LIVE UPDATES
Politike

“Mos krahaso Shqipërinë me Serbinë”/ Përplasje e ashpër Balla-Kapri në Kuvend, socialisti: Gjej mo një vend tjetër, Beogradi ka hesape të pambyllura me shqiptarët

Ai theksoi se vendi ende nuk ka mundësuar një proces të organizuar për këtë çështje, duke e krahasuar situatën me Serbinë, ku punimet për gjetjen e eshtrave të viktimave të Kosovës kanë qenë më të avancuara.

6 Nëntor 2025, 20:42 Nga M.L
“Mos krahaso Shqipërinë me Serbinë”/ Përplasje e
Balla-Kapri

TIRANA-  Gjatë seancës plenare të sotme, deputeti Erald Kapri ngriti shqetësime për mënyrën se si Shqipëria ka trajtuar çështjet e të përndjekurve dhe të viktimave të regjimit komunist, duke vënë theksin te mungesa e progresit në gjetjen e eshtrave të personave të vrarë gjatë periudhës së komunizmit. Ai theksoi se vendi ende nuk ka mundësuar një proces të organizuar për këtë çështje, duke e krahasuar situatën me Serbinë, ku punimet për gjetjen e eshtrave të viktimave të Kosovës kanë qenë më të avancuara.

Kapri nënvizoi gjithashtu se Parlamenti ka një përgjegjësi morale dhe politike për të adresuar të kaluarën dhe për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të viktimave të komunizmit. Ai kritikoi të gjitha palët politike për dështimin në këtë drejtim, duke kërkuar një angazhim më të madh institucional.

Krahasimi i bërë nga Kapri me Serbinë nxiti reagimin e kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili e konsideroi krahasimin të papërshtatshëm dhe të rëndë, duke theksuar se kjo nuk i bën nder as Kuvendit dhe as vetë deputetit.

Pjesë nga debati:

Erald KapriPër çështjen e eshtrave dhe të mos gjeturve është një skandal. Nuk e besoni ndoshta, por Serbia ka lejuar ICMP-në që është edhe në Shqipëri, të gjejë shqiptarët e Kosovës të vrarë në territorin e saj, dhe janë gjetur. Në Shqipëri nuk mundësohet akoma. Kam pyetur Prokurorin e përgjithshëm që ka dhënë garancinë se sa herë të gjendet një eshtër, prokurorët të gjendet aty.

Kjo është shumë e rëndësishme, sepse në momentin që gjendet një eshtër, prokurori duhet të hapi hetim dhe të shoh nëse është torturuar, kush e  vrau, të hapi hetim penal. Sot nuk kemi dënuar asnjë person për krimet e komunizmit. Vendi me diktaturën më të egër, nuk ka një të dënuar për krimet, 6 mijë të vrarë. Gati 30 mijë njerëz në burgje, mbi 60 mijë të tjerë në internime, megjithëse shifra të sakta nuk kemi.

E ka detyrim ky Parlament përtej të majtës, të djathtës, sepse të dyja kanë përgjegjësi për këtë dështim mbi këtë çështje, por nuk mund ta zbarisim më shumë kompensimin për të përndjekurit politikë… Me thënë të drejtën, dua të shoh që maxhoranca të bëj ndonjë lëvizje sepse ndonjëherë më duket absurde sesi kjo maxhornacë kujton se ka nisur historinë e vetë në 1941. Ka figura të së majtës që edhe një kontribut të jashtëzakonshëm por nuk i nderon kush sepse ata i ka vrarë dhe i ka nxjerrë jashtë loje Enver Hoxha.

Kemi dështuar me të kaluarën e komunizmit dhe ky është një turp më të mëdha të shoqërisë sonë, politikës sonë, nuk u dhamë drejtësi atyre familjeve, nuk u dhamë ato pak para që ata meritonin, por edhe sot në nuk e kemi të qartë se çfarë duhet të bëjmë për të mbyllur këtë plagë të madhe. Nuk e kemi të qartë, flasim në ajër, por nuk e dimë çfarë të bëjmë për të zgjidhur plagët e komunizmit.

Taulant Balla: Krahasimi që sapo bëri deputeti se nuk qenkemi as tek Serbia në gjetjen e trupave të atyre që janë pushkatuar në Shqipëri pavarësisht mendimit që duhet të bëjmë gjithçka për t’i gjetur, e konsideroj si të pavend dhe i kërkoj deputetit të kërkojë ndjesë për krahasim që nuk i bën nder një deputeti të Shqipërisë.

Janë 1636 trupa shqiptarësh të Kosovës që ende nuk gjenden në Serbi, janë shqiptarë të cilët u burgosën në burgjet e Serbisë dhe sot nuk i gjendet trupit. Të vijë një anëtarë i Kuvendit të na bëjë moral e të na thotë që “ne nuk jemi si Serbia”, ku 1636 shqiptarë që u burgosën nuk i gjendet trupi, kjo është jo e rëndë, por nëse nuk distancoheni menjëherë, nuk e di se si mund të rrimë bashkë në një sallë.

Unë pranoj gjithçka, por askënd të më krahasoj Shqipërinë me Serbinë në këtë kontekst. Kemi përgjegjësi të gjithë, të bëjmë gjithçka. Si mund të marrësh fjalën të thuash “as sa Serbia nuk kemi bërë në”. Gjej mo një vend tjetër, mos më krahaso mua Shqipërinë me Serbinë, kur Serbia ka hesape të pambyllura me shqiptarët. Kjo nuk është gafë, është e rëndë.

Erald KapriUnë mendoj që çfarë zoti Balla tha në këtë sallë është e turpshme se nuk më dëgjoi çfarë thashë. Ka një institucion të Kombeve të Bashkuara ICMP-ja i cili është i specializuar për gjetjen e eshtrave. Në Shqipëri e kemi ratifikuar konventën dhe në Serbi është ratifikuar konventa. Dhe në Serbi është lejuar zoti kryetar që të bëjë kërkime për shqiptarët e Kosovës dhe është lejuar dhe ka gjetur pavarësisht se ka mijëra ende të pagjetur.

Ndërkohë që në Shqipëri nuk po ndodh kjo akoma, edhe del dhe bën moral zoti Balla. Pse s’bën moral për Gjergj Velon? Tërhiqjani titullin e nderit Gjergj Velos këtë thuaj. Informacioni që kam është i saktë dhe e them me përgjegjësi dhe kjo është e vërtetë. Ndërkohë që OKB-ja gjen eshtrat e shqiptarëve të Kosovës në territorin e Serbisë, institucioni i OKB-së ka ardhur në Shqipëri dhe ende nuk po i gjen dot shqiptarët e vrarë nga Komunizmi.

Kjo është e vërteta zoti Balla, lëri këto lojërat Serbia, Kosova e të tjera me radhë, por gjeni eshtrat e shqiptarëve edhe mos na thoni përralla këtu. Kjo është e vërteta.

erald kapri taulant balla debat ne kuvend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj