11 Dhjetor 2025, 13:29
Nga E.d
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi ka deklaruar ditën e sotme se deputetët e opozitës janë tërhequr, nga të gjitha firmat e dhëna në mbështetjen e kandidaturave. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se mazhoranca përfaqëson axhendën e George Sorosit.
Nga Kuvend, Blushi tha se opozita po sqaron se nuk mbështet asnjë kandidat nga ata, të cilët mazhoranca ka kaluar sot për miratim në seancë. Deputeti tha se është momenti për të folur për shqiptarët dhe jo për shëmtirat politike dhe njerëzore që mazhoranca don t'i paraqes para avokatit të popullit. Në fund, Blushi deklaroi se po votohet avokati i djallit, sepse axhenda Soros është axhenda e djallit.
"Është e drejta juaj të vazhdoni në këtë axhendë, por meqë jemi tek aspekti procedural, dua t'ju kujtoj se kandidat për avokat të popullit nuk të bën shprehja e vullnetit të kandidatit, por të bën firma e deputetit. Deputetët janë tërhequr, deputetët e opozitës, nga të gjitha firmat e dhëna në mbështetjen e kandidaturave. Ju doni të avanconi me një kandidat që në vlerësimin tim është një shëmti politike. Shumë mirë që doni të vazhdoni me këtë kandidat, sepse po u tregoni të gjithë shqiptarëve se jeni të vendosur për të vazhduar thellimin e axhendës së George Sorosit në Shqipëri. Keni gjetur kandidatin e duhur.
Një shëmti politike që ju përfaqëson sot më së miri. Megjithatë, unë mendoj se këto dy orë të djegura për një debat shterpë, pra, ju jeni të vendosur për të kapur të gjitha pushtetet për të shkatërruar shtetin, por të paktën duhet të diskutonim për buxhetin e vitit të ardhshëm, sepse kjo çështje besoj, është çështje vullneti politik, kjo e avokatit të popullit. Nuk është çështje procedurale. Doni ta kapni dhe këtë pushtet? Kapeni.
Keni zgjedhur shëmtirën më të denjë që ju përfaqëson ju dhe axhendën tuaj, axhendën e George Sorosit. Këtë u thoni shqiptarëve sot. Ta gëzoni kandidatin në qoftë se doni të vazhdoni me këtë axhendë, por mos u përpiqni t'i justifikoni me pretendimin se këtë kandidat e ka zgjedhur opozita. Opozita qartësisht po sqaron se nuk mbështet asnjë kandidat nga këta të cilët ju, në mënyrë antikushtetuese, sepse rregullorja buron nga Kushtetuta, i keni kaluar sot për miratim në seancë. Është në turpin tuaj të vijoni axhendën e ligjit me 77 vota, anti-familje, po zgjidhni dhe njeriun e duhur që përfaqëson axhendën tuaj. Vazhdoni, jeni në rrugën e duhur të shkatërrimit të shtetit.
Megjithatë, dua, dua t'ju kujtoj që është momenti për të folur për shqiptarët dhe jo për shëmtirat politike dhe njerëzore që doni t'i paraqisni para avokatit të popullit. Ju sot nuk po miratoni avokatin e popullit, po miratoni avokatin e djallit, sepse axhenda Soros është axhenda e djallit, po miratoni avokatin anti-familje, avokatin që do miratojë të gjithë shkeljet e lirive dhe të drejtave të njeriut. Faleminderit," tha Blushi./Dosja.al
tedi blushi kuvend opozita
Politike
11 Dhjetor 2025, 13:17
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla është përplasur me Kreun e Partisë ...
Politike
11 Dhjetor 2025, 13:14
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme është ndërprerë sërish. Këtë herë shkak për nd&...
Politike
11 Dhjetor 2025, 13:04
E.d
Ulsi Manja
TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja, i ka thënë opozitës se e ka kthyer postin e Avokatin e Popullit n...
Politike
11 Dhjetor 2025, 13:00
I.A
Ulsi Manja
TIRANË- Kreu i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka ironizuar deklaratat e deputetëve të PD-së ditën e sotme mbi zg...
Politike
11 Dhjetor 2025, 12:52
M.L
Foto nga Kuvendi
TIRANA- Mazhoranca ka rrëzuar kërkesën e opozitës për të hequr nga rendi i ditës votimin për ...
Politike
11 Dhjetor 2025, 12:24
I.A
Redi Muçi
TIRANË- Deputeti i Lëvizjes Bashkë Redi Muçi ka ironizuar debatin e sotshëm në Kuvend në lidhje me zg...
Politike
11 Dhjetor 2025, 12:08
Esmeralda Topi
Petrit Malaj
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë shpreh shqetësime serioze mbi efektet e “Paqes Fiskale”. N&...
Politike
11 Dhjetor 2025, 12:02
I.A
Gent Strazimiri
TIRANË- Deputeti demokrat Gent Strazimiri kritikoi procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, duke e konsideruar atë...
Politike
11 Dhjetor 2025, 11:46
I.A
Luçiano Boçi
TIRANË- Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka deklaruar se termi “konsensus” nënkupton një ...
Politike
11 Dhjetor 2025, 11:24
D.S
Kandidatja Musabelliu
TIRANË- Në prezantimin e saj si kandidate për drejtimin e SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu vuri theksin tek n...