LIVE UPDATES
Politike

Deklaratat e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato! Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI: Demokracia tkurret kur urrejtja normalizohet në fjalorin politik...

Përmes një deklarate për mediat, aleanca u shpreh se ky është një sulm ndaj vlerave europiane të dinjitetit, barazisë dhe respektit njerëzor.

6 Nëntor 2025, 19:47 Nga E.d
Deklaratat e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato! Aleanca Kundër
Foto ilustruse

TIRANË- Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI ka reaguar ndaj gjuhës së përdorur nga Kreu i PD-së Sali Berisha dhe Lindita Pano, ndaj amabsadorit të BE në Shqipëri, Silvio Gonzato. Përmes një deklarate për mediat, aleanca u shpreh se ky është një sulm ndaj vlerave europiane të dinjitetit, barazisë dhe respektit njerëzor.

Sipas Aleancës Kundër Diskriminimit LGBTI, këto deklarata janë shembuj të pastër të stigmatizimit dhe instrumentalizimit politik të homofobisë, e cila sipas tyre është në funksion të përçarjes shoqërore. Ndërsa në lidhje me deklaratën e Lindita Panos, e cila tha se ambasadori Silvio Gonzato promovon një axhendën personale, aleanca e LGBTI deklaroi se të konsiderosh aktin e një personi, i cili ndan hapur identitetin e tij si “axhendë personale” është shprehje e një mentaliteti autoritar dhe armiqësor ndaj lirisë individuale.

Në fund, ata thanë se sulme të tilla rrezikojnë ta kthejnë vendin në një terren të lirisë së kufizuar, ku urrejtja lejohet të zëvendësojë argumentin dhe frika të zëvendësojë respektin njerëzor. 

Deklarata e Aleancës Kundër Diskriminimit LGBTI

Aleanca Kundër Diskriminimit LGBTI dënon me forcë gjuhën fyese, denigruese dhe thellësisht homofobike të përdorur nga z. Sali Berisha dhe znj. Lindita Pano ndaj Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Këto deklarata nuk janë thjesht sulme ndaj një diplomati të nderuar, por sulme ndaj vetë vlerave europiane të dinjitetit, barazisë dhe respektit njerëzor, mbi të cilat është ndërtuar rruga e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në intervistën me gazetarët dhe në seancën plenare të Parlamentit, Z. Sali Berisha u shpreh:

“Zotëri ne respektojmë orientimin seksual të të gjithëve. Përpjekjet tuaja për t’i imponuar standarde të përkatësisë së shumëfishtë gjinore, përveç asaj binare. Edhe në statusin tënd ti je binar. Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e veta mbrapa siç ka shpjeguar jetën e tij personale. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoj të nderuarit Ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE-së e kërkojnë një gjë të tillë. Edhe ai që ka mbrojtur ligjin, edhe ai ka pasur historinë e tij familjare, ka bërë ndryshimin. Ne respektojmë orientimin seksual të gjithsecilit, por ne nuk përmbysim shoqërinë kurrë për këtë.” Ndërsa, në një intervistë të fundit në podcasting e Akil Panos ‘’Fjala’’, Znj. Lindita Pano deklaroi:

“Ne kishim ambasadorin e Bashkimit Europian që bëri coming out më 19 maj dhe akoma nuk e besoj dot që një ambasador në Shqipëri promovon axhendën personale... të dalësh në shtetin ku je me mision dhe të thuash që unë po bëj coming out është shumë denigruese. Kur ti e bën personale dhe nxjerr shtratin tënd personal në publik përpara një kombi, një populli, që ti e di që tradita e tij nuk e mban këtë si axhendë atëherë është imperializëm kulturor, është imponim.”

Këto deklarata janë shembuj të pastër të stigmatizimit dhe instrumentalizimit politik të homofobisë në funksion të frikësimit dhe përçarjes shoqërore. Ato nuk kanë të bëjnë me debatin për ligje apo politika, por me sulmin personal ndaj një diplomati që guxoi të jetë i hapur dhe i sinqertë për identitetin e tij, përtej profesionalizmit, në përputhje me parimet e transparencës dhe integritetit që promovon Bashkimi Europian. Të konsiderosh aktin e një personi që ndan hapur identitetin e tij si “axhendë personale” apo “imperializëm kulturor” është shprehje e një mentaliteti autoritar dhe armiqësor ndaj lirisë individuale. Një Ambasador që deklaron hapur orientimin e tij seksual nuk po imponon asgjë, përkundrazi, ai po dërgon një mesazh për dinjitet, respekt dhe përfshirje, duke dëshmuar se Bashkimi Europian pjesë e së cilit duam të bëhemi, është një bashkësi që nuk njeh frikë nga liria dhe respekti i dinjitetit njerëzor të kujtdo, qoftë qytetar i thjeshtë apo Ambasador. Sulme të tilla e vendosin Shqipërinë në një dritë të errët në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe rrezikojnë ta kthejnë vendin tonë në terren të lirisë së kufizuar, ku urrejtja lejohet të zëvendësojë argumentin, dhe frika të zëvendësojë respektin njerëzor. Aleanca LGBTI qëndron në solidaritet të plotë me Ambasadorin Silvio Gonzato. Ne, që prej vitesh luftojmë për barazi, dinjitet dhe njohje ligjore, e dimë mirë se kur urrejtja fillon të normalizohet në fjalorin politik dhe publik, demokracia fillon të tkurret./Dosja.al

lgbti lindita pano sali berisha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë