17 Nëntor 2025, 10:53
Nga I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar se mazhoranca ka sjellë një buxhet që ka si qëllim vjedhjen. Teksa PD ka kërkuar zhvillimin e një debati në Parlament për përcaktimin e minimumit jetik, Bardhi u kujtoi kolegëve të mazhorancës se vetëm me një firmë, numri dy i qeverisë, Belinda Balluku vodhi 50 milionë euro. Bardhi kërkoi nga kryetari i Konferencës së Kryetarëve, Niko Peleshi, respektimin e të drejtave të opozitës, në të kundërt paralajmëroi braktisjen e mbledhjes.
"Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që agjendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria. Në agjendë ka vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë nismë deputetësh. U tha këtu që kanë ardhur më shumë kërkesa për debat sesa në 4 vite bashkë. Pse, kush ju pyet ju? Ju e përcaktoni këtë. Na u tha këtu se po jepen 1.8 miliardë euro në muaj. I bie 36 mijë lekë të vjetra për familje në nevojë. Po jeton dot Taulanti me 36 mijë lekë në muaj? Jo, nuk jeton. Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët.
Është buxhet si ai që e kemi parë: u vodhën 50 milionë euro dhe askush nuk flet. Me një firmë mori Belinda Balluku 50 milionë euro, dhe me këtë buxhet po bëhen gati shifra të tjera për t’u vjedhur. Kjo është e gjitha. Opozita nuk mund të jetë fasadë këtu. Po kërkoni opozitë fasadë. Dhe kjo, Kryetar, është çështje e jotja. Duhet të merrni masa për të respektuar të drejtat e opozitës, ndryshe opozita nuk ka çfarë të bëjë këtu. Ne nuk jemi fasadë," tha Bardhi. /Dosja.al
gazment bardhi
Politike
17 Nëntor 2025, 10:55
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka manipuluar informacionin lidhur me f...
Politike
17 Nëntor 2025, 10:50
I.A
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka kundërshtuar përjashtimin e kryedemokratit Sali Berisha nga seanca plenare. Gjekmark...
Politike
17 Nëntor 2025, 10:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i SPAK, Altin Dumani kanë Ire...
Politike
17 Nëntor 2025, 10:37
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar për mediat pasi doli nga SPAK, kronologjinë e ve...
Politike
17 Nëntor 2025, 10:19
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Seanca paraprake në GJKKO për Ilir Metën është shtyrë për në datën 27 nëntor, ora ...
Politike
17 Nëntor 2025, 10:28
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi, pasi doli nga SPAK, se veprimet e Dumanit dhe proceset që lidhen me ...
Politike
17 Nëntor 2025, 10:16
I.A
Edi Rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka bërë një video falenderuese për grupin e negociatorëve që punuan në hapj...
Politike
17 Nëntor 2025, 10:15
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posa&cc...
Politike
17 Nëntor 2025, 10:13
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Konferenca e Kryetarëve ka nisur me debate që në nisje të mbledhjes së saj. Në fjalën e tij ...
Politike
17 Nëntor 2025, 09:43
E. D
Rama në Bruksel
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos dhe Ministrja daneze e Punëve të J...