Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ai ka thënë se nuk do të marr pjesë nëse do të ngrihen Komisionet Hetimore Parlamentare në Shëndetësi, sepse ai nuk e konsideron fitore dhe, sipas Shehut, nuk është asgjë të ngresh komisione hetimore.
TIRANA- Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka këmbëngulur sërish në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike që të ngrenë si shqetësim çështjen e arrestit në shtëpi të ish-kryeministrit, Sali Berishën. Ai ka thënë se nuk do të marr pjesë nëse do të ngrihen Komisionet Hetimore Parlamentare në Shëndetësi, sepse ai nuk e konsideron fitore dhe, sipas Shehut, nuk është asgjë të ngresh komisione hetimore. Në bisedën e siguruar nga gazetari Osman Stafa, Shehu është përfshirë në debate me deputetin tjetër opozitar, Bledion Nallbati.
Nallbati ka thënë se është i mendimit që ta përshkallëzojnë edhe më shumë çështjen, por të jetë Shehu i pari në betejë. Nallbati shtoi se në këto 6 muaj, Shehu nuk ka bërë asgjë në protestën e tyre në Parlament.
Pjesë nga biseda:
Tritan Shehu: Duhet të ngremë çështjen e Sali Berishës, pasi lideri i opozitës është i burgosur. Dhe po ua them, unë nuk do të marr pjesë nëse do të ngrihen Komisionet Hetimore Parlamentare në Shëndetësi, sepse unë nuk e konsideroj fitore dhe nuk është asgjë të ngresh komisione hetimore. Natyrisht duhet të përqendrohemi tek reforma zgjedhore. Por as ligjet nuk kanë rëndësi, më shumë sesa kauza e liderit të opozitës që është i burgosur dhe kjo është e paprecedentë. Të vazhdojmë aksionin tonë në parlament pavarësisht se për çfarë po negociojmë, derisa të lirohet lideri ynë Sali Berisha…
Nallbati: Po doktor, unë jam shumë dakord për çfarë the, madje jam i mendimit që ta përshkallëzojmë edhe më shumë, por të jesh ti i pari në betejë dhe unë pas teje. Po në këto 6 muaj nuk ke bërë asgjë në protestën tonë në Parlament dhe thua ta vazhdojmë. Dil ti i pari, bëj një gjë dhe të ndjekim ne nga pas.
Tritan Shehu: Me mua mos u merr se ti nuk je niveli im. S’të jap llogari ty unë.
Baçi: Po lëre, secili ka mendimin e vet. Gjithësecili të thotë të vetën.
Shehu: Pusho edhe ti!
Nallbati: Mos u merr me mua!
Shehu: Mos u merr ti me mua.
Flamur Noka shoqëron Nallbatin për të dalë jashtë mbledhjes dhe ul gjakrat mes palëve. Pas mbylljes së mbledhjes, Flamur Noka kërkon që dy deputetët të sqarohen, dhe i kërkon Nallbatit që ta shoqërojë për të sqaruar momentin me Tritan Shehun.
Kur vihen përballë, Tritan Shehu i drejtohet me tonë të larta dhe akuzuese deputetit demokrat: Maskara, ti nuk je niveli im. (vazhdon me sharje të ndryshme). Ndërsa përgjigje pati edhe nga Nallbati, i cili mësohet t’i jetë kundërpërgjigjur me fjalët “bandit”. Ndërsa Flamur Noka ka tentuar vazhdimisht të qetësojë dy deputetët. Tritan Shehu i është kthyer edhe Nokës, duke i thënë: Po t’i pse nuk mbajte krahun tim?
foto ilustruese TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian ka reaguar pas marrëveshjes së arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë...
ambasada amerikane TIRANË- Ambasada amerikane ka reaguar lidhur me marrëveshjen e arritur mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialist...
Agron Gjekmarkaj TIRANA- Nënkryetari demokrat i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj tha sot në Konferencën e Kryetarëve se bashkëjetesa n&e...
genc gjokutaj TIRANË- Genc Gjokutaj, avokati i kryedemokratit, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për vendimin e dhënë herët k...
sali berisha dhe jamarber malltezi TIRANË- Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e kryedemokratit Sali Berisha dhe dhë...
Igli Hasani dhe Peter Szijjarto HUNGARIA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në Budapest, ësht&...
TIRANË- Me bujë të madhe nisi lajmi për negociatat mes grupit socialist dhe opozitës për të normalizuar jetën parlamen...
Elisa Spiropali TIRANA- Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, njëkohësisht dhe ministre e Shtetit për Parlamentin, i ësht&...
Elisa Spiropali TIRANA- Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, njëkohësisht dhe ministre e Shtetit për Parlamentin tha sot se komisionet h...
Foto ilustruese TIRANË- Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka dhënë qëndrimin e tij në mb...