LIVE UPDATES
Politike

Pastrimi i parave të drogës/ Reportazhi i RAI 3 për Shqipërinë: Klani Troplini-Doçi kontrollon portin e Durrësit

Historia më pas ndjek Grupin e Operacioneve Anti-Mafia të Guardia di Finanza për të zbuluar fuqinë e klaneve shqiptare, të cilët janë bërë shitësit kryesorë me shumicë të 'Ndranghetës, duke përfshirë infiltrimin në porte dhe investimet e dyshimta në Tiranë. Më në fund, udhëtimi arrin në portet dhe burgjet e Ekuadorit, zemra e një tregu kokaine prej 30 miliardë eurosh në vit të drejtuar nga kartelet ndërkombëtare.

1 Prill 2026, 10:30 Nga I.A
Pastrimi i parave të drogës/ Reportazhi i RAI 3 për
Klani Troplini-Doçi

TIRANË- Televizioni italian RAI3 ka publikuar një dokumentar në lidhje me trafikimin e drogës nga grupet kriminale shqiptare dhe pastimin  e parave në Shqipëri. Në dokumentarin investigativ të emisionit ‘PresaDiretta’ theksohet se Shqipëria është kthyer në një lavatriçe gjigante të pastrimit të parave.

Ky investigim rindërton rrugët globale të trafikimit të drogës dhe evolucionin e mafieve të huaja, që përfshijnë Italinë, Shqipërinë dhe Ekuadorin. PresaDiretta hyn në distriktin kinez të Pratos, ku Prokurori Luca Tescaroli ngre alarmin për paligjshmëri sistemike të aftë të depërtojë në institucione.

Historia më pas ndjek Grupin e Operacioneve Anti-Mafia të Guardia di Finanza për të zbuluar fuqinë e klaneve shqiptare, të cilët janë bërë shitësit kryesorë me shumicë të 'Ndranghetës, duke përfshirë infiltrimin në porte dhe investimet e dyshimta në Tiranë. Më në fund, udhëtimi arrin në portet dhe burgjet e Ekuadorit, zemra e një tregu kokaine prej 30 miliardë eurosh në vit të drejtuar nga kartelet ndërkombëtare.

“Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, janar 2026. Nëse ka një karakteristikë që bie në sy që në shikimin e parë, është prania e kantiereve të ndërtimit pa fund. Megjithatë, ky horizont modern, siç tregojnë të gjitha hetimet e skuadrës së përbashkët hetimore midis prokurorëve italianë dhe shqiptarë, fsheh një anë të errët,” thuhet në nisje të reportazhit.

Ekonomisti Zef Preçi rrëfen skemën që përdoret për të pastruar paratë.

“Ekonomia jonë është e vogël, me një volum prej rreth 25 miliardë euro PBB në vit. Në 5 ose 6 vitet e fundit kemi konstatuar 4.7 miliardë euro që qarkullojnë jashtë kanaleve bankare. Kjo do të thotë se futja e parave të pista në ekonomi është vërtet shumë e lartë dhe grumbullimi i burimeve financiare në duart e segmenteve të krimit të organizuar është aq i madh, sa ata po përpiqen të investojnë në aktivitetet më fitimprurëse, si rrokaqiejt dhe ndërtesat, siç mund ta shihni nga këtu. Ndërtimi mbetet padyshim një nga sektorët më të dukshëm dhe njëkohësisht pa asnjë lidhje me kërkesën e tregut. Në 15 vitet e fundit Tirana është rritur vetëm me rreth 1000 banorë të rinj, që do të thotë se vetëm një numër i kufizuar njerëzish përfitojnë dhe, në njëfarë mënyre, kjo mund të quhet më shumë një investim likuiditeti sesa një investim i justifikuar nga pikëpamja ekonomike. Sipas disa raporteve, më shumë se 60 kompani që investojnë në këtë sektor nuk kanë asnjë CV, nuk kanë asnjë përvojë të mëparshme në sektorin e ndërtimit. Shumë kompani nuk kanë kapital të mjaftueshëm për të investuar. Ndodh që një kompani me një xhiro vjetore prej 1 milion eurosh të investojë në një ndërtesë prej 50 apo 70 milionë eurosh,” thotë ai.

Ndërkohë gazetarja investigative, Lindita Çela, thotë se korrupsioni ka prekur nivelet më të larta të qeverisjes.

“Sot konstatojmë se e gjithë administrata, deri në nivelet më të larta, është e përfshirë në raste korrupsioni. Kemi dy zëvendëskryeministra të akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Kemi një kryetar bashkie të arrestuar dhe të akuzuar për vepra penale të lidhura me korrupsionin dhe pastrimin e parave. Ka dhjetëra kryetarë bashkish, dhjetëra drejtorë të nivelit të lartë të institucioneve që janë nën hetim për korrupsion. Një valë arrestimesh për korrupsion që nuk kursen as nivelet më të larta të qeverisë aktuale të Edi Ramës”, tha Çela.

Vladimir Mara, prokuror i SPAK, konfirmon për RAI-n seriozitetin e fenomenit.

“Kemi zbuluar se elementë të krimit të organizuar kanë bashkëpunuar me segmente të ndryshme të institucioneve shtetërore, me anëtarë të forcave të rendit, oficerë të tjerë të policisë, funksionarë komunalë, prokurorë, gjyqtarë – një rrjet kontakti që favorizon aktivitetet e tyre. Ata kanë arritur një nivel të lartë organizimi në fushën e trafikut të drogës dhe një zgjerim në nivel evropian e më gjerë. Janë qytetarë që kryesisht kanë rritur në vendet e Bashkimit Evropian, me njohuri të shkëlqyera të gjuhëve të huaja, aftësi të jashtëzakonshme komunikimi dhe njohuri teknologjike, dhe janë të fokusuar tek fitimi dhe të ardhurat e lehta”, thotë Mara.

Më pas, emisioni i televizionit publik italian në investigimin e tyre theksojnë se porti i Durrësit është në duart e klanit Troplini.

“Durrësi, qytet port rreth 38 km nga Tirana, një nga destinacionet turistike më të rëndësishme shqiptare, ku ndërtohen rrokaqiej dhe resorte luksoze. Durrësi është gjithashtu bastioni i njërit prej bosëve më të njohur të krimit të organizuar shqiptar. Xhevdet Troplini, i njohur si Poja, xhaxhai i Elvis Doçit, kreu i nyjeve të kokainës në Breshia dhe i kërkuar nga prokuroritë italiane për aktivitet kriminal shqiptar. Por zemra e Durrësit është porti i tij, sot nën kontroll të klanit,” thuhet në reportazh. 

Gazetarja Klodiana Lala thekson për RAI3, se lufta për kontrollin e portit të Durrësit ka qenë shumë e ashpër mes grupeve kriminale. 

”Kontrolli i porteve është thelbësor për një grup kriminal, pasi lejon tranzitimin e sasisë së madhe të kokainës. Lufta për kontrollin e portit të Durrësit ka qenë shumë e ashpër mes grupeve kriminale. Ka pasur edhe vrasje të figurave të njohura që më parë kontrollonin portin, por në fund Xhevdet Troplini arriti ta marrë nën kontroll dhe, falë kontrollit të portit, arriti të krijojë lidhje shumë të forta me grupe të tjera kriminale. Xhevdet Troplini, i konsideruar si truri i gjithë organizatës, me kalimin e kohës ka shtrirë tentakulat e tij në politikë, duke krijuar një rrjet personalitetesh publike ose politike që e kanë mbështetur. Ai ka pritur vizita publike nga presidentë, kryeministra dhe figura të shquara. Ekzistojnë dyshime të bazuara se grupi kriminal Troplini ka mbështetur disa kandidatë në zgjedhjet e fundit parlamentare,” thotë gazetarja shqiptare, Klodiana Lala.

Më pas, gazetarët italianë hynë në zonën e kontrolluar nga klani Troplini.

“Ne guxojmë të hyjmë në fortifikimin e Troplinit, në periferi të Durrësit, dhe vëmë re një makinë që fillon të na ndjekë përgjatë rrugës. Shohim burra roje në çdo cep që mbikëqyrin lagjen. Prania e klanit në Durrës është shumë e fortë, ndihet kudo. Kjo është selia e Ovital, kompania familjare në pronësi të dy familjeve, dhe të shpërndara në gjithë qytetin ndodhen Trodo Caffè, një zinxhir barësh, emri i të cilëve është bashkimi i mbiemrave Troplini dhe Doçi,” theksojnë gazetarët italianë./Dosja.al

presadiretta

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet