Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Sipas informacioneve paraprake, të pranishëm janë dy prokurorët e çështjes.

TIRANË- Ka nisur seanca gjyqësore e themelit për kryebashkiakun Erion Veliaj. Kryebashkiaku dhe bashkëshortja e tij nuk janë paraqitur. Sipas informacioneve paraprake, të pranishëm janë dy prokurorët e çështjes.
Nga ana tjetër Gjykata u shpreh se, Veliaj ka bërë një deklaratë ku thotë se dëshiron të përfaqësohet nga avokati i tij Plarent Ndreca, i cili është i pranishëm. Gjykata po verifikon praninë e palëve nëse janë apo jo të pranishëm të gjithë të akuzuarit dhe avokatët e tyre.
Për çfarë akuzohet Veliaj?
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në dosjen e kopsitur nga SPAK 13 akuza që rëndojnë mbi Veliajn dhe 12 akuza që rëndojnë mbi bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar se Veliaj dhe Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, nga subjekte tregtarë dhe organizata jofitimprurëse, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.
Nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete, të cilat provojnë se Veliaj, në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve, të cilat më pas kanë përfunduar tek OJF-të e kontrolluara nga bashkëshortja e tij dhe individë të afërt me të. Gjithashtu, këta të pandehur, për shkak të funksionit që kryen Veliaj, kanë përfituar në mënyrë të parregullt edhe pasuri të paluajtshme në vlerë të konsiderueshme nga subjekte tregtarë që kanë marrë fonde publike dhe leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë.
Në të gjitha këto episode të pandehurit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal. Shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar si edhe organizatat jofitimprurëse të lartpërmendura, duke dhënë përfitime të parregullta për shkak të detyrës që kryen i pandehuri Erion Veliaj, kanë konsumuar elementët e parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal./Dosja.al
ABULE TIRANË - Mbahet sot gjyqi i themelit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Mësohet se biznesmeni Abule ësht...
Po punohet për ta gjetur një vendndodhje tjetër për mbajtjen e samitit të Bërdo-Brionit, i tha Radios Evropa e Lirë zyra e ...
Pak ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi kontratën e re me shoqërinë e menaxhimit të mbetjeve “Ec...
Foto ilustruse Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen historike për kualifikim në Kampionat Botëror përballë Turqi...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD, Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve në Barnetin Lindor, Londër, të mbë...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Kryeministri...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha uroi ekipin kombëtar të Kosovës, i cili do të zhvilloj&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se kishte biseduar me dy anëtarë të Asamblesë Parlamentare ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se ka informuar anëtarët e asamblesë së KE,&nb...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, i shoq&e...