"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Murrizi publikon fotot: Nuk ka më turp se të bësh opozitë selektive dhe nuk ka më poshtërsi për çdo opozitar kur denoncon me porosi
Ai shkruan këto deputetë dhe ish-deputetë që kanë votuar pro zgjedhjes së asaj trupe vettingu dalin nëpër media dhe japin opinione për "vetingun selektiv".
16 Mars 2024, 19:25Nga r.ll
myslim murrizi
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi ka ironizuar disa nga deputetët e opozitës, të cilët sipas tij po bëjnë opozitë selektive. Ai shkruan se shumica e votave gjatë votimit të trupës së vettingut më 17 qershor 2017 ishin votat e Partisë Demokratike.
Ai shkruan këto deputetë dhe ish-deputetë që kanë votuar pro zgjedhjes së asaj trupe vettingu dalin nëpër media dhe japin opinione për "vetingun selektiv". Në postimin e tij në Facebook ka nxjerrë edhe emrat e këtyre opozitarëve që kanë dhënë votën e tyre për caktimin e trupës së vettingut.
POSTIMI I PLOTË:
Më 17 qershor 2017, një muaj fiks pas pazarit Basha-Rama të 17 majit dhe 8 dite para zgjedhjeve të 25 qershorit 2017, të gjithë bashkë votuan një tufë individësh të piste si trupë vetinguesish për të kaluar në veting 800 gjyqtarë e prokurorë që kishte Shqipëria.
Me 100 vota PRO, 2 vota KUNDER dhe 5 vota ABSTENIM u votuan 27 vetinguesit së bashku si pasojë e pazarit të ndyrë mes palëve dhe dakordësisë së plotë mes deputetëve që ishin anëtarë të këtij komisioni.
Nga 100 vota PRO, 31 ishin të PD, 12 të LSI, 7 të PR dhe 4 të PDIU, pra ne total 54 vota PRO ishin të opozitës dhe 46 vota pro kanë qenë të PS.
Pra pa votat e këtyre që bëjnë sot gam gam për vetingun si proçes selektiv dhe politik, kjo trupe prej 27 vetinguesish lëtyrë nuk do ishte miratuar.
Dhe kur shoh që shkruajnë apo japin opinione për vetingun selektiv deputetë apo ish-deputetë që kanë qenë në atë komision plehrë dhe që kanë rënë dakord për të votuar plehrat për vetingues, më vjen pështirë.
Prej 34 vitesh ka pasur pazare të pista, por kur na flisni për parime dhe “fitore” pastaj na kap barku dhe shkojmë me vrap në hale.
Po ju publikoj të gjithë emrat e deputetëve që kanë votuar PRO kësaj tufe, por me të kuqe kam nënvizuar 54 deputetët e opozitës që t’i shihni kush janë e që sa herë t’i dëgjoni duke lehur për vetingun duhet tu thoni boll dhe qepeni halen se jeni të pështire dhe “opozitarë” leshi që pasi votoni ngaqë ju urdhërojnë, dërdellisni nëpër ekrane apo media si parimore të dhjerë.
Nuk ka më turp për çdo opozitë kur bën opozite selektive dhe nuk ka me poshtërsi për çdo opozitar kur sulmon, denoncon, publikon, deklaron apo poston me pagesë si denoncim raste të veçanta apo me porosi të atyre që të paguajnë ose të kanë në listë pagese familjarët.
Mund të mashtrosh veten apo debila që të ngjajnë, por nuk mund të na hedhesh hi syve të gjithëve, aq më shume ne qe ju njohim mire se çfarë jeni, çfarë bëni, ku paguheni dhe kush ju paguan.