e Elbasanit është e madh...
Politike
12 Prill 2023, 08:22
F.M
Edi Rama dhe slogani
TIRANË- ‘Vetëm përpara, kurrë më mbrapa’ ishte slogani me të cilin Partia Socialiste nisi fu...