LIVE UPDATES
Politike

Zhupa: Projekti TID po shkatërron identitetin 3000-vjeçar të Durrësit

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa u shpreh se projekti i fshehur nën emrin për përmirësimin e turizmit të Durrësit dhe në fakt është një projekt për shkatërrimin e trashëgimisë së Durrësit.

11 Dhjetor 2025, 14:06 Nga E.d
Zhupa: Projekti TID po shkatërron identitetin 3000-vjeçar të
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka deklaruar ditën e sotme se projekti TID po shkatërron identitetin 3000-vjeçar të Durrësit. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Zhupa u shpreh se projekti i fshehur nën emrin për përmirësimin e turizmit të Durrësit dhe në fakt është një projekt për shkatërrimin e trashëgimisë së Durrësit.

Ajo tha se sipas këtij plani do të shkatërrohen shumë banesa të qytetarëve të Durrësit. Deputetja opozitare tha se nuk mund të zhvillohet turizmi i një qyteti, duke i shkatërruar identitetin. Ajo tha se planin e një qyteti nuk mund ta bëjë një organizatë që ka interesa private, por ligji ia jep bashkisë ta bëjë vetë. 

"Zoti kryetar, kam kërkuar këtë interpelancë në lidhje me projektin TID për Durrësin. Që në fakt është projekti i fshehur nën emrin për përmirësimin e turizmit të Durrësit dhe në fakt është një projekt për shkatërrimin e trashëgimisë së Durrësit. Konkretisht, po të shkoni në Durrës dhe të bëni një shëtitje tek Vollga, do të shikoni disa foto të Durrësit të vjetër. Me ato foto tregohet si ka qenë Durrësi, vendbanimet e Durrësit. E në fakt, ju doni që ato që tregohen në atë foto të shkatërrohen. Qyteti siç ka qenë 3000-vjeçar, të shkatërrohet. Banesat e qytetarëve, të cilët nuk janë prekur dhe janë banesa historike që kanë edhe tabela jashtë tyre, si mure historike, të shkatërrohen. Për shembull, banesa e Isuf Mehmetit ka përpara derës së tij mur i periudhës otomane i vitit 1502.

Kjo të shkatërrohet, ndërkohë që të ndërtohet një pallat ngjitur me të pa kaluar 50 metra. Arsyeja pse e thirra interpelancën është që ministri të na shpjegojë pse është kjo sjellje pushtuesish në Durrës? Pushtuesit kur shkonin në një qytet digjnin banesat, shkatërronin vendbanimet, sepse vendbanimet janë pjesë e trashëgimisë kulturore. Pse keni zgjedhur të jeni pushtues? Çfarë njohje keni bërë me zonën dhe si e keni bërë projektin? Dhe si keni zgjedhur kush do të ishin kriteret për banesat që duheshin prishur? E vetmja njohje me zonën ka qenë kjo: Elva Margariti me maskë, Sandër Çarrapuli dhe Martin Mata, në një shëtitje në Durrës ku thoshin, kjo do të prishet, kjo le të rrijë, kësaj t'i rri kati i lartë, kësaj t'i prishet kati poshtë. Dhe më pas u prodhua në një plan, që është plani më i turpshëm ndonjëherë i bërë për një qytet. Ky është plani i pushtuesve të Durrësit.

Ky është plani që të gjitha këto pikat e kuqe që ju shikoni këtu janë banesa që do t'i shkatërrohen qytetarëve të Durrësit. Ministri sot do të duhet të sqarojë qytetarët e Durrësit, pse pranë pikave të kuqe ka pika të bardha? Cilat janë kriteret që amfiteatri është këtu dhe prishen shtëpitë këtu te Tejani Kubuzeni? Cilat janë kriteret që dy banesa me të njëjtin mur, gjysma e banesës prishet dhe gjysma tjetër nuk prishet? Cilat janë kriteret që keni përdorur për të bërë këtë masakër të qytetit të Durrësit? Ky është përçudnim i trashëgimisë, përçudnim i identitetit të Durrësit. Durrësi është Durrësi dhe me vendbanimet që ka Durrësi.

Na e shpjegoi zoti ministër, a janë bërë konsulta me banorët siç e kërkon ligji? A janë informuar banorët para se t'i shkonte letra e shpronësimit? Të na tregojë ministri sot këtu se si mund të zhvillohet turizmi i një qyteti duke i shkatërruar identitetin dhe duke e bërë planin jo bashkia, me një plan të detajuar vendor dhe me një plan të përgjithshëm vendor, por duke e bërë ADF-ja, planin e një qyteti. Planin e një qyteti nuk mund ta bëjë një organizatë që ka interesa private, por ligji ia jep bashkisë ta bëjë. Pse nuk e bën dhe pse nuk e ka bërë? Dhe pse nuk bazohet në një plan të përgjithshëm vendor dhe një plan të detajuar vendor ky plan i shkatërrimit të Durrësit?," tha Zhupa./Dosja.al

ina zhupa kuvend durrës

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale