Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Sulmet kibernetike nga Irani/ Ibrahimaj: E rëndësishme që dëmet nuk janë të pariparueshme
Sipas saj, Shqipëria do të vazhdojë që të investojnë në këtë drejtim, pasi e ardhmja është digjitale dhe si luftërat do të jenë të tilla.
1 Prill 2026, 13:27Nga I.A
Delina Ibrahimaj
TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka komentuar sulmet kibernetike nga 'Homeland Justice' në institucionet shqiptare. Gjatë fjalës së saj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj ka theksuar se të gjitha sulmet kibernetike, nuk kanë lënë gjurmë të pariparueshme.
Sipas saj, Shqipëria do të vazhdojë që të investojnë në këtë drejtim, pasi e ardhmja është digjitale dhe si luftërat do të jenë të tilla.
“E vërteta është që të gjitha atakët kibernetike nuk kanë lënë gjurmë të pariparueshme. Kjo do të thotë që infrastrukturat kibernetike janë në fuqi. E rëndësishme është që të mos ketë dëme të pariparueshme. Në botën e zhvillimit të sistemeve, ajo që është e pashmangshme. Do vazhdojmë të investojmë në këtë drejtim pasi e ardhmja është digjitale dhe luftërat do jenë digjitale,” tha ajo./Dosja.al