11 Dhjetor 2025, 16:28
Nga E. D
Erion Braçe
TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe duke folur për projektligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik Privat”, e cilësoi nismën si një garanci të rëndësishme për përmirësimin e kuadrit ligjor në këtë fushë. Nga foltorja, Braçe theksoi se askush nuk mund të pretendojë se BE kërkon mosmiratimin e këtij ligji.
Gjatë fjalës së tij, socialisti theksoi se projektiligji forcon garën e hapur dhe transparencën në dhënien e kontratave, por ngriti edhe disa vërejtje mbi fushën e gjerë të zbatimit të koncesioneve dhe PPP-ve. Braçe tha ndër të tjera se këto instrumente nuk duhet të përdoren në sektorë që lidhen me rendin dhe sigurinë publike, duke kujtuar si shembull rikthimin e prodhimit të pasaportave dhe ID-ve nën kontroll shtetëror.
"Garanci e rëndësishëm në përmbushjen e kuadrit legjislativi në këtë fushë. Nuk besoj se del dikush që të thotë BE kërkon që ky ligj të mos miratohet. Vazhdimisht kemi ngritur shqetësimin edhe këtu, e kontratave koncesioneve me vlerë 1 euro apo transferimin e pasurive publike me vlerë 1 euro. Më vjen mirë që edhe kjo pikë nuk gjendjet mirë në koncesionet. Nuk do ketë instrument të dhënies kontrata koncesionare me vlerë 1 euro. Elementi tjetër i mirë ka të bëjmë me garën e hapur për kontrata koncesionare për të shkuar te këto kontrata.
Transparenca është vlerë e shtuar në këtë fushë. Kam vërejte, e para fushë e gjerë për operimin me këto instrumente. Ligji duhet të kishte sjellë në vëmendje që me këto dy instrumente nuk operohet në fusha për rendin dhe sigurinë publike. Kemi bërë hap përpara që për prodhimin e pasaportave apo ID, e kemi në domen shtetëror dhe jo në kompani private. Së dyti gara e hapur si element kyç për definimin me kontratat koncesioneve duhet të shtrihet edhe në kontratat e PPP.
Kemi patur përvoja shumë të hidhura lidhur me transferimin e kontratave. Aeroporti i Rinasit devijoi në një konsorcium kinez. Transferimi i kontratave ka sjellë që nuk marrin maksimumin e mundshëm të përfitimeve. Edhe në shëndetësi kemi një përqendrim shumë të madh në një dy pronarë por nuk kemi marrë ndonjë përfitim që të lë pa mend. Dy definicione, vlera për paratë, risku operativ.
Mendoj se transparenca nuk është e plotë, qoftë para dhënies së kontratave koncesionare qoftë pas. Nuk kemi kontroll sinjifikativ të zbatimit të këtyre kontratave. Detyrim për pronarit përfitues të identifikueshëm. Shpesh shfaqen të fshehur dhe vijnë nga vende offshore," deklaroi Erion Braçe./Dosja.al
erion braçe
Politike
11 Dhjetor 2025, 16:24
E. D
Agron Gjekmarkaj
TIRANË- Demokrati, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalë së tij në Kuvend kritikoi buxhetin e vitit 2026. Nga foltorj...
Politike
11 Dhjetor 2025, 15:55
E. D
Rovena Voda
TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e fajësisë për ish-zv ministren ...
Politike
11 Dhjetor 2025, 15:49
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Kur Bashkimi Evropian (BE) vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në verën e vitit 2023, si pasojë e te...
Politike
11 Dhjetor 2025, 15:10
E. D
Silvio Gonzato
TIRANË- Ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato, duke folur për mediat pasi Klodian Braho u zgjodh Kreu i r...
Politike
11 Dhjetor 2025, 14:58
M.L
Belinda Balluku
TIRANA- Është përcaktuar gjyqtarja e Apelit të Posaçëm që do të shqyrtojë ankimin e Belinda ...
Politike
11 Dhjetor 2025, 14:17
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se vetëm protestat janë rruga p&eu...
Politike
11 Dhjetor 2025, 14:15
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama ka lëshuar të gjitha ten...
Politike
11 Dhjetor 2025, 14:06
E.d
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar ditën e sotme se projekti TID po shkatërron identitetin 3000-...
Politike
11 Dhjetor 2025, 14:04
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Edi Rama është në ditë...
Politike
11 Dhjetor 2025, 13:55
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Endri Shabani i mori firmat kur mbësh...