LIVE UPDATES
Politike

'Çmimet këtu janë më të larta se në BE'/ Berisha: PD do të ndërmarrë luftë frontale ndaj oligopoleve për të mbrojtur qytetarët

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se Shqipëria ka ligje të mira për mbrojtjen e konkurrencës dhe konsumatorit, por sipas tij ato nuk zbatohen.

1 Prill 2026, 13:51 Nga I.A
'Çmimet këtu janë më të larta se në
Sali Berisha

TIRANË- Kyedemokrati, Sali Berisha, ka folur këtë të mërkurë në lidhje me rritjen e çmimeve, ndërsa ka akuzuar qeverinë Rama për dështim në mbrojtjen e konsumatorëve. Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se Shqipëria ka ligje të mira për mbrojtjen e konkurrencës dhe konsumatorit, por sipas tij ato nuk zbatohen.

Ai theksoi se institucionet përkatëse janë të kapura dhe nuk reagojnë ndaj abuzimeve në treg, ndërsa ka paralajmëruar një “luftë frontale” ndaj oligopoleve në vend. Berisha ngriti më tej shqetësimin për nivelin e lartë të taksave, veçanërisht për karburantet, të cilat sipas tij janë ndër më të lartat në Europë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e kostos së jetesës.

Sipas tij, rritja e çmimeve nuk prek vetëm karburantet, por edhe produktet bazë të shportës, si ushqimet, duke rënduar më tej situatën ekonomike të familjeve shqiptare.

“Shqipëria ka ligje, dhe ligje të mira, të cilat, të zbatuara, mbrojnë qytetarët nga oligopoli. Ndaj dhe një nga drejtimet e punës tonë dhe përpjekjet tona, do të jetë mbrojtja e qytetarëve nga oligopolet. Absolutisht ne nuk jemi kundër bizneseve, kurrë, ne jemi partia më pro-biznes. Në mënyrë të përsëritur, ne kemi denoncuar taksat katastrofike mbi litrin e naftës. Po. Më të lartat, mund të jenë më të lartat në botë, në Europë po, kur një litër në SHBA shitet me 1 dollarë, kurse këtu taksa është 1.1 dollarë, kjo tejkalon çdo lloj logjike ekonomike dhe pa diskutim është një bazë për çmimin në këtë shkallë. Dhe ne, kudo që do të gjejmë abuzim me taksat, le që ne e kemi modelin taksë e ulët 10 përqind, por ne do studiojmë kudo që janë, veçse detyrimi ynë është të identifikojmë institucionet e korruptuara, të cilat i kanë futur në xhep oligopolet. Se ka një ligj për mbrojtjen e konsumatorit, se ka një zinxhir institucionesh për mbrojtjen e konsumatorit, se që të gjithë si të droguar, nuk pyesin njëherë për konsumatorin. Imagjinoni ju, personi që drejton antikonkurrencën ishte një nga hajdutët më të papërmbajtur në krye të prokurimeve, Denar Biba.

Imagjinoni ju kush merret me këtë. Dhe qytetarët robtohen, vidhen, rripen nga kafshata në çdo gjë tjetër. Oligopolet Doshi-Nushi janë më të këqij se sëmundjet për të sëmurët shqiptarë me çmimet, me të skaduarat, me të gjitha. Pra, është në detyrimin tonë të përgatisim kuadrin më të mirë, alternativën më të mirë kundër veprimtarisë shkatërrimtare mbi ekonominë e qytetarëve të oligopoleve. Të ndalemi në çdo hallkë, të kalojmë në sitë të gjitha faktorët që ndikojnë në këto çmime të tmerrshme. Pse rriten çmimet në Shqipëri si në asnjë vend tjetër? Pse Shqipëria, me fuqinë blerëse më të ulët në rajon, ka çmime mesatare më të larta se BE? Është në detyrimin madhor të PD të ndërmarrë një luftë frontale në mbrojtjen më të vendosur të interesave të qytetarëve. Çfarë ndodh me ligjet ekzistuese? Janë ligje shumë të mira. Në qoftë se zbatohen, nuk mundet që çmimet të shkojnë lart e më lart. Të shkojnë më lart se vendet me fuqi blerëse 5 herë më të madhe se ne. Ndaj dhe aktualisht problem madhor është nafta, se është i mprehtë, por duhet të jemi të vërtetë, po kaq problem është kafshata. Sheqeri, orizi, mishi, të gjitha këto janë oligopole. Dhe mund të ketë edhe të tjera, një seri të tjerash. Edhe njëherë, nuk janë fenomen vetëm shqiptar, jo. Por për të mbrojtur konsumatorët, çdo shtet ka ligje dhe institucione, të cilat bizneseve u garantojnë veprimtari normale, u garantojnë fitimin, por nga ana tjetër mbrojnë konsumatorin,“ tha Berisha./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj