Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm dy prokurorët e çështjes, ndërsa Erion Veliaj ka zgjedhur të mos paraqitet fizikisht

TIRANË- Është shtyrë seanca në themel për dosjen Veliaj. Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm dy prokurorët e çështjes, ndërsa Erion Veliaj ka zgjedhur të mos paraqitet fizikisht
Sipas gjykatës, ai ka dorëzuar një deklaratë përmes së cilës autorizon avokatin e tij, Plarent Ndreca, për ta përfaqësuar në këtë seancë. Po ashtu, mungon edhe Ajola Xoxa, e cila përfaqësohet nga mbrojtësit e saj ligjorë, ndërsa i vetmi i pandehur i pranishëm në sallë është Elman Abule.
Gjatë procesit, avokati Sokol Hazizaj, në emër të Fatmir Bektashit dhe shoqërisë së tij, kërkoi kalimin në gjykim të shkurtuar. Kjo kërkesë u kundërshtua nga përfaqësuesit e SPAK, Altin Dumani dhe Ols Dado. Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe qëndrimet e palëve.
“Kemi 8 muaj që nuk arrijmë dot të futemi në proces ligjor. Kjo është qartazi një strategji për të zvarritur procesin. E veçuar si kërkesë, kjo e Hazizaj nuk paraqet ndonjë interes për ekonominë gjyqësore, vetëm nëse kërkohet gjykim i shkurtuar.”, tha Dado.
“Unë bëra kërkesë fare të thjeshtë edhe për ekonomi gjyqësore, por edhe referuar ligjit. Vlerësoj se jemi në momentin që gjykata të shprehet për ndarjen e çështjes për klientin tim Bektashi.”, tha Hazizaj.
“Vetë prezenca ime këtu është jo për të shtyrë seancën, por për atë që Kushtetuta parashikon, një proces të rregullt ligjor. Patjetër që jemi për ekonomi gjyqësore, por jo në kurriz të të pandehurve. I bashkohem kërkesës për të shtyrë seancën nga avokati Artan Simoni, i cili mungon sot, se mendoj që duhet të merret parasysh që të jenë të gjithë në seancë. Nuk i bashkohem kërkesës së Sokol Hazizaj, sepse i përket një tjetër momenti procedural.”,tha se Plarent Ndreca.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
TIRANË- Ka nisur seanca gjyqësore e themelit për kryebashkiakun Erion Veliaj. Kryebashkiaku dhe bashkëshortja e tij nuk janë par...
ABULE TIRANË - Mbahet sot gjyqi i themelit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se biznesmeni Abule ësht...
Po punohet për ta gjetur një vendndodhje tjetër për mbajtjen e samitit të Bërdo-Brionit, i tha Radios Evropa e Lirë zyra e ...
Pak ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi kontratën e re me shoqërinë e menaxhimit të mbetjeve “Ec...
Foto ilustruse Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen historike për kualifikim në Kampionat Botëror përballë Turqi...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve në Barnetin Lindor, Londër, të mbë...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Kryeministri...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha uroi ekipin kombëtar të Kosovës, i cili do të zhvilloj&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kishte biseduar me dy anëtarë të Asamblesë Parlamentare ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se ka informuar anëtarët e asamblesë së KE,&nb...